Në Qeverinë e Kosovës është miratuar sot kalimi i shtesave për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Ata që triumfuan në përballje me Serbinë, nuk po e gëzojnë mbështetjen e Albin Kurtit. Kurti pavarësisht protestave, vendosi ashtu si deshi vet, shkruan Demokracia.com. Kryeministri Albin Kurti tha sot se për kategorizimin dhe vlerën e shtesave janë dakorduar dje edhe me zëvendësdrejtorin e Policisë dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese.. “Shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të propozohen për miratim sot. Dje kishim një takim me zv.drejtorin e PK-së, me pjesëtarë të Njësisë Speciale intervenuese. Diskutuam gjatë rreth kërkesave të tyre dhe arsyeshmërisë sonë për kategoriazimin dhe ...
Komentet te Triumfuan në përballje me Serbinë, por nuk mbështeten nga Qeveria | Përfundimisht, Albin Kurti refuzon kërkesat e Njësive Speciale të Policisë Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Po vazhdon të jetë temë edhe më tej Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës tashmë e ka pranuar një draft të prezantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për të cilin, shefi i Qeverisë, Albin Kurti po deklaron se është më i mirë se sa në vitet 2013 e 2015. Por këtu, sipas opozitës, ka një dredhi – çka deklaruan ata? Kryeministri i Kosovës po e konsideron si të pranueshëm draftin e ri të Asociacionit. Madje, nesër në Bruksel pritet që pikërisht për këtë çështje të diskutojnë kryenegociatorët Besnik Bislimi e Petar Petkoviq. Së fundi, është publikuar edhe një dokument tjetër për të cilin raportohet ...
Komentet te Opozita i reagon Kurtit për “dredhinë” e Asociacionit: Në 2013 e 2015 s’ka pasur drafte Janë të Mbyllura
Tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentes Vjosa Osmani, për të mosdekretuar Blerim Isufajn në postin e Kryeprokurorit të Shtetit, të propozuar nga Këshilli Prokurorial. Kur kanë mbetur edhe dy ditë afat që deputetët e Kuvendit të Kosovës të kontestojnë këtë vendim të të parës së shtetit në kushtetuese, PDK-ja së bashku me AAK-në kanë mbledhur 25 nënshkrime nga 30 sosh sa janë të nevojshme, mirëpo atyre ende nuk iu janë bashkuar kolegët e tyre opozitar nga LDK-ja. Në PDK dhe AAK thonë se kanë përgatitur dosjen për dërgim në Kushtetuese të Osmanit, e cila ...
Komentet te Mosdekretimi i Isufajt, opozita e paunifikuar për dërgimin e Osmanit në Kushtetuese Janë të Mbyllura
Fuqi punëtore duket se do ta braktisë Kosovën gjatë vitit 2024. Madje shifrat e prezantuara janë goxha shqiptuese, pasi thuhet se rreth 33% e punëtorëve do të emigrojnë në vende të ndryshme të botës. Ikja nga vendi parashihet të menjëherë pas liberalizimit të vizave, më 1 janar. Rreth një mijë biznese të anketuara nga Instituti Riinvest në Kosovë, kanë raportuar se 17.59 për qind e punonjësve të tyre i kanë njoftuar se do të emigrojnë gjatë vitit të ardhshëm. Kështu ka bërë me dije drejtori ekzekutiv i këtij instituti, Alban Hashani, i cili u shpreh se Kosova prinë në krahasim me vendet e rajonit sa i përket emigrimit. Ai ka ...
Komentet te Shifra shqetësuese për Kosovën, mbi 30% e punëtorëve do të emigrojnë gjatë vitit 2024 Janë të Mbyllura
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe përfaqësuesit e Njësive Elitare të Policisë së Kosovës, kanë arritur te objekti i Qeverisë së Kosovës, ku do të takohen me kryeministrin Albin Kurti. Siç raportojnë mediat, deri më tani kanë ardhur 3 vetura me rreth dhjetë policë. Në këtë takim pritet që të flitet për kërkesat që kanë zyrtarët e njësive speciale për shtesat e rrezikshmërisë. Ndryshe, pakënaqësitë lidhur me shtesat e rrezikshmërisë i kanë nxjerrë në rrugë, para dy javësh, pjesëtarët e Njësive më Elitare të Policisë së Kosovës, Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME). Të veshur në uniforma, por pa armë, ...
Komentet te Pakënaqësitë e heronjve të Banjskës | Nis takimi i Kurtit me policët elitarë Janë të Mbyllura
Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka shënuar të mërkurën “Ditën e informimit për komunitetet”. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë, kryeministri Albin Kurti, i cili tha se Akademia e Sigurisë Publike sjellë dije në punën e secilit për sigurinë e qytetarëve. Sipas tij, profesionalizimi i kësaj Akademie është i rëndësishëm për mbrojtjen e kufijve. Ai më pas ka numëruar punët e Policisë, duke thënë se janë organizuar mbi 1 mijë operacione policore, janë shkatërruar mbi 100 grupe kriminale dhe janë arrestuar mbi 3 mijë e 800 persona. “Më vjen mirë që jam sot këtu në Vushtrri e cila luan një rol të rëndësishëm që qytetarët e Kosovës të ndihen të sigurt. ...
Komentet te Nuk po ua plotëson kërkesat, Kurti lavdëron policinë me fjalë Janë të Mbyllura
Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, tha se ata që po e udhëheqin tani qeverinë, dikur nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër qeverive të kaluara kur ato detyroheshin të bënin pagesat për energjinë në veri. Sipas ish-kryeministrit tani qeveritarët e sotëm paguajnë shumëfish më shumë dhe nuk i shihet fundi si do të mbyllet kjo çështje. “Nga raportimi i KOSTT-it sot në Komisionin për Buxhet, 113 milionë euro janë paguara për energjinë në veri për vitet 2021 dhe 2022. Këto mjete janë paguar nga buxheti i shtetit dhe nga dividenta e KOSTT-it për Qeverinë. Sivjet, deri në shtator, borxhi është rreth 25 milionë. Anomalia qëndron edhe në faktin se në ...
Komentet te Hoti: Qeveritarët e sotëm dikur kritikonin qeveritë për rrymën në veri, vetë paguajnë shumëfish më tepër Janë të Mbyllura
Ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në tha se marrëveshja e vitit 2013 si dhe dokumenti i vitit 2015, nuk kanë qenë drafte të statutit. Sipas tij, Kurti po bën krahasime të pabaza dhe të pakrahasueshme, dhe thjesht po manipulon me opinionin. “Marrëveshja e vitit 2013 si dhe dokumenti i vitit 2015 nuk kanë qenë drafte të statutit. Prandaj z. Kurti po bënë krahasime të pabaza, të pakrahasueshme. Thjesht po manipulon me opinionin”, tha Mustafa për Gazeta Blic. Mustafa thotë se Kurti e ka problemin me autonominë serbe, ku tani po e instalon. Ai thotë se marrëveshja e vitit 2013 dhe dokumenti i vitit 2015, nuk parashohin autonomi për serbet. ...
Komentet te Mustafa: Në 2013 dhe 2015 s’ka pasur drafte, Kurti po bën krahasime të pabaza – ai e ka problemin me autonominë serbe Janë të Mbyllura
Më shumë se 63 milionë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2022 për mbulimin e energjisë së shpenzuar në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, ka bërë të ditur kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. Ndërsa në total për vitet 2021-22, shuma e paguar për veriun janë 113 milionë euro. I pyetur nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, lidhur me këto pagesa, Mehmeti tha se shuma totale është 63.1 milionë euro. “Një ndër sfidat kryesore që është jashtë kontrollit të KOSTT-it e që është mbulimi i humbjeve të konsumit ...
Komentet te Rryma në veri, Qeveria pagoi 113 milionë euro për dy vite Janë të Mbyllura
Asnjëherë nuk arrihet të lidhet një kontratë pa telashe nga Policia e Kosovës, e cila ka të bëjë me shujtat e tyre ditore. Pas përpjekjeve disamujore, prokurimi i këtij institucioni ka nënshkruar dje një kontratë milionëshe me kompaninë “Beni Dona”, e cila është përfituese e rregullt e kontratave për ushqim, shkruan Demokracia.com. Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), sa herë që pranon ndonjë ankesë për tender nga ndonjë kompani e angazhon ekspertin e vet shqyrtues për të shoshitur të gjitha provat e palëve dhe më pas nxjerr vendimin e vet. Pasi e pranon raportin e ekspertit, mblidhet paneli dhe e shqyrton atë, ku rendom e miraton ekspertizën e ekspertit të vet. ...
Komentet te DOKUMENTE | Policia i çon disa miliona te “Beni Dona” për ushqim, paneli dhe eksperti i OSHP-së japin mendime të kundërta për tenderin që ishte bllokuar Janë të Mbyllura