Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Zyrtare: Zyra e Prokurorit të Specializuar e përktheu me “Google” kërkesën urgjente për Thaçin, Veselin e Selimin

Lajme
Majtas, në anën e sipërme, dokumenti i publikuar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ‘’Versioni i redaktuar publik i ‘Kërkesa urgjente e Prokurorisë për ndryshim të paraburgimit kushtet me ankesat konfidenciale 1 deri 5’, tregohet që është përkthyer me Google. ‘’Machine Translated by Google’’, shkruan në faqen e parë të këtij dokumenti. Në këtë dokument, ndër të tjera, përshkruhen edhe vizitat e tyre tek mysafirët e njëri-tjetrit në shenjë respekti për shkak të njohjes personale, të cilat nuk kanë qenë të kufizuara dhe janë bërë me dijeni të gardianëve prezentë. Ditëve të ardhshme pritet të publikohen edhe kundërpërgjigjet e mbrojtjes së Thaçit, Veselit dhe Selimit lidhur me këtë kërkesë të ...
Komentet te Zyrtare: Zyra e Prokurorit të Specializuar e përktheu me “Google” kërkesën urgjente për Thaçin, Veselin e Selimin Janë të Mbyllura

Super-këshilltari i Gërvallës dikur e krahasonte veten me peshkaqen – Video

Lajme
“Më shumë e marrë aeroplanin se autobusin. Kam qef të lëvizë gjithë kohës. Djali im që është shumë i apasionuar pas biologjisë më thonte që peshkaqenët e kanë një sistem të frymëmarrjes që nëse nuk lëvizin nuk mund të marrin frymë. Do të thotë nonstop me qenë në lëvizje. Nganjëherë e ndjej veten edhe unë ashtu, si peshkaqejtë”. Kështu ishte shprehur dikur këshilltari në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Gani Jakupi, që udhëhiqet nga Donika Gërvalla, në një emision në RTV Dukagjini. Jo më pak se 7 mijë e 500 euro është paga me të cilën Gani Jakupi paguhet nga Qeveria e Kosovës për pozitën këshilltar në Ministrinë e Punëve të ...
Komentet te Super-këshilltari i Gërvallës dikur e krahasonte veten me peshkaqen – Video Janë të Mbyllura

A kanë kuptim komentet e Kurtit për draft-statutin e Zajednicës kur ai ishte i gatshëm ta nënshkruante “edhe përkundër vërejtjeve”?

Lajme
As vetë kryeministri Albin Kurti, i cili ka filluar procesin e themelimit të Zajednicës, nuk do të mund t’i bie në fije qëndrimeve të tij krejtësisht të çakorduara. I tillë është edhe për çështjen e draft-statutit të Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Më 24 tetor, Kurti i ka dërguar vërejtjet për draft-statutin e Zajednicës, por dy ditë më vonë, më 26 tetor, ai ishte i gatshëm ta nënshkruante “edhe përkundër vërejtjeve”, shkruan Demokracia.com. “Më datën 21 tetor erdhi pesëshja e emisarëve, e cila erdhi për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe aty me 24 tetor, unë ua dërgova vërejtjet për atë draft-statut. Është e ...
Komentet te A kanë kuptim komentet e Kurtit për draft-statutin e Zajednicës kur ai ishte i gatshëm ta nënshkruante “edhe përkundër vërejtjeve”? Janë të Mbyllura

Haki Abazi thotë se MPB-ja i ka dërguar një person me revole për ta kërcënuar gjatë intervistimit nga Prokuroria Speciale

Lajme
Deputeti i pavarur Haki Abazi, ka akuzuar sot ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu se ka marrë informacione nga një person lidhur me intervistimin e tij nga Prokuroria Speciale lidhur me disa audio-incizime. Kjo pasi Haxhiu tha se Abazi mezi ka fol gjatë intervistimit nga Prokuroria Speciale lidhur me disa audio-incizime. “Nuk e kuptoj se për çfarë arsye del këtu i frustruar në foltoren e Kuvendit vetëm sa për të thënë diçka, vetëm sa për të qenë ndoshta në ballinë të portaleve . prandaj mendoj se edhe ti duhesh që të jesh i kujdesshëm. Nëse ke informacione urdhëro tek Prokuroria Speciale. Por jo sikurse herën e kaluar. Dole në foltore the ...
Komentet te Haki Abazi thotë se MPB-ja i ka dërguar një person me revole për ta kërcënuar gjatë intervistimit nga Prokuroria Speciale Janë të Mbyllura

Prokuroria në Hagë duket e humbur në përkthim, keqkupton dukshem bisedat në Qendrën e Paraburgimit

Lajme
Prokuroria e Specializuar në Hagë ka publikuar të enjten një shkresë përmes së cilës ka treguar arsyet se pse ka kërkuar nga trupi gjykues që Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet, edhe me familjarë. Prokuroria ka treguar se ka përgjuar bisedat në Qendrën e Paraburgimit dhe pretendon se të tre ata kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues duke zbuluar, sipas proklurorisë, informata konfidenciale të dëshmitarëve të mbrojtur ose edhe pjesë nga dëshmitë e tyre për personat që i vizituan në Qendrën e Paraburgimit. Ditë më parë është dhënë lajm nga familjarë të të akuzurave se u janë anuluar vizitat pa ndonjë shpjegim. ...
Komentet te Prokuroria në Hagë duket e humbur në përkthim, keqkupton dukshem bisedat në Qendrën e Paraburgimit Janë të Mbyllura

Ministrja Haxhiu mundohet të zbusë dështimin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, thotë se ndër vite janë zhdukur provat nga IML

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me zjarrin e rënë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Në seancën e sotme të Kuvendit, Haxhiu ka thënë se është e shqetësuar nga ky rast dhe se nuk beson që ka pasur defekt elektrik. “Hetimet preliminare theksojnë që rasti ka ndodhur sepse ka pasur defekt ne sistemin elektrik. Mund të pajtohem me ata që thonë se duket pak e besueshme, ndonëse mbi këtë kanë folur ekspert të çështjes”, ka deklaruar Haxhiu. Ajo thotë se ndër vite janë zhdukur prova, ndërtimi i objektit të këtij Instituti ka qenë e gabuar dhe se jo rrallëherë ka pasur situata të tilla. “Ju e dini se ...
Komentet te Ministrja Haxhiu mundohet të zbusë dështimin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, thotë se ndër vite janë zhdukur provat nga IML Janë të Mbyllura

Mos e humbni këtë koment të Valon Sylës për Bleron

ShowBiz
Blero, e ka rikonfirmuar dashurinë për të dashurën e tij misterioze, emrin e të cilës po e mban privat që prej hyrjes në këtë format televiziv. Ai është shprehur i befasuar sesi në moshën që ka, ka arritur të dashurohet aq fortë. “Unë me të dashurën time kam me të vërtetë dashuri të filmave, 45-vjeç dhe e dashuroj aq shumë, nuk është normal”, ka thënë Blero pos tjerash. Mirëpo një koment i gazetarit Valon Syla, te ky lajm i Klan Kosovës, ka marrë shumë reagime deri tani dhe ai është si më poshtë: ‘Si filma porno apo dramë e triller…  Me pas lidhje super skishe shku ne BBVKQ.’ /Demokracia ...
Komentet te Mos e humbni këtë koment të Valon Sylës për Bleron Janë të Mbyllura

Escobar i ashpër me Vuçiqin: Tërhiqi trupat nga kufiri me Kosovën, 24 shtatori mos të ndodhë më kurrë

Lajme
I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës sekretari, Gabriel Escobar i është përgjigjur një letre dërguar Departamentit të Shtetit Amerikan nga Haxhi Dauti – president i Këshillit Shqiptar Amerikan, lidhur me 24 shtatorin dhe shqetësimin për sigurinë në Kosovë dhe rajon, transmeton FrontOnline. Ai shkruan në përgjigjen e tij se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënuan publikisht sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës. “Ne i bëmë thirrje Serbisë, që të “të tërheqi” grumbullimin e trupave të saj në kufirin me Kosovën, gjë që ajo nuk e ka bërë. Ne i kemi bërë thirrje Serbisë, që të ndërmarrë hapa konkret për të na siguruar që ajo ...
Komentet te Escobar i ashpër me Vuçiqin: Tërhiqi trupat nga kufiri me Kosovën, 24 shtatori mos të ndodhë më kurrë Janë të Mbyllura

Fitore Pacolli e “ndërron” zhurmën e tenxheres, dikur ishte kundër Zajednicës, tani po e pranon si shefi i saj, Kurti

Lajme
Depuetetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e njohur për protestat e saj të dikurshme me tenxhere nga ballkoni i penthausit të saj, që dikur e kundërshonte fuqishëm krijimin e Asociaionit të Komunave me shumicë serbe (Zajednica), sot po pajtohet sikur shefi i saj Albin Kurti.  Pacolli duket se vetëm e ka ndërruar zhurmën e tenxhereve. Ajo ka thënë se Zajednica nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Fitore Pacolli tha për RTV21, se  Serbia po luan rol destruktiv në këtë proces për të dështuar zbatimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve. ‘’Serbia po i ikë marrëveshjes. BE-ja duhe të jetë më rigoroze ndaj Serbisë dhe duhet ta kuptojë se Serbia nuk do ...
Komentet te Fitore Pacolli e “ndërron” zhurmën e tenxheres, dikur ishte kundër Zajednicës, tani po e pranon si shefi i saj, Kurti Janë të Mbyllura

Policia del me detaje, krejt çka ndodhi dje në tregun e kafshëve në Prizren ku shpërtheu një granatë

Lajme
Policia e Kosovës ka dal sot me raport të detajuar për shpërthimin në tregun e kafshëve dje në Prizren. Sipas policisë dyshimet e para janë që deri tek hedhja e granatës ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes disa personave. Të lënduar kanë mbetur dhjetë persona teksa një është arrestuar. “Prizren / 22.11.2023 – 04:50. Është raportuar se në datën dhe lokacionin e lartcekur mes disa personave ka ndodhur një mosmarrëveshje dhe konflikt fizik ku persona të dyshuar kanë hedhur një mjet shpërthyes. Si pasojë e shpërthimit lëndime trupore kanë pësuar dhjetë persona. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me ...
Komentet te Policia del me detaje, krejt çka ndodhi dje në tregun e kafshëve në Prizren ku shpërtheu një granatë Janë të Mbyllura