Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Linda Halimi: Ledri më ka shkruar në ‘Snapchat’ për bashkëpunim, është ngacmim me të shkru në ‘Snapchat’ -Video

ShowBiz
Linda Halimi u përfol shumë si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë për deklaratat e saj drejt Azemit dhe Bleros. Ajo tha se Azemi është dashuruar në të ndërsa Blero ka tentuar të futet në dhomën e saj të hotelit 12 vite më parë. Gjatë bisedës me disa nga banorët ajo ka treguar edhe emra të tjerë të estradës shqiptare që sipas saj e kanë ngacmuar. “Ledri Vula më ka shkruar në Snapchat për një bashkëpunim, por meqë më ka shkruar në Snapchat është ngacmim”, ka thënë Linda. Kjo deklaratë e Linda Halimit ka nxitur shumë reagime nga banorët e sidomos nga Buci i cili e kundërshtoi atë. Ledri Vula së ...
Komentet te Linda Halimi: Ledri më ka shkruar në ‘Snapchat’ për bashkëpunim, është ngacmim me të shkru në ‘Snapchat’ -Video Janë të Mbyllura

Përfundon takimi Bislimi-Petkoviq, mbi dy orë bisedime për draftin e “Zajednicës”

Lajme
Takimi në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfunduar. Besnik Bislimi i Kosovës dhe Petar Petkoviq me ndërmjetësimin e të dërguarit evropian, Miroslav Lajçak kanë zhvilluar takim mbi dy orësh. Euronews.rs raporton se nga burime të saj ka kuptuar që tema kryesore ka qenë draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Paralelisht, takime të ndara kanë zhvilluar ekspertët e të dyja vendeve ku është diskutuar për personat e zhdukur dhe energjinë./Demokracia ...
Komentet te Përfundon takimi Bislimi-Petkoviq, mbi dy orë bisedime për draftin e “Zajednicës” Janë të Mbyllura

Trendafilova e Speciales viziton Kosovën në fund të muajit

Lajme
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë në fund të këtij muaji. Ajo pritet ta mbajë një takim me organizatat e shoqërisë civile të cilët do t’i informojë për zhvillimet dhe punën e Gjykatës Speciale dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre. Trendafilova do ta mbajë edhe një konferencë për media. /Demokracia ...
Komentet te Trendafilova e Speciales viziton Kosovën në fund të muajit Janë të Mbyllura

Flet njeriu që familja nuk i jeton në Kosovë | Kurti: Nuk do të zbrazet Kosova pas 1 janarit

Lajme
Kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ku po shqyrtohet projekt-buxheti foli edhe për kritikat e opozitës për largimin e popullatës nga Kosova. Kurti tha se ka emigrim, por s’ka zbrazje të Kosovës dhe se pas 1 janarit gjendja s’mund të ndryshojë sepse ata që hynë në shtetet e BE-së duhet të kthehen. “Unë s’mendoj që po zbrazet Kosova, ka emigrim, por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. E dini që ata që do të shkojnë tani pa nevojë për vizë në zonën Schengen duhet të kthehen. Ata nuk shkojnë sikur në të 90-tat për azil politik e ...
Komentet te Flet njeriu që familja nuk i jeton në Kosovë | Kurti: Nuk do të zbrazet Kosova pas 1 janarit Janë të Mbyllura

Kosova mund të kualifikohet ende në Evropian, si është e mundur?

Sport
Kosova ka ende gjasa për kualifikim në EURO 2024. Gjasat janë tejet të vogla, por matematikisht gjithçka është e mundur. Nëse Kosova fiton 2 ndeshjet e fundit ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë, ndërsa Rumania (fiton apo barazon ndaj Izraelit) dhe (fiton ndaj Zvicrës), Kosova mund të jetë në Evropian. Zvicra nuk është në moment të mirë, sepse ka dështuar të fitojë në 4 nga 5 ndeshjet e fundit dhe Kosova do të tentojë të shfrytëzojë këtë mundësi. Problemi më i madh është mungesa e Muriqit në sulm ngase nuk ka në përfaqësuese asnjë sulmues adekuat që do ta zëvëndësoi atë./Demokracia   ...
Komentet te Kosova mund të kualifikohet ende në Evropian, si është e mundur? Janë të Mbyllura

Kurti shkel sakrificën disamujore të të ngujuarit Lulzim Hetemi: Në veri s’do të ketë kryetarë shqiptarë, nuk kanë legjitimitet

Lajme
Lulzim Hetemi, kryetar i Komunës së Leposaviqit, prej muajit maj qëndron i ngujuar në objektin e komunës.  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën austriake Der Standard, duke folur për zgjedhjet në veri, ka thënë se nuk do kryetarë komunash shqiptarë në veri, siç janë aktualisht, pasi sipas tij, ata kanë pak legjitimitet politik për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve, pavarësisht se thekson që janë plotësisht të ligjshëm, shkruan Demokracia.com. Megjithatë, Kurti ka shtuar se Beogradi dëshiron kompensim territorial për humbjen e Jugosllavisë. “Unë kam qenë disa herë në veri dhe kam takuar serbët, por këto takime nuk bëhen publike, sepse njerëzit më kërkojnë. Familjet ...
Komentet te Kurti shkel sakrificën disamujore të të ngujuarit Lulzim Hetemi: Në veri s’do të ketë kryetarë shqiptarë, nuk kanë legjitimitet Janë të Mbyllura

Prokuroria e Gjykatës Speciale urdhërohet që deri më 14 dhjetor ta dorëzojë listën e dëshmitarëve për janar-mars 2024

Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që listën e dëshmitarëve që planifikohen që të dëshmojnë gjatë periudhës janar-mars, ta dorëzojë jo më larg se data 14 dhjetor 2023. Ky urdhër u mor në fillim të seancës gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. “Trupi gjykues i kujton ZPS-së që detyrimin sipas paragrafit 73 për përshpejtimin gjyqësor sa i takon njoftimin e dëshmitarëve që ZPS-ja synon që të thërras për periudhën tremujore në vijim. Duke marrë parasysh këtë, trupi gjykues urdhëron ZPS-në që të dorëzojë një listë të dëshmitarëve që ...
Komentet te Prokuroria e Gjykatës Speciale urdhërohet që deri më 14 dhjetor ta dorëzojë listën e dëshmitarëve për janar-mars 2024 Janë të Mbyllura

Lajçak takohet ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, pastaj takimi trepalësh

Lajme
Dialogu teknik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës filloi rreth orës 09:40 në Bruksel me një takim dypalësh mes kryenegociatorit të Beogradit, Petar Petkoviq dhe Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak. Takimi pritet të zgjasë rreth një orë e gjysmë, pas së cilës me Lajçakun do të bisedojë kryenegociatori i Prishtinës – Besnik Bislimi. Pas kësaj është planifikuar një takim trepalësh. Siç ishte paralajmëruar, Beogradi solli në Bruksel ekipin më të madh prej 18 ekspertësh për fushat në negociata, në radhë të parë Komunitetin/Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, të zhdukurit dhe energjinë. Miroslav Lajçak ditët e fundit ka vizituar Beogradin dhe Prishtinën, ku ka tentuar t’i afrojë qëndrimet e ...
Komentet te Lajçak takohet ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, pastaj takimi trepalësh Janë të Mbyllura

Memli Krasniqi takon Komisionerin Varhelyi: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe institucionet euro-atlantike, është rruga e vetme përpara

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në ditën e dytë të vizitës zyrtare që po e zhvillon në Bruksel, ka takuar Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe rëndësinë që shteti ynë të mos lihet mbrapa në këtë proces. “Për shtetin dhe qytetarët tanë, është tejet e nevojshme që perspektiva evropiane të jetë e qartë dhe e prekshme. Për PDK-në, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe institucionet euro-atlantike, është vizioni, misioni dhe rruga e vetme përpara”, ka shkruar Krasniqi. Demokracia ...
Komentet te Memli Krasniqi takon Komisionerin Varhelyi: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe institucionet euro-atlantike, është rruga e vetme përpara Janë të Mbyllura

Tentimi i shtatë, dështon konstituimi i Komisionit hetimor për rezervat – Opozita: Kurti do të ftohej në intervistim

Lajme
Për të shtatën herë ka dështuar konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, raporton Ekonomia Online. Kjo për shkak të bojkotimit të deputetëve të pozitës për të marr pjesë në konstituimi e këtij Komision. Ky bojkotim i mazhornacës është duke ndodhur pasi sipas tyre opozita nuk është duke votuar marrëveshjet ndërkombëtare. Duke parë që konstituimi i këtij Komisioni nuk është duke u bërë për shkak të këtij bojkoti, deputet e opozitës kërkuan që në mbledhjen e radhës të mbahet seanca dëgjimore, si dhe të krijohet një komision i ri hetimor parlamentar në lidhje ...
Komentet te Tentimi i shtatë, dështon konstituimi i Komisionit hetimor për rezervat – Opozita: Kurti do të ftohej në intervistim Janë të Mbyllura