Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

9 persona të lënduar, policia jep detaje për rastin në tregun e kafshëve në Prizren ku një person gjuajti me granatë dore

Lajme
Nëntë persona janë lënduar në tregun e kafshëve në Prizren, pasi dyshohet se një person ka gjuajtur granatë dore pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me dikë tjetër. Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga Policia në Prizren. Ai tha se rasti ka ndodhur para orës 5 të mëngjesit dhe bëri të ditur se të lënduarit po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Bytyqi  tha se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe se janë ende duke i kërkuar. “Pas një mosmarrëveshje ndërmjet tregtarëve njëri prej tyre ka hedhur një granat dore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, policia është në kërkim të tre të dyshuarve”, tha ...
Komentet te 9 persona të lënduar, policia jep detaje për rastin në tregun e kafshëve në Prizren ku një person gjuajti me granatë dore Janë të Mbyllura

Zjarri në IML, policia del me raport mbi ngjarjen

Lajme
Policia e Kosovës është deklaruar sot lidhur me zjarrin që ka kapluar dje një pjesë të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Sipas policisë, zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit dhe nuk ka pasur të lënduar. Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë rast. “QKUK – Prishtinë  21.11.2023 – 08:00.  Janë përfshirë nga zjarri dy zyra në objektin e IML-së në QKUK. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e policisë. Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, në një përgjigje për Express kanë bërë të ditur se kanë lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve ...
Komentet te Zjarri në IML, policia del me raport mbi ngjarjen Janë të Mbyllura

Deputeti i VV-së harron që është në pushtet, kërkon që “Zajednicën” që e ka pranuar Kurti ta bëj publike opozita

Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se draft-statuti për Asociacionin, ka shumë rëndësi të ketë transparencë, derisa ka shtuar se është bërë thirrje të mos bëhet publikë derisa të përfundojë i gjithë procesi. “Do të ishte mirë që të ndahet me publikun. Nuk është një dokument përfundimtar, edhe vërejtjet që kemi dhënë kanë qenë që të mos publikohet derisa të përfudnojë. Nëse ka rënie të kësaj përmbajtjeje, atëherë bëhet publike e gjitha, sepse përndryshe Kosova bëhet palë destruktive”, u shpreh Rrustemi. Rrustemi ka thënë se këtë punë, pikërisht e ka opozita, pra ta publikojë. Sipas tij, opozita duhet t’i ndihmojë shtetit. “E kemi një opozitë që e di ...
Komentet te Deputeti i VV-së harron që është në pushtet, kërkon që “Zajednicën” që e ka pranuar Kurti ta bëj publike opozita Janë të Mbyllura

Shea kërkon më shumë trupa të NATO-s në kufirin Kosovë-Serbi: Palët të rikthehen në dialog

Lajme
Ish-zëdhënësi i NATO-së gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë, Jamie Shea, ka bërë thirrje që trupat e NATO-së të rrisin angazhimin e tyre në Kosovë, për shkak të tensioneve të larta me Serbinë. Shea ka thënë se situata në Ballkanin Perëndimor është e ndjeshme dhe sipas tij, grumbullimi i ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, nuk i ndihmon situatës. Ai ka kërkuar që palët të rikthehen në tryezën e dialogut. “Nuk ka dyshim se situata në Ballkanin Perëndimor është ndjeshme, prandaj vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka rëndësi të veçantë. Që nga pranvera situata ka qenë shumë tensionuar në Kosovë. Së pari ishte çështja ...
Komentet te Shea kërkon më shumë trupa të NATO-s në kufirin Kosovë-Serbi: Palët të rikthehen në dialog Janë të Mbyllura

Parashikimi i motit për sot

Lajme
Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht  i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë./Demokracia ...
Komentet te Parashikimi i motit për sot Janë të Mbyllura

Dy orë ulur në karrige, baraz me një cigare

Lajme
Qëndrimi ulur për 2 orë dhe më shumë dëmton shëndetin njësoj si duhani. Ky është përfundimi i fundit në të cilin kanë dalë disa mjekë. Qëndrimi ulur çon në probleme shëndetësore si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Pra dy orë ulur, pa lëvizur, janë njësoj si të kesh pirë një cigare. Ky qëndrim statik shkakton ngurtësi në venat e të gjithë trupit, duke rritur ndjeshëm mundësinë e frakturave të kockave, siç Dr. Priyanka Rohatgi e Apollo Hospitals në Bengaluru ka shpjeguar./Demokracia ...
Komentet te Dy orë ulur në karrige, baraz me një cigare Janë të Mbyllura

“E vodhën dhe e dogjën” – Abazi shpërthen ndaj VV-së pas rastit në IML, i quan “komunista”

Lajme
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë i pavarur, Haki Abazi ka reaguar pas përfshirjes nga zjarri të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ai hedhur akuza se objekti i IML-së është djegur nga vet pushteti pas marrjes në pyetje të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. “Njëherë e vjedhën e tani e dogjën”, ka shkruar Abazi në Facebook duke aluduar në ish-partinë e tij. Tutje ai ka shkruar se kjo që po ndodhë nuk është ndryshimi por vetëvazhdimi, duke i quajtur edhe komunista. Një vit më parë u zhdukën mostrat e ish aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë i ndjerë, Astrit Dehari, nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku po ruheshin tash e ...
Komentet te “E vodhën dhe e dogjën” – Abazi shpërthen ndaj VV-së pas rastit në IML, i quan “komunista” Janë të Mbyllura

Lëvizjet e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën, Berisha: Në Serbi ka kriminelë që duan luftë dhe të zbatojnë planet e Rusisë

Lajme
Në kohën kur çështja e sigurisë është kthyer në temë pas sulmit terrorist të një grupi serbësh në Banjskë, aktiviteteve ushtarake të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe ndërtimit të bazave ushtarake po vijnë edhe reagimet e zyrtarëve të Kosovës. Këto lëvizje të ushtrisë serbe, sipas Bekë Berishës, kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes nuk janë të reja dhe se Serbia në vazhdimësi ka bërë veprime të tilla provokuese dhe presion ndaj Kosovës. Në intervistën e dhënë për Telegrafin, Berisha tha se në Serbi ka njerëz që duan vetëm luftë. “Lëvizja e trupave apo ndërtimi i bazave ushtarake përreth kufirit me Kosovën nuk është risi, këto kanë ...
Komentet te Lëvizjet e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën, Berisha: Në Serbi ka kriminelë që duan luftë dhe të zbatojnë planet e Rusisë Janë të Mbyllura

Mbi 20 organizata nga Kosova letër Komisionit Evropian: Tërhiqeni propozimin që i lejon udhëtim pa viza serbëve të Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Serbia

Lajme
Mbi 20 organizata të shoqërisë civile në Kosovë sot i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të tërheq Propozimin që i lejon udhëtim pa viza bartësve të pasaportave të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë. Në një letër drejtuar Ylva Johansson, Komisionere Evropiane për Çështje të Brendshme, organizatat e shoqërisë civile theksojnë se propozimi i Komisionit Evropian vjen në një kohë ku ka shumëfishim të numrit të qytetarëve serbë që kërkojnë të pajisen me dokumente të Kosovës, përfshirë pasaportat dhe targa të veturave dhe kjo sipas tyre është një zhvillim tejet pozitiv dhe jashtëzakonisht premtues për kthim të normalitetit në veri të vendit. Ndryshe, ditë më parë Komisioni Evropian, duke ...
Komentet te Mbi 20 organizata nga Kosova letër Komisionit Evropian: Tërhiqeni propozimin që i lejon udhëtim pa viza serbëve të Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Serbia Janë të Mbyllura

Krasniqi për zjarrin në IML: Nuk mund të quhet rastësi – kërkoj urgjentisht të zbardhet rasti

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reguar pas zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Lideri i PDK-së ka thënë se mungesa e mbrojtjes së Institutit të Mjekësisë Ligjore, edhe pas dështimeve të kaluara, nuk mund të quhet më as papërgjegjësi dhe as rastësi. Sipas tij, tashmë, dyshimet janë edhe më të mëdha se, për qëllime të caktuara të pushtetit aktual, ky Institut është rikthyer në cak dhe në instrument politik. Reagimi i plotë i Memli Krasniqit: Për të dytën herë brenda një viti, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë po dëmtohet nga zjarre të dyshimta. Pas zhdukjes së mostrave të rastit të Astrit Deharit në dhjetor të vitit ...
Komentet te Krasniqi për zjarrin në IML: Nuk mund të quhet rastësi – kërkoj urgjentisht të zbardhet rasti Janë të Mbyllura