Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Deputetja e PDK-së: Albin, pse me pagu rrymën për serbët në veri e jo për veteranët e viktimat e dhunës civile

Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se pse janë përjashtuar kategoritë e dala nga lufta nga skema e subvencionimit të energjisë elektrike. “Albin, pse duhet me pagu rrymën për serbët në veri e jo për ushtarët e UÇK-së, invalidët e luftës, viktimat e dhunës civile e veteranët?”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook. Sipas saj këtyre kategorive u garantohet me ligj, subvencionimi i energjisë elektrike. “Kjo qeveri i ka përjashtuar këto kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike edhe pse si kategori të veçanta e kanë të garantuar me ligj! Mos të harrojmë, kjo qeveri e ka rutinë ditore të shkel ligjet e ...
Komentet te Deputetja e PDK-së: Albin, pse me pagu rrymën për serbët në veri e jo për veteranët e viktimat e dhunës civile Janë të Mbyllura

Osmani dhe Kurti arrijnë “sukses”, vazhdojnë ta mbajnë Kosovën lajm në ballinat e mediave ndërkombëtare si një vatër e mundshme lufte

Lajme
“Fakti që keni disa qindra ushtarë amerikanë si pjesë e këtij misioni [NATO-s] në role drejtuese që e mbështesin këtë, është tjetër pasqyrim se sa seriozisht e marrin Shtetet e Bashkuara këtë. Pra, unë ende fle mjaft rehat natën duke e ditur që NATO është atje, duke e ditur se ka ushtarë amerikanë në NATO dhe duke e ditur se ata janë të aftë të përballojnë çfarëdo kërcënimi ndaj sigurisë që mund të shfaqet”. Është e vështirë të bëhen deklarata kaq të drejtpërdrejta dhe që japin kaq shumë siguri, si kjo e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, dhënë para tri javësh, më 30 nëntor 2023, kur kishte folur ...
Komentet te Osmani dhe Kurti arrijnë “sukses”, vazhdojnë ta mbajnë Kosovën lajm në ballinat e mediave ndërkombëtare si një vatër e mundshme lufte Janë të Mbyllura

Qeveria përjashton kategoritë e luftës nga subvencionimi i energjisë

Lajme
Së paku 10 euro më shtrenjtë do ta paguajnë faturën e energjisë elektrike një pjesë e kategorive të dala nga lufta. Subvencionimin e rrymës që e gëzonin tash e sa vite, ua hoqi Qeveria, madje siç thonë pa asnjë paralajmërim. “Jemi subvencionu për një pjesë të faturës të energjisë elektrike dhe e kemi kuptu që ka nxjerrë një rregullore që na ka largu edhe pse është e përfshirë në ligj, dhe qeveritë e kaluara e kanë zbatu këtë vit ka marrë vendim edhe na ka lënë anash edhe kështu që nuk na ka njoftu as neve që ta njoftojmë anëtarësinë që të aplikojë si rast social”, tha Xhevdet Qeriqi nga ...
Komentet te Qeveria përjashton kategoritë e luftës nga subvencionimi i energjisë Janë të Mbyllura

“Nuk ka gjë nga këto takime, bëhen veç analiza”: Krasniqi refuzon ftesën e Osmanit për të diskutuar për Asociacionin

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar dhe do të refuzojë “takimet konsultative” me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të paralajmëruara nga kjo e fundit për të ndarë shqetësimet dhe brengat rreth draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe që Kosova ka pranuar në fund të tetorit; draft ky që ka lënë të shqetësuar shumëkënd e që përkthehet në një autonomi të plotë politike dhe territoriale për komunat të populluara me shumicë serbe. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e konfirmoi që nuk do të merr pjesë në takimet e kësaj natyre në një intervistë për Nacionalen; dhe atë mu në kohën kur Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...
Komentet te “Nuk ka gjë nga këto takime, bëhen veç analiza”: Krasniqi refuzon ftesën e Osmanit për të diskutuar për Asociacionin Janë të Mbyllura

“E thërret në telefon, takohen në veturë e sulmon disa herë me thikë” – gjykata përshkruan detaje të vrasjes në Gjilan

Lajme
Gjykata Themelore e Gjilanit ka caktuar 30 ditë paraburgim për D.T. i cili dyshohet se e vrau me thikë viktimën A.B të shtunën në fshatin Dobërçan. Sipas Gjykatës, ai e vrau “në mënyrë dinake” dhe “me dashje” A.B për motive ende të panjohura. Dorasi që akuzohet për vrasje të rëndë, siç njofton Gjykata, e thirri fillimisht në telefon viktimën dhe më pas ata u takuan në një automjet, ku A.B. nisi të sulmohej për vdekje. “Më datë 16.12.2023 rreth orës 20:35 minuta në rrugën “Hamdi Kastrati” në fshatin Dobërçan, Komuna e Gjilanit, i pandehuri D. T. në mënyrë dinake, me dashje për motive deri më tani të pa njohura, e ...
Komentet te “E thërret në telefon, takohen në veturë e sulmon disa herë me thikë” – gjykata përshkruan detaje të vrasjes në Gjilan Janë të Mbyllura

Specialja në pushim dimëror deri më 5 janar 2024

Lajme
Dhomat e Specializuara të Kosovës, njoftojnë se pushimi dimëror në DHSK fillon të hënën, më 18 dhjetor 2023, dhe përfundon më 5 janar 2024. “Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca gjyqësore dhe disa nga shërbimet jothelbësore do të jenë në minimum”, thuhet në njoftim. Megjithatë, thuhet tutje, gjykata mbetet plotësisht funksionale dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së. ”Gjatë pushimit mund të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi”, njofton Specialja./Demokracia ...
Komentet te Specialja në pushim dimëror deri më 5 janar 2024 Janë të Mbyllura

Çitaku: Kontributi i vetëm i Kurtit dhe VV-së në liberalizimin e vizave është veç gazi lotsjellës në Kuvend

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se liberalizimi i vizave është lajm i mirë për Kosovën. Çitaku përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se se VV-ja nuk ka kurrfarë kontributi për këtë çështje, teksa përmend gazin lotsjellës në Kuvend. Ajo foli edhe për deklaratën e fundit të kryeministrit Kurti ku tha se sukseset e kësaj qeverie, vendet e tjera mund t’i shohin vetëm në ëndërr. Postimi i plotë: Së pari, është lajm i mirë ndonse i vonuar, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Së dyti, kontributi i vetëm i LVV dhe Kurtit në këtë proces është gazi lotsjellës në Kuvend dhe dhuna verbale e fizike, ...
Komentet te Çitaku: Kontributi i vetëm i Kurtit dhe VV-së në liberalizimin e vizave është veç gazi lotsjellës në Kuvend Janë të Mbyllura

Serwer: Rezultati i zgjedhjeve në Serbi s’është shenjë e mirë për Kosovën

Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka krijuar një sistem të padrejtë zgjedhor që e favorizon atë, thotë Daniel Serwer, profesor në Universitetin amerikan Johns Hopkins, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Të dhënat paraprake të zgjedhjeve të 17 dhjetorit tregojnë se Partia Përparimtare Serbe, e udhëhequr deri vonë nga Vuçiq, ka fituar shumicën. Lista opozitare “Serbia kundër dhunës” ka kërkuar, ndërkohë, anulimin e zgjedhjeve në Beograd, duke pretenduar se ka pasur parregullsi. Duke komentuar fitoren e Vuçiqit në raport me Kosovën, Serwer thotë se rezultati “nuk është një shenjë e mirë”për marrëdhëniet mes dy vendeve. “Nuk shoh asnjë shenjë se Vuçiq është gati për një ndryshim serioz sa ...
Komentet te Serwer: Rezultati i zgjedhjeve në Serbi s’është shenjë e mirë për Kosovën Janë të Mbyllura

Grabitje e armatosur në Prishtinë, dy persona me armë e helmeta në kokë vjedhin në një këmbimore të kriptovalutave

Lajme
Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Sipas informacioneve të para, persona akoma të paidentifikuar kanë arritur që nën kërcënimin e armës të grabisin një shumë të parave. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se po ndërmerren veprimet e nevojshme për të zbuluar rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti. “Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë ...
Komentet te Grabitje e armatosur në Prishtinë, dy persona me armë e helmeta në kokë vjedhin në një këmbimore të kriptovalutave Janë të Mbyllura

Rusia fort e interesuar për gjykimin në Hagë, ankohet në OKB se krerët e UÇK-së “po i mbajnë mirë”

Lajme
Më 12 dhjetor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u mbajt një konferencë ku u fol për aktivitetet e mekanizmave të mbetur lidhur me gjykatat penale. Aty më e zëshmja ishte Maria Zabolotskaya, përfaqësuese e Rusisë. Një pjesë të mirë të fjalimit, ajo ia ka dedikuar Kosovës dhe Gjykatës Speciale. Madje, me detaje të cilat nuk dihen publikisht, shkruan Nacionale. Shteti i Rusisë po del të jetë mirë i informuar për të gjitha zhvillimet në Dhomat e Specializuara të Hagës. Madje, përveç proceseve e detajeve që janë të shpalosura publikisht, duket se ata kanë dijeni edhe për “masat ekstreme” që iu vendosen ish-krerëve të UÇK-së në paraburgim. Gjatë një konference ...
Komentet te Rusia fort e interesuar për gjykimin në Hagë, ankohet në OKB se krerët e UÇK-së “po i mbajnë mirë” Janë të Mbyllura