Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Konjufca s’i përgjigjet drejtësisë, s’merr pjesë në seancën për gjykimin për gazin lotsjellës në Kuvend

Lajme
Për shkak të mungesës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shtyrë seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Konjufca akuzohet për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend. Në aktakuzë thuhet se në seancën e Kuvendit të Kosovës të datës 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Mbrojtësja sipas detyrës zyrtare e Konjufcës, Arbnora Zeqiri, njoftoi gjykatën se klienti i tij ka qenë i ftuar gojarisht përmes procesverbalit nga seanca e kaluar për seancën e sotme, andaj atij i ka ikur kjo ...
Komentet te Konjufca s’i përgjigjet drejtësisë, s’merr pjesë në seancën për gjykimin për gazin lotsjellës në Kuvend Janë të Mbyllura

Kurti fishkëllehet e gjuhet me letra gjatë fjalimit të tij në konferencën për “Rinia 2023”

Lajme
Një aktiviste ka penguar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, duke fishkëllyer e gjuajtur letra në drejtim të tij, raporton Ekonomia Online. Kjo ndodhi përderisa i pari i Qeverisë ishte duke mbajtur fjalimin e konferencën për Rininë 2023. Menjëherë kanë reaguar nga mbrojta e afërt, duke e nxjerr aktiviste jashtë vendit ku po mbahej konferenca./Demokracia ...
Komentet te Kurti fishkëllehet e gjuhet me letra gjatë fjalimit të tij në konferencën për “Rinia 2023” Janë të Mbyllura

IKSHPK: Kosova po përballet me nivele të larta të ndotjes së ajrit

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ngritur alarmin për ndotjen e ajrit në vendin tonë. Sipas IKSHPK-së Kosova po përballet me nivele të larta  të ndotjes së ajrit. Po ashtu është bërë e ditur se 9 nga 19 njerëz thithin ajër që tejkalon kufijtë e udhëzuesit të OBSH-së lidhur me nivelet e larta të ndotësve. Njoftimi i plotë: Këto ditë Kosova dhe veçmas qyteti i Prishtinës po përballet me nivele të larta  të ndotjes së ajrit Të dhënat e OBSh-së tregojnë se ndotja e ajrit vret rreth shtatë milionë njerëz në mbarë botën çdo vit. 9 nga 19 njerëz thithin ajër që tejkalon kufijtë e udhëzuesit të OBSH-së ...
Komentet te IKSHPK: Kosova po përballet me nivele të larta të ndotjes së ajrit Janë të Mbyllura

Xhavit Haliti: Saksionet e BE-së mund të jenë problem për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Lajme
Deputeti i PDK-së, njëherit anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Xhavit Haliti ka shprehur dyshime që anëtarësimi mund të ndodhë derisa Kosova është e sanksionuar nga Bashkimi Evropian. “Problem i madh është tani sanksionet që ia kanë vendos Kosovës dhe nuk e di Kosova me sanksione a mund të kalojë kjo çështja e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Jam i dyshimtë që mund të bëhet, megjithatë unë do të kisha pas dëshirë shumë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës sepse hapet një derë e mirë, e duhur edhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut edhe për disa çështje të tjera të rëndësisë së ...
Komentet te Xhavit Haliti: Saksionet e BE-së mund të jenë problem për anëtarësimin e Kosovës në KiE Janë të Mbyllura

Çoroditja e Kurtit: Për Zajednicën fshihet pas Gjykatës Kushtetuese, por kur opozita çon ligje aty e quan instrument “për ta mbrojtur shtetin e kapur”

Lajme
Për kryeministrin Albin Kurti, Gjykata Kushtetuese është institucion i thirrur për të bërë vlerësimin e kushtetutshmërisë së Statutit të Zajednicës, që tashmë e ka pranuar nga 5 emisarët më 21 tetor 2023 dhe është vetëofruar ta nënshkruajë më 26 tetor. Por, Gjykata Kushtetuese si institucion që ka autoritetin e vetëm në Kosovë për të vlerësuar edhe kushtetutshmërinë e ligjeve që nxjerrë Kuvendi i Kosovës, sipas Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, nuk bënë të shfrytëzohet nga partitë opozitare edhe pse Kushtetuta e Kosovës u jep të drejtë së paku 10 deputetëve që t’i drejtohen asaj brenda një afati prej 8 ditësh nga dita kur Kuvendi miraton një ligj të caktuar, shkruan Demokracia.com. ...
Komentet te Çoroditja e Kurtit: Për Zajednicën fshihet pas Gjykatës Kushtetuese, por kur opozita çon ligje aty e quan instrument “për ta mbrojtur shtetin e kapur” Janë të Mbyllura

Tahiri i reagon Vetëvendosjes: I frikësohen kushtetutshmërisë, janë në panik

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar ndaj Vetëvendosjes për deklaratën e tyre rreth opozitës. Sot gjatë ditës, Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka thënë se opozita pa aletrnativë po e shfrytëzon Gjykatën Kushtetuese. Reagimi i VV-së erdhi pasi PDK ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Kushtetuese  Ligjin për Fondin Sovran. Tahiri lidhur me këtë ka shkruar se partia në pushtet, Vetëvendosje po frikësohet nga “kushtetutshmëria dhe ligjshmëria prandaj janë në panik”. “Në vend që t’i mbajnë ligjërata opozitës, Vetëvendosja duhet ta braktis vetë rrugën e qeverisjes korruptive dhe të dëmshme, pasojat e të cilës sot po i vërejmë me inflacionin dhe varfërimin e ...
Komentet te Tahiri i reagon Vetëvendosjes: I frikësohen kushtetutshmërisë, janë në panik Janë të Mbyllura

Arifi: Kurti na përçau, shqiptarët e Luginës bojkotuan zgjedhjet për këtë arsye

Lajme Rajoni dhe Bota
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka përçarë shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe si rezultat i kësaj, sipas tij, ata e kanë bojkotuar edhe daljen në zgjedhje. Arifi në  T7 ka rikujtuar marrëveshjen e vitit 2020, që kishte unifikuar partitë politike shqiptare në Luginë, por thotë se në zgjedhjet e të dielës Kurti ka anuar drejt Kamberit dhe ka sponzorizuar ndarjen. “Në këto zgjedhje të ditës së diel kemi pas përçarje që është sponzorizuar nga kryeministri Albin Kurti dhe ndërhyrjet e tij flagrante të një anshme në drejtim të Kamberit. Në bazë të kësaj ndërhyrje, shqiptarët e Luginës së Preshevës i kanë ...
Komentet te Arifi: Kurti na përçau, shqiptarët e Luginës bojkotuan zgjedhjet për këtë arsye Janë të Mbyllura

DOKUMENT | Fshehja e shpenzimeve të Prindon Sadriut përmendet në raportin e Këshillit të Evropës

Lajme
Fshehja e shpenzimeve të bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriut, për udhëtimet dhe shpenzimet për medikamente është raportuar nga Byroja e Parlamentit Evropian drejtuar Sekretarit të Këshillit të Evropës. Në raport thuhet se ndër problemet e raportuara nga komisioneri janë mangësitë në zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. Aty thuhet se për gazetarët që punojnë në gjuhën serbe ka probleme në qasjen në dokumente në gjuhën serbe, përkundër nenit 5 të Kushtetutës që njeh shqipen dhe serbishten si gjuhë zyrtare, si dhe sipas informacioneve të marra nga shoqëria civile dhe gazetarët. “IAP ka dhënë një rekomandim për një rast lidhur me qasjen në dokumente pas një ankese ...
Komentet te DOKUMENT | Fshehja e shpenzimeve të Prindon Sadriut përmendet në raportin e Këshillit të Evropës Janë të Mbyllura

KMDLNj: Ministria e Drejtësisë pa qëndrim korrekt ndaj pengjeve që po mban Specialja

Lajme
KMDLNj, ka dalë me një reagim ndaj Gjykatës Speciale, të cilën e quan ”dhunuese të të drejtave të njeriut, të personave të privuar nga liria”, derisa akuzon edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, për mostransparencë. Sipas KMDLNj-së, Gjykata Speciale ata po i mban në Hagë si pengje, dhe kjo ministri nuk ka aspak qëndrim korrekt ndaj atyre derisa shton që ajo gjatë vizitave edhe ka bërë dallime në baza partiake. ”Dhunuesja e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria që po mbahen si pengje në GJSR në Hagë (të gjithë shtetas të Kosovës dhe të gjithë shqiptarë), Ekaterina Trandafilova ishte në një vizitë në Kosovë, siç deklaron ...
Komentet te KMDLNj: Ministria e Drejtësisë pa qëndrim korrekt ndaj pengjeve që po mban Specialja Janë të Mbyllura

Qeriqi: Qeveria ka hequr nga buxheti subvencionimin e rrymës për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe viktimat civile

Lajme
Qeveria duke se e ka ndalur subvencionim e energjisë elektrike për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe viktimave civile që nga ky vit. Kështu të paktën po pretendojnë nga OVL-UÇK-ja. Nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve po paralajmërojnë ndërmarrje të veprimeve për ta kundërshtuar këtë vendim pas fundvitit. E nga Qeveria apo ministria e Financave ende nuk janë deklaruar për këtë çështje. Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së po thonë se Qeveria ua ka hequr benificionin e përfitimit nga subvencionimi i rrymës, privilegj ky që familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe viktimat civile e gëzonin qysh prej miratimit të Ligjit që rregullon të drejtat e tyre. ...
Komentet te Qeriqi: Qeveria ka hequr nga buxheti subvencionimin e rrymës për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe viktimat civile Janë të Mbyllura