Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se transparenca po mungon por është e domosdoshme lidhur me draft-statutin e Asociacionit. Në një postim në Facebook, Gashi ka thënë se është e rëndësishme që të kenë qasje në dokumentet e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Transparenca duhet të jetë një nga parimet kryesore për të siguruar që këto procese të jenë të ligjshme dhe të besueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar mes tjerash Gashi. Postimi i plotë: Transparenca po mungon. Transparenca është e domosdoshme. Është e rëndësishme që të kemi qasje në dokumentet e asociacionit të komunave më shumicë serbe në Kosovë. Transparenca duhet ...
Komentet te Drafti i Asociacionit, Gashi: Po mungon transparenca, është e rëndësishme që të kemi qasje në këtë dokument Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Javë më parë, Kuvendi Kosovës ka miratuar Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në bazë gjinore. Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, sot është emëruar Koordinatore Kombëtare për të zbatuar direktivat që dalin nga ky ligj, shkruan Demokracia.com. Vendimin e ka marrë sot kryeministri Albin Kurti. Në vendim që e ka siguruar Demokracia.com shkruan se detyrat dhe përgjegjësitë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore janë të përcaktuara me Ligjin Nr. 08 /L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në bazë gjinore, si dhe legjislacionin tjetër në fuqi. ...
Komentet te DOKUMENT | Albulena Haxhiu bëhet koordinatore, Kurti ia beson një pozitë tjetër të rëndësishme Janë të Mbyllura
Po raportohet se është marrë nga Gjykata Speciale, Sadik Halitaj. Njoftimi është dhënë nga OVL-UÇK-Nëndega Mushtisht. Ata kanë uruar që ai të lirohet shpejtë. Njoftimi i plotë: MARRJET PËR NË HAGË VAZHDOJNË! Sot më 07 Nëntor 2023 e moren Komandantin e ZOP Sadik Halitjaha! Kjo marrje nuk ishte sikur të tjerat, nuk ishte nga Prokuroria Speciale, por nga Gjykata! Urojm të ja dal për se mbari Komandanti që kurr në jet nuk njohu deshtim! Si në Luft ashtu në paq përher gardian i Atdheut! I urojm shendet vullnet dhe Suksese në këto perballëje të pa drejta e të pa barabarta! Urojm dhe Shpresojm të dalësh sfidues dhe me nder! Njoftojn ...
Komentet te Raportohet se është marrë nga Specialja eprori i UÇK-së, Sadik Halitaj Janë të Mbyllura
Se prokurimi publik është një ndër vrimat më të zeza të institucioneve publike e pasqyron edhe ky rast që ka të bëjë më ushtrinë e shtetit. Të mbathurat për ushtarët e Kosovës po varen nga loja që është duke e bërë prokurimi i Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan Demokracia.com. Ushtarëve të FSK-së kanë nisur t’u shqyhen çizmet. Sikurse policia e Kosovës, shumë prej tyre po i dërgojnë të këpucëtarët. Që mbi një vit, prokurimi ministrisë po mundohet të realizojë një tender për blerjen e tyre, por nuk po mundet. Ka rreth katër muaj që tenderi është bllokuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, ngase Bordi i këtij institucioni nuk po mblidhet të ...
Komentet te Vazhdojnë dështimet | Çizmet e ushtarëve të shtetit bllokohen në OSHP Janë të Mbyllura
Emisari evropian, Miroslav Lajçak ka reaguar pas takimeve që pati sot në Kosovë, duke përfshirë edhe ato me krerët opozitarë. Lajçak përmes një shkrimi në Tëitter nuk ka dhënë edhe shumë detaje rreth këtyre takimeve, por tha se u diskutua për dialogun dhe rrugën përpara. “Pata një ditë produktive në Kosovë sot me shkëmbime të mira në zhvillimet e fundit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe për rrugën përpara.Mirënjohës për të gjithë bashkëbiseduesit e mi në rolin aktiv të tyre dhe përkrahjen.” – ka thënë ai. Ndërkohë, tashmë liderët e partive opozitare janë deklaruar rreth takimit. Ata kanë njoftuar se është biseduar për Asociacionin dhe se është thënë që ...
Komentet te Lajçak flet pas takimeve në Kosovë, nuk tregon shumë detaje Janë të Mbyllura
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur pas takimit me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Krasniqi ka deklaruar se Lajçak i informoi që drafti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. “Patëm një takim me emisarin Lajçak, ishte takim informues lidhur me rrjedhën e procesit të dialogut. Emisari shprehu qëndrimin e shteteve të BE-së, që drafti i Asociacionit që i është propozuar Qeverisë është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk shkon përtej vijave të kuqe”, tha Krasniqi. I pari i PDK-së shtoi se nuk patën mundësi që ta shohin dhe ta konsultojnë tekstin integral të draftit për Asociacionin, shkruan Telegrafi. “Takimet tona do të vazhdojnë, por ...
Komentet te Krasniqi pas takimit me Lajçakun: Na u tha që drafti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën, por “dreqi fshihet në detaje” Janë të Mbyllura
Ka përfunduar një takim i madh i emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me të gjithë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë. Takimi është zhvilluar në zyrat e Brukselit në Prishtinë, përderisa është folur në detaje sesi të ecet përpara në dialogon Kosovë-Serbi dhe integrimet evropiane, njofton Klankosova.tv. Ky takim erdhi në kohën kur BE-ja e ka në plan publikimin e Raportit të Progresit. Lajçak me të përfunduar takimin me ambasadorët, e ka nisur atë me krerët e partive opozitare në Kosovë. 10:19 – Lajçaku nis takimet me opozitën I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka nisur ...
Komentet te Lajçak mblodhi ambasadorët e vendeve të BE-së në Prishtinë, para takimit me opozitarët Janë të Mbyllura
“Përparim i kufizuar” – Raporti i KE-së për Kosovën me kritika për luftën ndaj krimit e korrupsionit
Komisioni Evropian (KE) i ka qortuar Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE) në raportet e tij të progresit për të dy vendet, të cilat pritet të publikohen të mërkurën. Ky raport, siç raportohet, ka parë një përparim të “kufizuar” të Kosovës. REL e ka parë një draft të raportit 150-faqesh, në të cilin vlerësohet përmbushja apo jo e kritereve nga ana e Kosovës, si dhe e rekomandimeve që ka dhënë KE-ja në raportet e mëhershme, transmeton KP. Në këtë raport, thuhet së Kosova ka pasur përparim të kufizuar sa i përket luftës kundër korrupsionit, funksionimit të gjyqësorit, luftën kundër ...
Komentet te “Përparim i kufizuar” – Raporti i KE-së për Kosovën me kritika për luftën ndaj krimit e korrupsionit Janë të Mbyllura
Komisioni Evropian (KE) i ka qortuar Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE) në raportet e tij të progresit për të dy vendet, të cilat pritet të publikohen të mërkurën. Radio Evropa e Lirë e ka parë një draft të raportit 150-faqesh, në të cilin vlerësohet përmbushja apo jo e kritereve nga ana e Kosovës, si dhe e rekomandimeve që ka dhënë KE-ja në raportet e mëhershme. Kosova ka bërë “përparime të kufizuara” në përmbushjen e standardeve të nevojshme për t’iu bashkuar BE-së. Ky është vlerësimi më i shpeshtë në Raportin të cilin KE-ja pritet ta miratojë pas takimit të ...
Komentet te Raporti i Progresit i qorton Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve Janë të Mbyllura
Dafina Zeqiri ka lumturuar fansat me lajmin për martesë. Ka qenë vetë këngëtarja që ka njoftuar se viti 2024 do ta gjejë drejt altarit. Dafina ka dërguar një mesazh në kanalin e saj në Instagram ku bisedon me fansat me të cilët ndan momente, video e mendime. “Është zyrtare… Do të martohem në 2024”, shkruan Dafina. Këngëtarja ka ndarë edhe një video në InstaStory me një mikeshë teksa ngrenë dolli me një pije ku shkruan “Gëzuar për nuset e reja 2024”. Dafina është në një lidhje prej disa kohësh me Kreshnik Gjergjin dhe duket se tashmë propozimi ka ndodhur. Presim vetëm të shohim unazën./Demokracia ...
Komentet te Dafina Zeqiri e thotë me gojën e saj: Do të martohem! Janë të Mbyllura