Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Thyhet zyra e AAK-së, ishte e Bekë Berishës

Lajme
Është thyer dhe demoluar dhunshëm nga persona të panjohur, zyra e ish-kandidatit për kryetar të Istogut, nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha. Ende nuk ka informacione për të dyshuar. /Demokracia ...
Komentet te Thyhet zyra e AAK-së, ishte e Bekë Berishës Janë të Mbyllura

Krasniqi e Ismaili vizitojnë Thaçin e Veselin në Hagë: I gjetëm bashkë ballëlartë

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe nënkryetari i kësaj partie, Uran Ismaili, kanë vizituar në Hagë ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e kuvendit, Kadri Veselin. Krasniqi tha se i gjetën të gjithë ish-krerët e UÇK bashkë ballëlartë dhe me Kosovën në mendje e zemër që sipas tij, vazhdon t’i frymëzojë, t’i mbajë të fortë e krenarë secilin. “Dyert e hekurta, korridoret e gjata e muret e larta, çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën kundrejt zemrave, besimit dhe kurajos së çlirimtarëve tanë”, tha Krasniqi. Tutje, Krasniqi tha se do të jenë me ta dhe pranë tyre deri në ditën e shumëpritur të triumfit të drejtësisë “sepse, ...
Komentet te Krasniqi e Ismaili vizitojnë Thaçin e Veselin në Hagë: I gjetëm bashkë ballëlartë Janë të Mbyllura

“Kryezajedniçari” pushon | Këto janë ngjarjet e ditës

Lajme
Ngjarjet e ditës: 18 nëntor 2023 12:00 Bashkia e Dibrës, në bashkëpunim me Fondacionin “Hasan Prishtina”, bëjnë inaugurimin e bustit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina me rastin e dy jubileve, atë të 150-vjetorit të lindjes dhe 90-vjetorit të vrasjes. (Bulevardi “Elez Isufi”, Peshkopi) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 14:15 Federatat e Pingpongut të Kosovës dhe Shqipërisë organizojnë kampionatin individual të seniorëve. (Shkolla “Tefik Çanga”, Ferizaj) 20:00 Mbahet konferenca “Enemy a peace conference”, organizuar nga Ambasada e Francës në Prishtinë. (Teatri Oda, Prishtinë)/Demokracia ...
Komentet te “Kryezajedniçari” pushon | Këto janë ngjarjet e ditës Janë të Mbyllura

Qeveria Kurti hesht për pagesën e rrymës për serbët në veri, vetëm për dy vite u paguan mbi 113 milionë euro

Lajme
Qeveria Kurti po e kalon në heshtje të madhe pagesën e vazhdueshme të energjisë elektrike për serbët në veri. Vetëm në vitin 2021 dhe 2022 Qeveria ka paguar mbi 113 milionë euro energji për serbët. Ende nuk duhet se sa është paguar për vitin 2023 dhe sa do të paguhet për vitin e ardhshëm. Kur VV-ja ishte në opozitë kritikonte ashpër qeveritë e kaluar për një pagesë të tillë, ndërsa tani kur është në pushtet nuk flet për këtë çështje. Vazhdimi i kësaj pagese po konsiderohet si absurde. Opozita dhe shoqëria civile e kanë kritikuar Qeverinë Kurti për vazhdimin e kësaj praktike. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ...
Komentet te Qeveria Kurti hesht për pagesën e rrymës për serbët në veri, vetëm për dy vite u paguan mbi 113 milionë euro Janë të Mbyllura

Mbi 5 mijë vjedhje për dhjetë muaj

Lajme
Gjatë dhjetë muajve të këtij viti, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, janë regjistruar mbi pese mijë vjedhje. Sipas Policisë, në periudhën janar-tetor 2023, kanë ndodhur 3 502 vjedhje, 2 223 vjedhje të rënda si dhe 13 vjedhje grabitqare. Për këtë njohës të çështjeve të sigurisë kanë thënë se rritja e numrit të vjedhjeve është bërë një fenomen shqetësues dhe këtë çështje ata e lidhin me kushtet socio-ekonomike në vend. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci, ka thënë se numri i vjedhjeve është bërë shqetësues, ai ka thënë se këto vjedhje janë duke ndodhur si shkak i situatës ekonomike në vend si dhe shtimi i numrit të përdoruesve të lëndëve ...
Komentet te Mbi 5 mijë vjedhje për dhjetë muaj Janë të Mbyllura

Pamje të patransmetuara, momenti kur Meti e goditi në stomak Blerandon – Foto/Video

ShowBiz
Të martën Meti është përjashtuar nga BBV. Sot në “Prime” u shfaq materiali i patransmetuar më parë. Aty shihej Blerando duke debatuar me Metin. Ndërsa debati ishte bërë edhe pasi Meti kërkonte dorëza dhe maska për ta pastruar tualetin. Meti e thirri në tualet Blerandon aty e goditi Meti në stomak, shkruan Insajderi. Ndryshe Meti Alshiqi është përjashtuar nga shtëpia e ‘Big Brother Vip Kosova’ për shkak të gjuhës së përdorur gjatë një debati mjaft të ashpër me njërin nga banorët e shtëpisë, Blerandon.   E gjithë kjo erdhi për shkak se Meti nuk dëshironte t’i bindej urdhrave të kapitenit të javës, Blerandos   /Demokracia ...
Komentet te Pamje të patransmetuara, momenti kur Meti e goditi në stomak Blerandon – Foto/Video Janë të Mbyllura

Mozzik viziton Kadri Veselin në Hagë: E trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastërt e UÇK-së

Lajme
Reperi i njohur, Mozzik ka vizituar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli në Hagë, ku po qëndron si i paraburgosur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Gramoz Aliu tha se me Veselin biseduan për gjëra frymëzuese dhe qeshëm shumë së bashku. Ai tha se Veseli u ka bërë të fala të gjithëve. “Vallai Kadria o burrë amo burrë burrë ata që e njofin e njofin. Disa djem atëherë me disa armë që morën rrugën për me çliru Kosovën , po rrinë në burg. Po e paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e lirisë. E dhimbshme , e trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastërt e UÇk-së . Lutem që rinia, brezi i ...
Komentet te Mozzik viziton Kadri Veselin në Hagë: E trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastërt e UÇK-së Janë të Mbyllura

DOKUMENT | Hoteli “Grand” bëhet si qendër zejtare, qiraja mujore prej 100 deri në 8 mijë euro

Lajme
Ikonës së kryeqytetit, “Hotel Grand”, i ka humbur shkëlqimi i dikurshëm. Ai është shndërruar në një qendër zejtare, ku janë vendosur biznese nga më të ndryshmet, shkruan Demokracia.com. Pas iniciativave për ta privatizuar apo për ta dhënë tek investitorët e jashtëm, ”Hoteli Grand” si ndërmarrje shoqërore ishte kthyer nën autoritetin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP. Duke mos e ditur se çfarë të bëjë me hotelin, AKP-ja po i lëshon me qira zyrat për bizneset vendore, ndërsa dhomat e hotelit janë lenë të mbyllura në çelës. Aty janë rreth 30 lokale të lëshuara me qira. Kështu bënë të ditur raporti për qirat e ndërmarrjeve shoqërore, në të cilin AKP-ja ...
Komentet te DOKUMENT | Hoteli “Grand” bëhet si qendër zejtare, qiraja mujore prej 100 deri në 8 mijë euro Janë të Mbyllura

A ia huqi sërish Donika Gërvalla me flamuj? MPJD përdori versionin jozyrtar të flamurit të Nepalit

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mund të konkludojmë se është një prej personave publik që pothuajse nuk e kalon asnjë paraqitje pa lënë pas ndonjë gafë. Pos gabimeve në diplomaci, ajo nuk u ka punët hiç mirë as me identifikimin e flamujve të shteteve. Në një takim me një delegacion nga Nepali, ministria e saj e ka përdorur flamurin e këtij shteti me pjesën e pelhurës së bardhë shtesë që nuk përdoret në flamurin zyrtar. “Takim i shkëlqyer me z. Raj Kishor Yadav, Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Turizmit të Nepalit në margjinat e #UlpianaForum2023! Së bashku diskutuam nevojën strategjike për pika hyrëse për ...
Komentet te A ia huqi sërish Donika Gërvalla me flamuj? MPJD përdori versionin jozyrtar të flamurit të Nepalit Janë të Mbyllura

Sekretari i NATO’s vjen të hënën në Kosovë

Lajme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, do të fillojë një vizitë në Ballkan nga 19 nëntori deri më 22 nëntor, në kuadër të së cilës do të vizitojë edhe Kosovën. Sipas njoftimit të publikuar nga NATO, Stoltenberg do të qëndrojë në Kosovë të martën, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR’it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR’it dhe do t’ju adresohet trupave, raporton Express. Ai do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein. Fillimisht, para Kosovës, Stoltenberg do të udhëtojë në Bosnje dhe Hercegovinë, ...
Komentet te Sekretari i NATO’s vjen të hënën në Kosovë Janë të Mbyllura