Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“U bëj thirrje faktorëve ndërkombëtarë, kanë kaluar dy muaj…” | Kurti prapë në kërkim të sanksioneve për Serbinë, por vetë nuk guxoi ta marrë asnjë masë bllokuese pas 24 shtatorit -Video

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar faktorët ndërkombëtarë që ende nuk kanë vendosur sanksione ndaj Serbisë edhe dy muaj pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023. “Për të mos ndodhur kjo është i nevojshëm edhe konkluzioni i hetimeve të BE-së, KFOR-it, EULEX-it, SHBA-së në njërën anë, por edhe sanksionet, masat ndaj Serbisë, në anën tjetër. Nuk mund ta tolerojmë, durojmë çfarëdo përsëritje që i ngjan asaj të 24 shtatorit, si sulm terrorist e kriminal, për këtë arsye duhet të veprohet sot e jo nesër. Për këtë u bëj thirrje faktorëve ndërkombëtarë ta shtrojmë çështjen, kanë kaluar 2 muaj”, u ankua Kurti të premten më 24 ...
Komentet te “U bëj thirrje faktorëve ndërkombëtarë, kanë kaluar dy muaj…” | Kurti prapë në kërkim të sanksioneve për Serbinë, por vetë nuk guxoi ta marrë asnjë masë bllokuese pas 24 shtatorit -Video Janë të Mbyllura

Krasniqi akuzon Qeverinë Kurti për regres: Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe -Video

Lajme
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar sot për sigurinë e punëtorëve në vendet e punës. Krasniqi ka thënë se përgjatë vitit të fundit në Kosovë 349 punëtorë kanë pësuar aksidente në vendet e punës, 15 prej të cilëve kanë vdekur. Ai tutje ka thënë se në Kosovë pagat janë të ulëta, çmimet e larta dhe pasiguria e madhe. Kransiqi ka potencuar se është bërë regres “349 punëtorë në Kosovë  kanë pësuar aksidente në vendin e punës gjatë vitit të fundit – 15 prej të cilëve kanë humbur edhe jetën. Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe! #Regres”, ka shkruar Krasniqi /Demokracia ...
Komentet te Krasniqi akuzon Qeverinë Kurti për regres: Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe -Video Janë të Mbyllura

Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari

Lajme
BATON HAXHIU Arbnor dhe Astrit Dehari nuk janë dëshmorë të kombit. Nuk janë as martirët e fundit në historinë e këtij vendi. Nuk janë as simbole të ndërgjegjes qytetare në Kosovë. Ata nuk meritojnë as përkujtime solemne nga ana e Qeverisë, as grafite nëpër muret e disa prej qyteteve të Kosovës dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, as emra rrugësh në Prishtinë. Ata janë thjeshtë dy vëllezër fatkeq të cilët për problemet e tyre familjare kanë zgjedhur t’i japin fund jetës së tyre, në mënyrën më mizore. Avni e Xhemile Dehari, para se të synojnë të shpëtojnë fytyrën e tyre duke mashtruar qëllimshëm nëpër televizione të ndryshme, bëjnë shumë më ...
Komentet te Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari Janë të Mbyllura

“Është anonimus”; “Nuk do të sjell asnjë dobi”: Askush nuk pret rezultate nga angazhimi i “ekspertit” Gani Jakupi

Lajme
Pothuajse askush nuk pret që angazhimi i Gani Jakupit si ekspert i jashtëm i MPJD-së do të sjell ndonjë rezultat për diplomacinë e Kosovës. Njohësit e politikës së jashtme kanë bërë me dije se ai nuk është ekspert i kësaj fushe, prandaj nuk pritet diçka nga ai. Sipas tyre, angazhimi i Jakupit në këtë fushë është keqpërdorim i fondeve publike. Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka thënë për gazetën Nacionale se këtu nuk bëhet fjalë për angazhim të ndonjë eksperti. Ai ka thënë se MPJD-ja ka angazhuar një anonimus, i cili nuk do t`i ofrojë asnjë shërbim Kosovës. “Nuk kam parë që Ministria e Jashtme ka angazhuar ndonjë ...
Komentet te “Është anonimus”; “Nuk do të sjell asnjë dobi”: Askush nuk pret rezultate nga angazhimi i “ekspertit” Gani Jakupi Janë të Mbyllura

Iliriana dhe Adri i thonë PO njëri-tjetrit, martohen live në BBVK – FOTO

ShowBiz
Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Iliriana dhe Adri, kanë kurorëzuar lidhjen e tyre të dashurisë me martesë, raporton Gazeta Sinjali. Ceremonia i zhvillua live në spektaklin e sotëm, teksa befasi për çiftin ishte edhe prezenca e tyre në dasmë. /Sinjali ...
Komentet te Iliriana dhe Adri i thonë PO njëri-tjetrit, martohen live në BBVK – FOTO Janë të Mbyllura

Producenti kosovar paralajmëron film për përballjen e ish-krerëve të UÇK-së me Hagën

Lajme
Aktori dhe producenti kosovar i filmave, Besnik Krapi, i cili ishte nominuar për çmimin Oscar me filmin e tij “Në kërkim të Venerës”, ka thënë se në përballje me një “Përrallë Kafkiane” e cila përfshinë ede themeluesit e Republikës së Kosovës të cilët gjenden në Gjykatën Speciale, mbase do të eksperimentoj drejt realizimit të një filmi për gjithë atë që po ndodh në Holandë. Krapi ka shkruar se shpesh realiteti shpesh e tejkalon trillimin. Ky reagim i Krapit vjen pasi dje me një vendim të Gjykatë së Hagës pas kërkesës së Prokurorisë, ish-krerët UÇK-së do të përballen me kufizime të jashtëzakonshme të takimeve dhe bisedave. Kjo pasi Prokuroria i ka ...
Komentet te Producenti kosovar paralajmëron film për përballjen e ish-krerëve të UÇK-së me Hagën Janë të Mbyllura

Ashton: Asociacioni erdhi si synim për ta larguar Beogradin nga Veriu dhe për t’i afruar serbët me Prishtinën

Lajme
Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Baronesha Catherine Ashton, nën ndërmjetësimin së cilës ishte nënshkruar edhe Marrëveshja e vitit 2013 ku përfshihet edhe Asociacioni, në një intervistë për KosSev ka folur për pikat e Marrëveshjes dhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ashton ka thënë se Asociacioni është si rezultat i një prej shtatë pyetjeve të shtruara për Beogradin dhe Prishtinën në kuadër të Dialogut. Sipas saj, është e rëndësishme që komuniteti serb të ketë një raport të veçantë me institucionet në Prishtinën dhe se Asociacioni ka rrjedhur bazuar mbi këtë dhe mbi qëllimin për eliminimin e ndërhyrjes se Beogradit në Veri dhe që Beogradi të mos jetë pjesë ...
Komentet te Ashton: Asociacioni erdhi si synim për ta larguar Beogradin nga Veriu dhe për t’i afruar serbët me Prishtinën Janë të Mbyllura

Fundjavë dimërore, të shtunën bie borë

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të ketë reshje bore në vend. Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore, sipas njoftimit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius. Të dielën parashihet mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius./Demokracia ...
Komentet te Fundjavë dimërore, të shtunën bie borë Janë të Mbyllura

“Nuk më zë gjumi natën” – Rritja e çmimeve shton stresin dhe ankthin tek kosovarët

Ekonomi
Ulur në një rrugë në lagjen Dardania në Prishtinë, një 36-vjeçare priste që njerëzit që dilnin nga një market apo kalonin asaj rruge t’i lëshonin pranë saj disa nga centët e tyre. E ardhur nga Shqipëria, kjo grua me përkatësi etnike rome thotë se tani jeton në një shtëpi të vjetër në qytetin e Ferizajt, ku banon me qira. Dhjetë vjetët e saj në Kosovë nuk kanë qenë të lehta. “Shumë herë gjatë natës nuk më ka zënë gjumi, [duke menduar] se a do të mund ta sigurojë ushqimin të nesërmen për familje”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë. E papunë, ajo çdo ditë udhëton nga Ferizaj në Prishtinë ...
Komentet te “Nuk më zë gjumi natën” – Rritja e çmimeve shton stresin dhe ankthin tek kosovarët Janë të Mbyllura

Vazhdon mbrojtja e Gërvallës ndaj Gani Jakupit, e krahason me Dua Lipën e Rita Orën

Lajme
Mbrojtja e Donika Gërvallës, ministre e Punëve të Jashtme, ka vazhduar mbrojtjen ndaj Gani Jakupit, këshilltarit që mori projektin prej 90 mijë euro. Në një prononcim para medies, Gërvalla ka bërë një deklarim interesant. Në një fjali, ajo ka krahasuar Jakupin me Dua Lipën e Rita Orën, dy këngetare shqiptare jashtëzakonisht të njohura në botë. “Natyrisht zoti Gani Jakupi nuk i ka më shumë borxh Kosovës sesa të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe nuk i ka borxh këtë fushatë të jashtëzakonshme kundër tij. Unë jam e lumtur që zoti Gani Jakupi, si shumë profesionistë të tjerë anëmbanë botës, të cilët asnjëherë nuk i kanë shkëputur lidhjet me Kosovën, ...
Komentet te Vazhdon mbrojtja e Gërvallës ndaj Gani Jakupit, e krahason me Dua Lipën e Rita Orën Janë të Mbyllura