Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Serwer: Pse BE, Britania e Madhe dhe SHBA s’po e dënojnë Serbinë

Lajme Rajoni dhe Bota
Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimit të Reuters se ushtarët britanikë po e ruajnë kufirin e Kosovës me ndërrime 18 orëshe. Serwer e ka mirëpritur këtë, derisa ka shtuar pyetjen se pse BE, Britania e Madhe dhe SHBA nuk po e ndëshkojnë sjelljen e 24 shtatorit. “Mirë të dëgjosh, nëse nuk jeni ushtarë. Por pse BE, Britania e Madhe dhe SHBA nuk po e ndëshkojnë sjelljen e 24 shtatorit që e bëri këtë të nevojshme?”, ka shkruar ai. peacefare.net @DanielSerwer · Follow Good to hear, if you are not the soldiers. But why are EU, UK, and US not punishing the September 24 behavior that makes this necessary? ...
Komentet te Serwer: Pse BE, Britania e Madhe dhe SHBA s’po e dënojnë Serbinë Janë të Mbyllura

“O Zot faleminderit”, momenti kur Rita Ora prek me dorë tokën në Kosovë pas daljes nga avioni – Video

ShowBiz
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka ardhur sot në Kosovë bashkë me bashkëshortin i saj, Taika Waititi. E lindur më 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë, ylli i muzikës feston sot 33 vjetorin e lindjes. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale nga momenti kur Rita zbret nga avioni privat në Kosovë. Sapo zbriti, këngëtarja preku me duar tokën dhe u pa shumë e emocionuar dhe e lumtur që ka ardhur në Kosovë. “O Zot faleminderit”, dëgjohet duke thënë Rita. /Demokracia ...
Komentet te “O Zot faleminderit”, momenti kur Rita Ora prek me dorë tokën në Kosovë pas daljes nga avioni – Video Janë të Mbyllura

E papritur: Edona gati ta lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

ShowBiz
Është njëra nga banoret më të pëlqyera të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, por Edona sot ka shokuar përkrahësit e saj. E njëjta para pak çastesh u shpreh se është gati ta lë përfundimisht shtëpinë e BBVK, pasi siç shprehet ajo nuk ka fuqi më. Është Blero ai i cili po mundohet t’ia ndryshoj mendjen Edonës, e cila po shprehet goxha gati për këtë vendim. “As për cigare nuk po mendoj më, po mendoj ta lë krejt. Ta shoh tash. Jam lodhë”, u dëgjua teksa i tha Edona Bleros. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E papritur: Edona gati ta lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova Janë të Mbyllura

Foshnja që u gjet e vdekur në Prizren dyshohet se u vra, Policia jep detaje për rastin

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit, ku një foshnjë e porsalindur është gjetur pa shenja jete, në afërsi të Parkut të Qytetit. Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se trupi i pajetë është gjetur në afërsi të Parkut të Qytetit. Ai tha se dyshimet e para janë për vrasje. Kështu rasti është hapur ‘Vrasje e foshnjës së porsalindur’. “Policia në Prizren ka pranuar një informatë se në afërsi të Parkut të Qytetit, nga një dëshmitar okular, gjendet një trup i pajetë që bëhet fjalë një foshnjë. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, njësitë ...
Komentet te Foshnja që u gjet e vdekur në Prizren dyshohet se u vra, Policia jep detaje për rastin Janë të Mbyllura

Faruk Mujka i VV-së s’po pyet “as për ligj, as për Maliq”, merr kundërligjshëm dy paga

Lajme
Kryeshefi i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” dhe asamblisti i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Jugut, Faruk Mujka, merr pagë vjetore bruto prej afro 40 mijë eurosh për dy pozitat zyrtare që i mban. Por bazuar në interpretimin ligjor nga Agjencia Kundër Korrupsionit, zyrtarit të partisë në pushtet megjithëqë i lejohet t’i ushtrojë dy pozitat, nuk ka të drejtë edhe për shpërblimin me pagesë, përveç kompensimit për shpenzime udhëtimi dhe të tjera të ndërlidhura Mbi 3 mijë euro pagë mujore bruto i mundësohet t’i marrë zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Faruk Mujka, për dy pozitat zyrtare që i mban, ani se kjo nuk lejohet me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe Ligjit ...
Komentet te Faruk Mujka i VV-së s’po pyet “as për ligj, as për Maliq”, merr kundërligjshëm dy paga Janë të Mbyllura

Forcat britanike ruajnë kufirin e Kosovës, emisari Peach në Serbi takon komandantin e ushtrisë serbe

Lajme
Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka qëndruar për vizitë në Serbi ku edhe është takuar me Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsilovic. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Mojsilovic ka thënë se “Serbia respekton në vazhdimësi Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake dhe në pajtim me Rezolutën 1244 njeh KFOR-in si garantuesin e vetëm të sigurisë të popullatës serbe në Kosovë”. Përgjatë vizitës në Beograd, Peach ka takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, kryeministren serbe, Ana Brnabic dhe Ivica Dacicin. Sot REUTERS ka raportuar se trupat britanike janë vendosur në kufi me Serbinë dhe se po kujdesen për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe ...
Komentet te Forcat britanike ruajnë kufirin e Kosovës, emisari Peach në Serbi takon komandantin e ushtrisë serbe Janë të Mbyllura

Ironizon Mirena: Minatorëve nuk u paska dal paga, shpresoj që Gani Jakupit nuk ia vonojnë

Lajme
Ilir Mirena, analist i përhershëm në T7, ka komentuar reagimin e minatorëve të Trepçës, të cilët u ankuan se sërish nuk u ka dalë rroga më 24 nëntor. Mirena ka ironizuar, duke shkruar se shpreson që mos t’i vonohet paga edhe Gani Jakupit, “superkëshilltarit” që përfiton të hyra prej 7 mijë e 500 euro nga buxhet i Qeverisë së Kosovës. “Minatoreve te Trepçes edhe pas dates 24 nentor nuk u paska dal paga. Po shpresoj Gani Jakupit nuk ja vonojne kshtu. Minatoret s’kane ku shkojne as kush s’ti merr. Qaty n’zgafelle. Ganine po. Ta marrin shtetet tjera, ta fshijne. Kerkesa per eksperta te tille eshte e madhe. Nje Gani e ...
Komentet te Ironizon Mirena: Minatorëve nuk u paska dal paga, shpresoj që Gani Jakupit nuk ia vonojnë Janë të Mbyllura

“Barazi dhe ndershmëri për pagat mes kategorive…” | Si e shkatërroi Kurti me superkëshilltarin Ligjin e Pagave, që paguhet 7,500 euro në muaj?

Lajme
“Me këtë sistem të ri dhe vlera të reja të kompensimeve ne kemi synuar dhe mbërritur disa objektiva bazë. Barazi dhe ndershmëri për pagat mes kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve”. Këto janë shtyllat kryesore të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik në Republikën e Kosovës, të cilat u mbrojtën më 1 shkurt të vitit 2023 nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur në mbledhjen e Qeverisë caktoi vlerën monetare të koeficientit, 105 euro, shkruan Demokracia.com. “Barazia”, “ndershmëria”, “ngushtimi i hendekut mes zyrtarëve të lartë dhe ...
Komentet te “Barazi dhe ndershmëri për pagat mes kategorive…” | Si e shkatërroi Kurti me superkëshilltarin Ligjin e Pagave, që paguhet 7,500 euro në muaj? Janë të Mbyllura

Berisha: Bazat ushtarake serbe janë pikërisht kishat ortodokse në Kosovë!

Lajme
Ditët e fundit ka patur paralajmërime për deeskalim të situatës në veri. Këtë lajm e konfirmoi disa ditë më parë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti. Ai tha se ushtria serbe po përdor armët kineze për shfaqjen e agresionit ndaj Kosovës. “Sistemi raketor FK-3 (versioni eksportues i HQ-22) është një nga armët kineze të përdorura nga Ushtria Serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”, ka deklaruar Kurti. Në lidhje me këto paralajmërime ka folur për “Gazeta Blic”, edhe deputeti i PDK-së, njëherësh anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe ...
Komentet te Berisha: Bazat ushtarake serbe janë pikërisht kishat ortodokse në Kosovë! Janë të Mbyllura

Një grua kërkon ndihmë mjekësore në QKUK pasi u sulmua fizikisht nga ish i dashuri

Lajme
Një grua ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Prishtinë 24.11.2023 – 00:35. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi që e njëjta ishte sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Demokracia ...
Komentet te Një grua kërkon ndihmë mjekësore në QKUK pasi u sulmua fizikisht nga ish i dashuri Janë të Mbyllura