Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Haxhiu e imiton shefin e saj, i “gjuhet” Kushtetueses, e akuzon se po vonon në trajtimin e ligjeve

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për mosrespektim të afatit kohor për t’i trajtuar ligjet që po dërgohen në këtë Gjykatë. Në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, ajo tha se vettingu i cili është ndër reformat kryesore është në pritje qe 10 muaj për mendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Sa i përket çështjes së sundimit të ligjit ne kemi ndërmarrë disa veprime, në këtë rast fatkeqësisht vettingu në sistemin e drejtësisë, që është një nga reformat kryesore ende pret për mendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e ka me ligj dy muaj afatin për t’i trajtuar ligjet që kontestohen nga Kuvendi i Kosovës. ...
Komentet te Haxhiu e imiton shefin e saj, i “gjuhet” Kushtetueses, e akuzon se po vonon në trajtimin e ligjeve Janë të Mbyllura

Ligji për Pagat | S’ka vendim as pas 9-muajve, nga shkurti shtesa tranzitore përgjysmohet dhe pagat fillojnë të zbresin me 50% për shumë kategori

Lajme
Më 7 dhjetor janë bërë plot 9 muaj prej kohës kur Avokati i Popullit e dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese njërën nga ankesat që prek çështjen më të ndjeshme dhe numrin më të madh të njerëzve, direkt apo jo, Ligjin e Pagave për të punësuarit në sektorin publik, që financohet nga buxheti i shtetit. Nga muaji shkurt i vitit 2024, nëpunësit civilë që u është ulur paga me këtë ligj, do të marrin si shtesë tranzitore vetëm 50% të shumës së pagës që u është hequr, shkruan Demokracia.com. Andaj, nxjerrja e një Aktgjykimi nga Gjykata Kushtetuese mund të parandalojë dëmtimin e nëpunëse civilë që preken nga zbritja e pagës së tyre, ...
Komentet te Ligji për Pagat | S’ka vendim as pas 9-muajve, nga shkurti shtesa tranzitore përgjysmohet dhe pagat fillojnë të zbresin me 50% për shumë kategori Janë të Mbyllura

Policia konfirmon sekuestrimin e sirenave të alarmit në veri: Shërbenin për prishje të rendit publik

Lajme
Policia e Kosovës ka dhënë detaje se çka është konfiskuar gjatë një aksioni në veri të Mitrovicës. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha për Reporteri.net se kanë konfiskuar një sirenë të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit, të cilat në periudha të ndryshme kanë shërbyer për prishje të rendit publik. “Konfirmojmë konfiskimin e një sirene të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit në Mitrovica Veri. Kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Elshani. Sirenat në veri të Kosovës rëndom lëshohen nga strukturat paralele serbe kur nga popullata lokale ...
Komentet te Policia konfirmon sekuestrimin e sirenave të alarmit në veri: Shërbenin për prishje të rendit publik Janë të Mbyllura

Dështimi i madh | Kurti s’ka me çfarë të mburret përveç Zajednicës: Arritja jonë më e madhe në rrafshin ndërkombëtar më 2023 është Marrëveshja me Serbinë

Lajme
“Nuk do ta kemi prioritet krijimin e ekipit të dialogut me Serbinë, që në të gjitha matjet e opinionit publik dialogu është në vendin e gjashtë e herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë dhe u përgjigjemi atyre. Prioritet i kemi drejtësinë dhe punësimin”. Kështu deklaronte lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pak para përfundimit të ditës së 14 shkurtit 2021, kur partia e tij doli forca e parë politike në Kosovë, me mbi 50% të votave të fituara. Deri sa të gjithë po prisnin shkëlqimin e Kurtit në temën e ballafaqimit me Serbinë, ndodhi ajo që nuk e kishin parashikuar as skeptikët më të mëdhenj. 2 ...
Komentet te Dështimi i madh | Kurti s’ka me çfarë të mburret përveç Zajednicës: Arritja jonë më e madhe në rrafshin ndërkombëtar më 2023 është Marrëveshja me Serbinë Janë të Mbyllura

“E rrahu dhe ia theu nofullën”, dëshmitari rrëfen për maltretimet që i bëri ish-polici Caslav Jolic ndaj shqiptarëve

Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi ndaj Caslav Jolic, i akuzuari për krime të luftës gjatë viteve 1998-1999 në Istog. Të enjten ka dëshmuar Naim Curraj, vëllai i të dëmtuarit Nexhmedin Curraj, të cilin Jolic e ka rrahur në fshatin Gurrakoc. Dëshmitari Curraj ka treguar se bashkë me Nexhmedinin kanë pasur dy dyqane afër policisë në Gurrakoc dhe i vëllai ka punuar taksist. Derisa rrëfën për ngajrjen kur u dëmtua një përmendore serbe, Qalavi e Llaza kanë shku aty. “Na kanë thanë se Nexhmendinin janë tu e rreh në qendër. Kur jemi shku në qendër nuk na kanë lanë me iu ofru. Në atë moment ka dalë dikush ...
Komentet te “E rrahu dhe ia theu nofullën”, dëshmitari rrëfen për maltretimet që i bëri ish-polici Caslav Jolic ndaj shqiptarëve Janë të Mbyllura

Përplasja e madhe | Osmani dhe Kurti diskutojnë nën tension, çka po ndodhë? -Video

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, sot kanë pasur një diskutim në Kuvendin e Kosovës. Nga ajo që ka kapur kamera e KosovaPress-it, Osmani dhe Kurti shihen të jenë më të tensionuar se zakonisht. Ndërsa edhe gjuha e tyre trupore duket se e konfirmon një gjë të tillë. Për më shumë ndiqeni videon:   Demokracia   ...
Komentet te Përplasja e madhe | Osmani dhe Kurti diskutojnë nën tension, çka po ndodhë? -Video Janë të Mbyllura

Policia e Kosovës sekuestron sirenat e alarmit në Mitrovicë të Veriut

Lajme
Policia e Kosovës ka sekuestruar sirenat e alarmit në Mitrovicën e Veriut. Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se nga një aksion i Policisë Kosovës në ndërtesat ku kanë qenë të vendosura, janë sekuestruar këto sirena. Sirenat në veri të Kosovës rëndom lëshohen nga strukturat paralele serbe  kur nga popullata lokale kërkohet të organizohet për ndonjë ngjarje. Sa herë që bien sirenat në veri të Kosovës, e që ka ndodhur në disa raste vitet e kaluara, grupe njerëzish të organizuar dalin në rrugë, mbyllin dyqanet, barnatoret, lokalet afariste e të tjera dhe organizojnë barrikada. Kështu ndodhi edhe në maj të këtij viti, kur në komunat në veri serbët u mblodhën për ...
Komentet te Policia e Kosovës sekuestron sirenat e alarmit në Mitrovicë të Veriut Janë të Mbyllura

KFOR-it patrullon edhe me varkë në Liqenin e Ujmanit

Lajme
Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë (KFOR) po i vazhdon patrullimet në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë për të garantuar sigurinë. Agjencia shtetërore turke e lajmeve “Anadolu” shoqëroi patrullën e ushtarëve italianë përgjatë zonës kufitare afër komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, ku shumica e serbëve jetojnë në veri të Kosovës Ushtarë të KFOR-it u panë gjithashtu në patrullim me varka në liqenin e Ujmanit në rajonin kufitar. Guglielmino Esercito, komandanti përgjegjës i njësisë italiane, tha se njësitë kryejnë patrulla për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë në Kosovë. “Ne jemi të pajisur mirë dhe të trajnuar mirë, kështu që fleksibiliteti ynë mund të ...
Komentet te KFOR-it patrullon edhe me varkë në Liqenin e Ujmanit Janë të Mbyllura

KRU Prishtina paralajmëron ndëshkim të konsumatorëve ilegalë

Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se është duke bërë mbledhjen e borxheve për ujin e shpenzuar. Ata paralajmëruan ndëshkim të konsumatorëve. “ Aksion në tërë zonën e shërbimit. Mbledhja e borxheve për ujin e shpenzuar, e pa diskutueshme! Ndëshkimi i konsumatorëve ilegal, i pa diskutueshëm!”, thuhet në njoftim. /Demokracia ...
Komentet te KRU Prishtina paralajmëron ndëshkim të konsumatorëve ilegalë Janë të Mbyllura

“Dera e Presidencës është gjithmonë e hapur”, Osmani ‘zbut’ fjalorin me opozitën, dy muaj pasi u shpalli betejë politike

Lajme
“Kushdo që do betejë politike me mua, betejë politike do të ketë”, kështu iu kishte drejtuar presidentja Vjosa Osmani, opozitës më 17 tetor të këtij viti. Dy muaj pas kësaj deklarate, Osmani është “zbutur” karshi opozitës, shkruan Demokracia.com. Kjo zbutje e fjalorit të Osmanit vjen në kohën kur Qeveria po tenton ta “paketojë” Zajednicën si marrëveshje të mirë para qytetarëve. Osmani sot në një prononcim për media foli për takimin me krerët e partive opozitare, duke shtuar se dera e saj është e hapur për të gjithë ata që duan të punojnë për të mirë e qytetarëve. “Nuk ka pasur anulim. Siç edhe e kanë njoftuar nga Zyra ime ka ...
Komentet te “Dera e Presidencës është gjithmonë e hapur”, Osmani ‘zbut’ fjalorin me opozitën, dy muaj pasi u shpalli betejë politike Janë të Mbyllura