“Neni 7 është rezultat i dialogut në këto dy vite. Pa nenin 7 do të përfundonim vetëm me nenin 10. Kërkesa jonë ka qenë tek zbatimi i plotë i marrëveshjes. Në këtë drejtim, më 21 tetor kemi pritur 5 emisarët me një plan për ecjen përpara që përfshinte edhe një plan për një draft-statut për zbatimin e nenit 7”. Kjo është deklarata e kryeministrit Albin Kurti, dhënë në Kuvendin e Kosovës më 3 nëntor 2023, gjatë raportimit të tij për takimin e 21 tetorit me 5 emisarët që vinin nga ShBA-ja, Gjermania Franca, Italia dhe BE-ja, të cilët ia dorëzuan në zyrën e tij një draft-statut për themelimin e Zajednicës ...
Komentet te Si e zbuloi rastësisht Albin Kurti se rezultat i dialogut të tij është Neni 7 për Vetëmenaxhimin e serbëve dhe zyrtarizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe? Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Komuna e Prishtinës, u ka bërë thirrje për qytetarë që të kenë kujdes për shakë të motit të keq. Në njoftim thuhet që të kenë kujdes gjatë qarkullimit nëpër parqe dhe parkimin të veturave afër pemëve pasi ekziston rreziku i rënies së degëve. “Të dashur qytetarë, për shkak të erërave të forta dhe kushteve atmosferike, ju ftojmë të bëni kujdes gjatë qarkullimit nëpër parqe dhe parkimin të veturave afër pemëve pasi që ekziston rreziku i rënies së degëve”, thuhet në njoftim./Demokracia ...
Komentet te Komuna e Prishtinës apelon qytetarët: Kujdes nga erërat e forta dhe kushtet atmosferike Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka publikuar pamjet e shkëmbimit me armë zjarri që kanë pasur disa pjesëtarë të policisë së Kosovës me disa hajna të cilët kishin tentuar të vjedhin një bankomat të cilin e kishin shpërthyer me mjet plasës. “Patrulla e policisë me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kanë filluar të shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim trupor, ndërsa në shkëmbim të armëve të zjarrit i janë përgjigjur edhe zyrtarët policor dhe të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë ...
Komentet te Policia publikon videon e përleshjes me armë zjarri me hajnat në pompë të derivateveW Janë të Mbyllura
Deputeti i GUXO, Haxhi Avdyli, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për Zajednicën dhe për dialogun. Abdyli duke numëruar, sipas tij, sukseset e kësaj qeverie në raport me largimin e krimit nga Veriu, për aksionin e Banjskës dhe kontrollin e territorit të Kosovës 100% nga Kosova, në disa momente ka pasur shtjerrje të zërit meqë gjatë gjithë kohës ka folur me të madhe. Sipas tij villa e sekuestruar e Radojçiqit është momumenti më dëshmues për shtrirjen e sovranitetit./Demokracia ...
Komentet te Haxhi Avdylit i ikën zëri duke e mbrojtur Zajednicën Janë të Mbyllura
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka replikuar ndaj fjalës së Kurtit për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Abdixhiku ka thënë se Kurti e ka pranuar Asociacionin sipas vitit 2013 në premabulë të Marrëveshjes dhe se po i gënjen deputetët e VV-së. Abdixhiku ka thënë se di çfarë flet dhe se dokumenti do të dalë. Ai tutje ka thënë se Kurti po shkel mbi trupat e atyre që kanë vdekur për kauzën kundër Asociacionit dhe e ka pyetur se si mundet Kurti që të fle. “Sot po shkel mbi trupat e vdekur të njerëzve për këtë kauzë, si flen ky njeri. Po të kisha pas kësi parime kurrë ...
Komentet te Abdixhiku: Kurti po rrenë, po shkel mbi trupat e atyre që vdiqën për kauzë, si fle ky njeri Janë të Mbyllura
Kurti s’është i sigurt se statuti i Asociacionit që e ka pranuar e respekton frymën e Kushtetutës së Kosovës – “germën e Kushtetutës po”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, se draft statuti i Asociacionit që e ka pranuar është i shkruar me kujdes për germën e Kushtetutës së Kosovës, por nuk është aq i sigurt që edhe për frymën e saj. “Leximi ynë është që draft propozimi për zbatimin e nenit 7 në lidhje me nenin 10 është shkruar me kujdes për germën e kushtetutës, më shumë se sa për frymën”, deklaroi në Kuvendin e Kosovës pasi është thirrur për sqarime shtesë ...
Komentet te Republika e rrezikuar | Kurti e pranon publikisht se Zajednica që ka pranuar është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës së Kosovës Janë të Mbyllura
Krasniqi – Kurtit: Vuan prej kompleksit të madhështisë, ke qejf me qenë në lozhën e Thaçit e Rugovës
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka thënë Kurtit se që prej kur e njeh, vuan nga kompleksi i madhështisë. Krasniqi i ka thënë kryeministrit se e di që ka qejf të jetë në mesin e liderëve më të rëndësishëm të vendit, në lozhën e Thaçit e Rugovës,. Por Krasniqi thotë se derisa historia e mban mend Rugovën si njeriun që i ka dhënë drejtim euro-atlantik shqiptarëve e Kosovës dhe Thaçin si shpallës të pavarësisë, atëherë Kurti duhet të mendohet se si do ta mbaj në mend historia, duke ia përmendu pranimin e Asociacionit. “Kompleksin e madhështisë prej të cilit ke vujt prej që të njohë, ata s’mund ta heq ...
Komentet te Krasniqi – Kurtit: Vuan prej kompleksit të madhështisë, ke qejf me qenë në lozhën e Thaçit e Rugovës Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës ka thënë se do të flasë për draft-propozimin e BE-së dhe SHBA-së për Asociacionin, por pa u lëshuar shumë në detaje meqë ashtu janë pajtuar me aleatët dhe sponsorët e propozimit. Kurti ka thënë se në vlerësimin e tij, ai draft s’është “Zajednicë” dhe sipas tij e ndërpret trashëgiminë e mosnjohjes të Republikës së Kosovës. Gjithashtu kreu i Qeverisë ka thënë se sipas draftit, serbët do të jetojnë në Kosovë në përputhje me aspiratat multi-etnike të Kushtetutës dhe pas synime dëmtuese ndaj shtetit. Por, ai nuk ka garantuar qytetarët e Kosovës se Zajdenica që ka pranuar është në përouthje ...
Komentet te Skandal | Albin Kurti nuk garanton qytetarët e Kosovës se Zajednica që ka pranuar është në përputhje me Kushtetutën Janë të Mbyllura
PSD gjatë ditës së sotme ka mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Republikes së Kosovës. Derisa deputeti i VV-së, Armend Muja po vinte me djalin e tij në Kuvend, aktivistët e kësaj partie e kanë “dekoruar” me “medaljen” “Regjimi i Zajdenicës”, siç kanë thënë ata si shenjë falënderimi për punën e bërë në themelimin e Asociacionit. “Sot është seanca e Zajdenicës, fillimisht edhe deputet janë të Zajdenicës. Po ua japim nga një medalje për punën që e kanë bërë për themelimin e kësaj Zajdnicës”, kanë thënë PSD./Demokracia ...
Komentet te Muja me djalin në Kuvend, aktivistët e PSD-së e “dekorojnë” me medaljen “Regjimi i Zajednicës” Janë të Mbyllura
Analisti Shenoll Muharremi ka paralajmëruar se seanca e sotme e Kuvendit të do të jetë e “nxehtë”. Ai ka bërë me dije se kjo mund të jetë seanca më e fortë e këtij viti. Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se tashmë janë mbrehur shpatat dhe fushëbeteja është gati. “A jeni bë gati për seancën e Kuvendit të Kosovës sot? Në 11h fillon dhe Kryeministri ka me raportu për Asociacionin. Kjo mundet me qenë seanca me e fortë këtë vit. Gjithashtu, nëse nuk e merrni politikën shumë seriozisht, mundet me qenë edhe argëtuese. Tashmë janë mbreh shpatat dhe fushëbeteja është gati. Pop-corn mos e harroni”, ka shkruar ...
Komentet te Analisti paralajmëron seancë të nxehtë në Kuvend: Shpatat janë mprehur dhe fushëbeteja është gati Janë të Mbyllura