Dhomat e Specializuara në Hagë më 5 nëntor 2020 bënë publike aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Veprat e pretenduara ndaj tyre kanë të bëjnë “me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes”, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999. Të pandehurit, thuhet tutje në aktakuzë “si eprorë, janë përgjegjës për krimet e kryera nga vartësit e tyre. Ata dinin ose dinin arsyet se krimet ...
Komentet te Tri vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Shkruan: Ramiz Lladrovci Kuvendi i Kosovës, ndonjëherë di të jetë fushëbetejë e qëndrimeve dhe deklarimeve, të cilat, qytetarët do të ishte më mirë të mos i dëgjonin, sepse, bien ndesh me historinë dhe të kaluarën tonë, në të cilën ka mjaft dëshmitarë të gjallë. Askush nuk duhet ta harrojë se e para është sakrifica për çlirim dhe kontributi ynë në themel të pavarësisë. Ne dëshmuam se jemi të gatshëm të vdesim për çlirim dhe aleatët na besuan. Na besuan sepse, në terren, mes tjerash i panë nënat tona e familjarët si i varrosnin heronjtë tanë, në rrugën e pakthyeshme për çlirim. Aleatët e vërejtën se lufta jonë ishte e drejtë ...
Komentet te Ramiz Lladrovci: Republika e Kosovës nuk është dhuratë Janë të Mbyllura
Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shfaq i lumtur deri sa me zyrtarë të tjerë të Qeverisë ishin ngujuar në një vagon treni me rastin e ceremonisë së përurimit të tuneleve 6 dhe 7 dhe rihapjen e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë. Por, gëzimi i Kurtit nuk ishte një gëzim për ndonjë projekt të nisur nga Qeveria e tij. Në fakt, linja hekurudhore Fushë Kosovë – Han i Elezit është një projekt i qeverive të kaluara, i nisur atëherë kur Kurti ishte ende në opozitë, shkruan Demokracia.com. Tashmë është e ditur se kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij nuk po arrijnë të nisin asnjë projekt ...
Komentet te S’ka projekte, Kurti shfaqet i gëzuar për hekurudhën që e nisën qeveritë e kaluara Janë të Mbyllura
Emri i gazetarit kosovar në pension, Fahri Musliu, ka disa ditë që zë vend në mediat në Serbi e Kosovë për shkak të ngjajshmërisë që ka me presidentin serb, Aleksander Vucic. Vetë Musliu ka mohuar kategorikisht pretendimet se mund të jetë babai i presidentit serb dhe ka sqaruar se me nënën e Vuçiq kanë pasur vetëm shoqëri. GJithë raportimet kanë nxitur edhe presidentin e Serbisë, ALeksander Vucic, që të dalë në një adresim bashkë me babain e tij, Angjelkon, si kundërpërgjigje për gjithë pretendimet e hedhura në media. Ndërsa sot ka bërë një reagim në profilin e tij edhe gazetari veteran, Fahri Musliu, duke thënë se njerëzit që merren me ...
Komentet te Raportimet e shumta për të dhe Vuçiqin, Fahri Musliu bën një reagim Janë të Mbyllura
Ky veprim i tij ka ardhur pas shumë reagimeve lidhur me një shkrim që ka bërë sot e ku i ka kërkuar me tallje presidentit serb, Aleksander Vuçiq që bashkë me gazetarin Fahri Musliu t’i bëjnë analizat e ADN-së dhe poligrafin, shkruan Express. Ky reagim me ironi i Velës ndaj presidentit serb ka ardhur pasi dje Aleksander Vuçiq ka publikuar një video bashkë me babain e tij, Angjelko Vuçiq, si kundërpërgjigje për raportimet dhe spekulimet se Fahri Musliu është babai i tij. “Aco, është e kotë pa poligraf dhe analiza të ADN-së. Ti dhe Fahriu bashkë”, kishte shkruar sot Vela. Llogaria e tij është e paqasshme aktualisht. Llogaria e çaktivizuar ...
Komentet te Pas postimit skandaloz, shefit të kabinetes së presidentes i ndodh e papritura Janë të Mbyllura
Gazetarja Kimete Berisha ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për sulmet që po ia bën Ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili që 3 vite gjend në burg në Hagë. Ajo ka thënë se një gjë e tillë është joetike. Sipas saj, kritikat e Kurtit për Thaçin lidhur me marrëveshjen për mosdërgimin e FSK-së në veri nuk janë serioze. “Është joetike: që kryeministri vazhdimisht e sulmon Hashim Thaçin në burg, dhe e shpall fajtor (pa e gjykuar)…për mungesën e ushtrisë inekzistente të Kosovës në Veri. Çka do të çosh në Veri? Cilën ushtri? Tankset? Helikopterët? Çka? S’ke çka çon! Hashim Thaçi nuk ia ka kthyer fjalën NATO-s dhe Amerikës, ashtu siç ke vepruar ...
Komentet te Sulmet e Kurtit ndaj Thaçit, Kimete Berisha: Kjo tregon se Kurti vetëm Thaçin e merr seriozisht Janë të Mbyllura
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, nuk ka pranuar të përfshihet gjatë në debatin që po zhvillohej në Kuvendin e Kosovës më 3 nëntor 2023, me rastin e raportimit të kryeministrit Albin Kurti për takimin e 21 tetorit 2023, me 5 emisarët nga ShBA-ja, BE-ja, Gjermania, Franca dhe Italia. Në seancën e së premtes, për 9 orë deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë diskutuar lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Opozita ka qenë mjaft e zëshme që kryeministri Kurti ka pranuar të themelojë Zajednicën apo Asociacionin e Komunave e Shumicë Serbe, një projekt që ai e ka kundërshtuar dhunshëm përgjatë një dekade të opozitarimit të tij, shkruan Demokracia.com. Edhe ...
Komentet te Ja çfarë deklaroi deputeti Avni Dehari për Zajednicën e pranuar nga Albin Kurti Janë të Mbyllura
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është paraqitur për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Prokurori i çështjes, Matthew Halling, gjatë seancës së sotme ka treguar se çka është gjetur gjatë kontrollit në banesën e Kilajt. “Gjatë kontrollit të banesës të z.Kilaj që u bë me 2 nëntor të vitit 2023 ZPS-ja evidentojë dhe gjeti materiale që lidhen me dëshmitarët dhe janë materiale konfidenciale, këto matëriale lidhen drejtpërdrejtë me proceset gjyqësore të DHSK-së dhe ishte informacion konfidencial të cilin z.Kilaj ligjërisht nuk duhej ta mbante dhe s’kishte asnjë autorizmin për të pasur një informacion të tillë”, u shpreh ai. Halling tha se ...
Komentet te Kilaj paraqitet në Hagë, në mungesë të aktakuzës avokati kërkon lirimin e tij Janë të Mbyllura
Vajza e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Gresë Krasniqi, ka bërë një shkrim prekës për babain e saj, që po mbahet në paraburgim në Hagë, qe tri vjet. Ai ishte arrestuar më 4 nëntor të vitit 2020, raporton Express. Krasniqi ka shkruar se këto tri vite kanë kaluar “sikur në ferr”, derisa ka thënë se nuk e ka besuar se “parajsa ime do të ishte një dhomë e vogël dhe e zymt e fshehur pas 12 dyersh të hekurta”. Në këtë “dhomë”, ka thënë se i festuan ditëlindjet, sukseset, fejesën, martesën dhe se si në po atë dhomë e mori lajmin se do të bëhej gjysh. “Aty kemi qarë e kemi qeshur, na ...
Komentet te Tri vjet nga arrestimi i Jakup Krasniqit, vajza e tij bën një shkrim prekës: Kaluan sikur në ferr Janë të Mbyllura
Njohja de facto e Kosovës nuk paraqet ndonjë gjë të re dhe as shenjë se Beogradi zyrtar do të braktis qëndrimin se “Kosova është pjesë integrale e Serbisë”. Kështu të paktën shkruan mediumi opozitar serb, Demostat, i cili duke u thirrur në burime brenda qarqeve diplomatike thekson se Marrëveshja e Brukselit, e nënshkruar në prill të vitit 2013, përfaqësonte njohjen e realitetit të ri në Kosovë, meqë Serbia, ndër të tjera, ishte pajtuar që komunat me shumicë serbe në Veri të integrohen në sistemin gjyqësor të Kosovës. “Për përkujtim, kjo është bërë me dy garanci: Të gjitha çështjet gjyqësore janë sipas ligjit të Kosovës, por serbët e Kosovës duhet të jenë shumica e ...
Komentet te Demostat: Njohja de facto e Kosovës s’paraqet asgjë të re për Serbinë, është sa për ta arsyetuar Asociacionin Janë të Mbyllura