Ish-presidentit Hashim Thaçi ka folur në gjykatoren e Gjykatës Speciale pas aktakuzës së re. Thaçi ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta e Kosovës, shkruan Demokracia.com “Me siguri e dini unë që 4 vite përballem me një tjetër proces gjyqësor dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. E di që shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim e fundit të këtij procesi, presim drejtësi.” “Krejt papritmas para dy tri ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS-ja. E di që Kosova është në prag të zgjedhjeve elektorale, por nuk jam pjesë e garës elektorale. Unë nuk paraqes rrezik politik për askënd. Unë besoj dhe respektoj ligjet e ...
Komentet te Thaçi: Presim fundin e këtij procesi, presim drejtësi, të respektohet Kushtetuta e Kosovës Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ka reaguar pasi që Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj Thaçit. Behramaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Specialja e ka humbur betejën juridike kundër Thaçit, duke e thënë se me aktakuzë të re po provon t’ia lë një njollë. Ai tutje është shprehur se Gjykata Speciale po përpiqet të krijojë alibi për ta arsyetuar dështimin e saj. “Prokuroria e Gjykatës Speciale e ka humbur betejën juridike kundër Hashim Thaçit dhe me aktakuzën e re kinse për pengim të drejtësisë po provon t’ia lë një njollë. Ajo po përpiqet të krijojë alibi për ta aryetuar dështimin e saj se ...
Komentet te Aktakuza e re ndaj Thaçit, Behramaj: Specialja po mundohet me arsyetu dështimin e saj Janë të Mbyllura
Seanca e djeshme në Gjykatën Speciale të Hagës u shoqërua me momente të pazakonta, me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që pa i nervozuar në disa raste. Gazetari dhe analisti politik, Arben Ahmeti ka reaguar lidhur me një veprim që ka bërë dje ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë që u ngrit në këmbë në shenjë proteste. Ahmeti ka thënë se këtë veprim Thaçi e ka bërë duke treguar se Gjykata ka bërë pyetje duke e ndërruar kontestin. Sipas tij, Thaçi u detyrua të ngrit dorën të reagoi për të mbrojtur të vërteten. “…çfarë dua të them me këtë, dua të tregoj se njëra prej luftave më klasike ...
Komentet te “Propaganda se Hashim Thaçi fol për të tjerët për ta shpëtuar vetën”, Ahmeti reagon një ditë pasi Thaçi u ngrit në këmbë në shenjë proteste në Hagë Janë të Mbyllura
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) thotë se po i ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit që lidhen me veprimet e Dhomave të Specializuara të Kosovës. PDK thekson rëndësinë e ruajtjes së standardeve më të larta të drejtësisë dhe të paanshmërisë, që janë gurthemeli i funksionimit të çdo institucioni gjyqësor, përfshirë Dhomat e Specializuara. Besojmë fuqimisht se drejtësia dhe paanshmëria nuk janë vetëm kërkesa, por kushte të domosdoshme për një proces të drejtë dhe të besueshëm. Dhomat e Specializuara u krijuan për të siguruar drejtësi, bazuar në standardet evropiane dhe jo për të krijuar spektakle publike në emër të saj. Çdo devijim nga ky mandat, përmes veprimeve që mund të minojnë ...
Komentet te Arrestimet e fundit , PDK: Kërkojmë paanshmëri dhe transparencë të plotë Janë të Mbyllura
Prokuroria e Gjykata Speciale siç duket kanë gjetur një formë efektive të “joshjes” së dëshmitarëve për të dhënë dëshmi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Atë të “pushimit të hetimeve” dhe dhënies së garancive se nuk do të inkriminohen. Vetëm në 30 ditët e fundit, tre dëshmitarë që dhanë dëshminë e tyre në Speciale në rastin kundër katërshes së madhe të UÇK-së, u liruan “nga hetimet” që kinse Prokuroria e Specializuar po kryente ndaj tyre, ndonëse s’kishte njoftim paraprak se ata mund të ishin të dyshuar apo të akuzuar, shkruan lajmi.net. Në fillim të nëntorit, ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shukri Buja, refuzonte të përgjigjej në pyetjet ...
Komentet te Taktika e re e Prokurorisë në Hagë: “Pushon hetimet” ndaj dëshmitarëve për t’i bindur të dëshmojnë në rastin e krerëve të UÇK-së Janë të Mbyllura
Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media, ka njoftuar se pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W01225, gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është pezulluar përkohësisht dhe do të rifillojë vetëm pas pushimeve të dimrit, konkretisht me datën 13 janar 2025. “Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W01225, gjyqi në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u shty për sot dhe për këtë javë. Gjyqi do të rifillojë pas pushimeve dimërore, më 13 janar 2025”, kanë njoftuar Dhomat e Specializuara. /Demokracia ...
Komentet te Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të rifillojë pas pushimit të dimrit më 13 janar 2025 Janë të Mbyllura
Avokati Rodney Dixon i cili udhëheqë ekipin mbrojtës të Kadri Veselit ka kundërshtuar pyetjet e trupit gjykues të bëra nga gjyqtari Mettraux për dëshmitarin Sokol Bashota. Ai tha se sipas tyre, trupi gjykues po përpiqet që të dal në përfundim se Shtabi i Përgjithshëm ka pasur përgjegjësi kolektive dhe kjo është e ngjashme me qëndrimin e ZPS-së lidhur me Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale, raporton “Betimi për Drejtësi“. “Kundërshtimin e kam në lidhje me pisën aktuale të pyetjeve që po bëni që sipas nesh ju po përpiqeni të dilni me përfundimin se Shtabi i Përgjithshëm ka pasur përgjegjësi kolektive, Të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në Shtabin e Përgjithshëm. ...
Komentet te Mbrojtja e Veselit kundërshton pyetjet e trupit gjykues ndaj Bashotës: Po përpiqeni të dilni në përfundimin se Shtabi i Përgjithshëm kishte përgjegjësi kolektive Janë të Mbyllura
Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, ka folur pas anëtarësimit të tij në Partinë Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se ka qenë vizita në Hagë ajo që ka bërë që ai t’i bashkohet PDK-së duke e marrë nga babai ”aminin” për këtë veprim politik. ”Po, në Hagë e mora ‘aminin’ për tu bashkuar në PDK” tha shkurt Krasniqi për FrontOnline. Ai do të jetë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Njoftimin për anëtarësimin e djalit të Jakup Krasniqit në PDK e bëri kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi. “Sot, po mirëpresim një zë të ri në Partinë Demokratike të Kosovës — por që është i ...
Komentet te Djali i Jakup Krasniqit: Në Hagë e mora ‘aminin’ për t’iu bashkuar PDK-së Janë të Mbyllura
Gazetari kosovar, Zijadin Gashi është ndarë nga jeta. Gashi ishte diagnostikuar me tumor në tru, në korrik të këtij viti. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët dhe kolegët e tij gazetarë. Familja ka njoftuar se varrimi do të bëhet sot në Prishtinë. “Të dashur familjarë e miq, Me dhimbje të thellë ju njoftojmë që sot me datë 3.12.2024 ndërroi jetë më i dashuri jonë, Zijadin Gashi. Varrimi do të bëhet sot në varrezat e qytetit të Prishtinës në kohën e Ikindisë, ora 14:00. Babin do ta kujtojmë përherë me krenari për mirësinë e dashurinë e madhe që na dha!” – ka shkruar vajza e tij. ...
Komentet te Ndahet nga jeta gazetari kosovar, Zijadin Gashi Janë të Mbyllura
Djali i ish-Presidentit Thaçi, Endri Thaçi ka ka reaguar pas konferencës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha sonte se “në veri jemi të hendikepuar për shkak se ushtria jonë nuk mund të shkojë atje nga zotimi i ish-kryeministrit Thaçi”, shkruan Periskopi. Endriti në një postim ka numëruar të bëmat e të atit për shtetin teksa ka pyetur se çfarë ka bër Albin Kurti për Kosovën. Postimi i plotë i tij: /Demokracia ...
Komentet te Endrit Thaçi pas sulmeve që Kurti bëri ndaj ish-Presidentit: Numëron arritjet e babit – Pyet se çfarë bëri Kurti për Kosovën Janë të Mbyllura