Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ndërtimet në Prishtinë në 2023 | Mbi 7 milionë euro u siguruan prej lejeve ndërtimore për mbi 600 mijë metra katëror sipërfaqe

Lajme
Prishtina edhe më tej mbetet vendi më fitimprurës i të bërit biznes me ndërtimin e banesave. Por, bazuar në sipërfaqen e m2 të ndërtuar në këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar, shihet se ka një trend të rënies në ndërtimin e rrokaqiejve në kryeqytet, shkruan Demokracia.com. Kryetari Përparim Rama është arkitekt me profesion. Kur ai e mori drejtimin e kryeqytetit para rreth dy viteve është menduar se ndërtimi në kryeqytet do të marrë një rrjedhë tjetër dhe që s’do të ketë më godina shumëkatëshe pa oborre të ndërtuara buzë asfaltit, që do të ketë më shumë hapësira të gjelbëra dhe hapësira relaksuese. Kjo nuk ka ndodhur. Ndërtimi është duke ...
Komentet te Ndërtimet në Prishtinë në 2023 | Mbi 7 milionë euro u siguruan prej lejeve ndërtimore për mbi 600 mijë metra katëror sipërfaqe Janë të Mbyllura

Çitaku për buxhetin: Gjysma e parave për projektet e reja janë ndarë për komunat ku sundon VV-ja

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se shumica e investimeve kapitale për buxhetin e planifikuar të qeverisë janë për projekte të moçme të qeverive paraprake. Ndërsa, sipas Çitakut, gjysma e parave për projektet e reja janë ndarë për “ato pak komuna ku sundon Vetëvendosja”. “Sipas raporteve kredibile, janë mu këto pak komuna ku transparenca dhe ekzekutimi i projekteve kapitale është më e ulëta. Pra paratë e taksapaguesve po ndahen në baza partizane”, tha Çitaku. Tutje, ajo tha se këto janë fakte, numra e raporte, ndërsa çdo gjë tjetër, sipas saj, është propagandë, për të cilën tha se është e vetmja fushë ku qeveria po shkëlqen./Demokracia ...
Komentet te Çitaku për buxhetin: Gjysma e parave për projektet e reja janë ndarë për komunat ku sundon VV-ja Janë të Mbyllura

Kompania e vëllait të deputetit të VV-së kapet me kontrabandë

Lajme
Një automjet i postës private, Postman Sh.P.K., është ndaluar të hënën dhe brenda tij janë gjetur mallra në vlerë 18 mijë euro, të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut. Postman Sh.P.K. është postë private në pronësi të Albin Rrahmani, vëllait të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, raporton Paparaci. Policia e Kosovës tha sot se një shofer i postës private, me inicialet R.T., është arrestuar pasi është ndaluar dhe i janë gjetur mallrat e kontrabanduara në automjet. “Me datën 13.11.2023 Njësia e Task Forcës – Lindje gjatë zbatimit të detyrave sipas autorizimeve policore për parandalimin, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar kryes të veprave penale, ka ndaluar një automjet të ...
Komentet te Kompania e vëllait të deputetit të VV-së kapet me kontrabandë Janë të Mbyllura

DOKUMENT | Vetëvendosje me disa xhirollogari bankare të kundërligjshme, auditori gjen shkelje te raporti financiar i saj

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e audituara vjetore financiare të partive politike (2021) dhe raportet e audituara të deklarimit financiar të subjekteve politike të fushatës së zgjedhjeve parlamentare dhe lokale (2021). Auditori ka gjetur se Lëvizja Vetëvendosje e ka shkelur rëndë Ligjin për Financimin e Partive Politike, pasi që bazuar në ligj u lejohet subjekteve politike të kenë vetëm një llogari bankare, ndërsa nga auditimi ka rezultuar se kjo parti ka disa llogari, shkruan Demokracia.com. Neni 13 i ligjit, pika 2, thotë se subjekti politik e hap një llogari bankare të veçantë, në njërën nga bankat komerciale të regjistruara në Republikën e Kosovës. “Subjekti politik ka më shumë ...
Komentet te DOKUMENT | Vetëvendosje me disa xhirollogari bankare të kundërligjshme, auditori gjen shkelje te raporti financiar i saj Janë të Mbyllura

Minatorët u gënjyen: U arrit marrëveshje për ndërprerjen e grevës, por asnjë nga kushtet s’është plotësuar ende

Lajme
Për 10-të ditë radhazi, minatorët e Trepçës protestuan me shpresën që kërkesat e tyre do të realizohen. Të njëjtit e ndërprenë grevën pasi atyre iu premtua se do t’u përmirësohen kushtet, do të shkarkohet kryeshefi i Trepçës, Enis Abdurrahmani dhe pagat t’u dalin me kohë. Mirëpo, kanë kaluar 11 ditë nga ndërprerja e grevës dhe asnjëra nga kërkesat nuk është realizuar e as nuk kanë nisur procedurat. Madje për muajin tetor pagat e minatorëve akoma nuk janë dhënë të plota. Kryetari i Sindikatës së Trepçës, Ibrahim Januzi, në një bisedë për Albanian Post thotë se edhe sindikata vazhdon të jetë e suspenduar po ashtu. Derisa marrëveshja për ndërprerjen e grevës me premtimin ...
Komentet te Minatorët u gënjyen: U arrit marrëveshje për ndërprerjen e grevës, por asnjë nga kushtet s’është plotësuar ende Janë të Mbyllura

Policia në pritje të takimit me kryeministrit Kurti, ende nuk dihet dita e takimit

Lajme
Policia e Kosovës është në pritje të takimit me kryeministrin Albin Kurti, i cili është paralajmëruar për këtë javë. Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka treguar se ende nuk dihet dita e takimit. Ai ka bërë me dije se kërkesat nuk janë vetëm për njësitë elitare të policisë, por për terë policinë. “Kryeministri sipas informatave që kam unë e ka caktuar për këtë javë, por nuk e ka caktuar ditën. Sa i përket kërkesave jo vetëm për njësinë elitare, kërkesat janë edhe për pjesën tjetër të Policisë më kushtet aktuale të gjithë pjesëtaret e Policisë të Kosovës janë të pakënaqur prandaj kërkesat tona janë për të ...
Komentet te Policia në pritje të takimit me kryeministrit Kurti, ende nuk dihet dita e takimit Janë të Mbyllura

Çfarë bën Qendra Humanitare Serbo-Ruse, të cilën Kosova e akuzon për përfshirje në sulmin në Banjskë

Lajme
Bashkimi Evropian pyeti edhe një herë Serbinë se çfarë bën Qendra Humanitare Serbo-Ruse në Nish. Ajo ka dhjetë vjet që është hapur në jug të Serbisë dhe është bërë çështje mosmarrëveshjesh mes Rusisë dhe Perëndimit. Moska e përshkruan si qendrën “më të rëndësishme në Ballkan” për t’iu përgjigjur situatave emergjente dhe fatkeqësive natyrore, por vendet perëndimore dyshojnë se është një përpjekje për të krijuar një bazë ushtarake. Komisioni Evropian kërkoi shpjegim nga Beogradi përmes raportit të ri vjetor – dokumentit më të rëndësishëm që vlerëson përparimin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE – që u publikua javën e kaluar. “Serbia duhet ta informojë BE-në për aktivitetet e Qendrës në ...
Komentet te Çfarë bën Qendra Humanitare Serbo-Ruse, të cilën Kosova e akuzon për përfshirje në sulmin në Banjskë Janë të Mbyllura

Serwer për “të mirat” dhe “të këqijat” e draft-statutit: Një dispozitë parasheh kompetenca ekzekutive

Lajme
Specialisti në fushën për menaxhimin e konfliktit dhe një nga vëzhguesit e dinamikës politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka komentuar përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, i cili ka qarkulluar ditët e fundit në media nën pretendimet për autenticitetin e dokumentit të prezantuar nga Bashkimi Evropian (BE). Në një botim autorial, profesori amerikan ka hedhur vështrimin e tij mbi “të mirat” dhe “të këqijat” rreth draft-statutit “modern dhe evropian” të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke theksuar se ana pozitive është fakti se ky mekanizëm për serbët e Kosovës do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke përfshirë çdo ndryshim të statutit. ...
Komentet te Serwer për “të mirat” dhe “të këqijat” e draft-statutit: Një dispozitë parasheh kompetenca ekzekutive Janë të Mbyllura

Ministri Peci “kampion”: Pse duhet të shqetësohemi prej mungesës së investimeve kapitale nga ministrat e Kurtit?

Lajme
Investimet kapitale e rrisin ekonominë e Kosovës. Na bëjnë më të pasur – ose na i rrisin mundësitë që të bëhemi më të pasur – të gjithë neve. Por, Qeveria e Kosovës po tregohet ekstremisht dorështrënguar. Që jo dorështrënguar atëherë e padijshme. Çka duhet të dini për këtë tregim investimesh? Në nëntë muajt e parë, shifrat janë vërtet të frikshme. Unë për vete kam frikë. Shifra tepër tepër të vogla. A e keni parë Faton Pecin, ministrin e Bujqësisë nëpër ara? Eh, ministri Peci dhe ministria që ai drejton – Ministria e Bujqësisë – janë kampionë të mungesës së investimeve kapitale. Zero është përqindja e Faton Pecit. ZERO pikë diçka. ...
Komentet te Ministri Peci “kampion”: Pse duhet të shqetësohemi prej mungesës së investimeve kapitale nga ministrat e Kurtit? Janë të Mbyllura

E tmerrshme: Ky është 26-vjeçari që dyshohet se e dhunoi 44-vjeçaren nën kërcënimin e thikës dhe i dehur, arrestohet

Lajme
Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Ajo çka e bën edhe më tronditëse, është se në shumë raste viktima janë edhe të miturat të cilat keqpërdoren seksualisht nga të rriturit, e më pas edhe shantazhohen, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë dyshohet të ketë ndodhur së fundmi, ku një grua 44-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshohet se është dhunuar nën kërcënimin e thikës. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Sulltan Gashi, i cili dyshohet se ka kryer aktin e tmerrshëm derisa ishte në gjendje të ...
Komentet te E tmerrshme: Ky është 26-vjeçari që dyshohet se e dhunoi 44-vjeçaren nën kërcënimin e thikës dhe i dehur, arrestohet Janë të Mbyllura