Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Gjyqtarët e njëanshëm në favor të ZPS-së”, hulumtuesi i IKD-së: Kemi vërejtur se kur dëshmitarët pyeten nga gjykatësit në Speciale, Prokuroria s’ka pyetje shtesë

Lajme
Astrit Kola, hulumtues në IKD, tha në Frontal në T7 se nga një monitorim kanë vërejtur se kur trupi gjykues u bën pyetje dëshmitarëve të paraqitur në Gjykatën Speciale në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria nuk ka asgjë për të shtuar. “Është interesante që pyetje shtesë në 90% të rasteve kanë pasur vetëm palët mbrojtëse të të akuzuarve për me i sqaru më shumë ato për të cilat dëshmitarët janë pyetur”, tha Kola. Ai tha se Prokuroria këtu qëndron më pasive. “Shumë rrallë, për të mos thënë fare, Prokuroria nuk ka bërë pyetje shtesë dhe është pajtuar në një formë me pyetjet që janë bërë nga trupi ...
Komentet te “Gjyqtarët e njëanshëm në favor të ZPS-së”, hulumtuesi i IKD-së: Kemi vërejtur se kur dëshmitarët pyeten nga gjykatësit në Speciale, Prokuroria s’ka pyetje shtesë Janë të Mbyllura

“Në emër të Albin Kurtit janë vjedhë 50 milionë për Badovcin. Thirrke njerëz në telefon”: Videoja e bisedës mes asamblistëve të VV-së në Prishtinë

Lajme
Tension e përplasje mes asamblistëve të Vetëvendosjes ka pasur sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës. Edmond Azemi e Berat Lahu qëndruan në sallë duke e bërë kuorumin për votim të buxhetit, përderisa kjo nuk u pranua lehtë nga aktivistët e ‘rryer’ të Vetëvendosjes. Ishim Gëzim Sveçla, Egzon Azemi dhe Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të Glauk Konjufcës, që tentonin me çdo mënyrë t’i bindin këta dy asamblistë të largohen nga salla. Nacionale ka siguruar një video ekskluzive e ku dëgjohet biseda mes tyre. Aty përmendet emri i Albin Kurtit, hajnia, pronat në Badovc e deri te akuzat e ndryshme. VIDEO KËTU Egzon Azemi, që tash më nuk është ...
Komentet te “Në emër të Albin Kurtit janë vjedhë 50 milionë për Badovcin. Thirrke njerëz në telefon”: Videoja e bisedës mes asamblistëve të VV-së në Prishtinë Janë të Mbyllura

Sveçla tenton të arsyetohet pasi demoloi sallën e asamblesë së Prishtinës: Kisha për qëllim ndalimin e një seance klandestine -Video

Lajme
“Pazaret personale e partiake, favoret e kusuritjet për financim të fushatave zgjedhore nuk mund të bëhen në dëm të qytetit Prishtinës”. Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, pasi ka demoluar pajisjet në sallën e mbledhjeve pas miratimit të buxhetit është munduar të arsyetohet për veprimin e pahijshëm që ka bërë. Ai ka thënë se kishte për qëllim për të pamundësuar vazhdimin e një seance të jashtëzakonshme “klandestine”, teksa ka theksuar se “në një moment kam provuar ta defunksionalizoi mikrofonin”. “Edhe pse mikorfoni u rregullua, seanca u ndërpre në mungesë të kuorumit dhe, të paktën përkohësisht, nuk u miratuan projekte qe e dëmtojnë qytetin, e ...
Komentet te Sveçla tenton të arsyetohet pasi demoloi sallën e asamblesë së Prishtinës: Kisha për qëllim ndalimin e një seance klandestine -Video Janë të Mbyllura

Ofrohen 40 mijë euro dorëzani për lirimin e Isni Kilajt

Lajme
Familjarët e Isni Kilajt përmes avokatit të tij, Iain Edwards i kanë propozuar gjykatës 40 mijë euro dorëzani për lirimin e familjarit të tij i cili po akuzohet për tentim të ndikimit mbi dëshmitarët. Avokati tha se Kilaj është i gatshëm edhe për kushte të reja në rast që mendohet se rrethanat e gjykatës lidhur me këtë pjesë tashmë kanë ndryshuar. “Nuk ju kërkoj që t’i besoni që t’i jepni z.Kilaj një shancë një mundësi në mënyrë të pakushtëzuar, por iu bëjë thirrje të konstatoni që është një kandidat i mirë për t’u liruar me kusht dhe për të vendosur të njëjtat kushte që iu vendosen nga gjykatësi i vetëm ...
Komentet te Ofrohen 40 mijë euro dorëzani për lirimin e Isni Kilajt Janë të Mbyllura

Qesharake: Ministria e Shëndetësisë i bën jehonë ‘rinovimeve’ në Radiologji, e vërteta është se janë rinovuar vetëm sportelet

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë jehonë një përurimit të disa ‘rinovimeve’ sot në Klinikën e Radiologjisë në QKUK. Madje në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Megjithatë e vërteta është se janë renovuar vetëm hapësirat pritëse dhe sporteli i kësaj klinike. “Është përuruar renovimi i hapësirës pritëse, sportelit dhe instalimi i sistemit digjital të radhëve në Klinikën e Radiologjisë”, ka thënë një burim për Gazetën Paparaci. Për këtë ka shkruar edhe gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija. Ai ka thënë se po priste furnizimin me kontrast pas 3 muajve për këtë klinikë, por i doli diçka tjetër. “Niher menova qe po ...
Komentet te Qesharake: Ministria e Shëndetësisë i bën jehonë ‘rinovimeve’ në Radiologji, e vërteta është se janë rinovuar vetëm sportelet Janë të Mbyllura

Sulmi dhe gjuha e rrezikshme ndaj mediave, Kurti s’u përgjigjet gazetarëve: “Tjetër herë

Lajme
Gjatë një përurimi në Klinën e Radiologjisë në QKUK, Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për deklaratën e tij të djeshme të bërë ndaj mediave, ku përdori madje edhe gjuhë të rrezikshme duke i ekuivalentuar me gjykime si të Serbisë. Kurti refuzoi të përgjigjet në pyetjen se çfarë ka pasur ndërmend të thotë, refuzoi të përgjigjet. “Këtu jemi në Klinikën e Radiologjisë, për çështje të tjera flasim në vende të tjera, herë të tjera, falemnderit shumë”, tha Kurti dhe u largua./Demokracia ...
Komentet te Sulmi dhe gjuha e rrezikshme ndaj mediave, Kurti s’u përgjigjet gazetarëve: “Tjetër herë Janë të Mbyllura

Presidenti Trump: Jack Smith është i rrezikshëm, mund t’i ekzekutojë njerëzit në Hagë

Rajoni dhe Bota
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, gjatë ditës së djeshme ka dhënë një intervistë për mediumin “NBC News”, ku ndër të tjera ka folur edhe për ish-kryeprokurorin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Jack Smith. Ai fillimisht tregon se ajo çfarë i ka bërë Jack Smith atij është një turp. “Në historinë e vendit tonë, asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Dhe unë i kam fituar këto raste”, ka thënë Trump, duke i përmendur akuzat e shumta që ia ka bërë prokurori Jack Smith. Në këtë intervistë ekskluzive, presidenti Trump nuk e lë pa e përmendur as Gjykatën Speciale. Duke iu referuar akuzave të prokurorit Jack ...
Komentet te Presidenti Trump: Jack Smith është i rrezikshëm, mund t’i ekzekutojë njerëzit në Hagë Janë të Mbyllura

“Dëshmitarët e ZPS’së duhet të ishin në burg për shpifje ndaj UÇK’së”

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku, ka thënë se po të kishte dëshmi, dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar do duhej të ishin në burg për shpifjes që po bëhen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka shkruar në ‘Facebook’ menjëherë pas dëshmisë së Fadil Fazliut, i cili tha para trupit gjykues se është i pafajshëm ndaj veprave mbi të cilat rëndojnë. “Prokurorët, Gjykatësit, por edhe Avokatët punojnë vetëm për çështjen e tyre materiale. E, se çfarë është drejtësia dihet: Po të kishte drejtësi, dëshmitarët e ZPS-së që po shpifin ndaj UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj, qoftë me vullnet, qoftë me kërcënim e shantazh nga ana ...
Komentet te “Dëshmitarët e ZPS’së duhet të ishin në burg për shpifje ndaj UÇK’së” Janë të Mbyllura

Sovraniteti me pashtetë? Demhasaj publikon foto të ushqimit të policit në veri

Lajme
Tashmë në masa të rritura sigurie para dhe pas sulmit terrorist mbi infrastrukturën jetike më 29 janar në kanalin e Ibër-Lepencit, me ç’duket policia kosovare e ka gjetur veten dobët të ushqyer. Kështu së paku e dha një pamje të zymtë analisti politik, Arton Demhasaj, i cili publikoi fotografinë e ushqimit të një polici në veri, gjendje të cilën e quajti “fatkeqe”. Dy argeta, një jogurt me pemë, një shishe ujë, e një bukë. “Ushqimi i policit në pjesen verirore të Kosovës fatkeqësisht!”, shkroi Demhasaj. /Demokracia ...
Komentet te Sovraniteti me pashtetë? Demhasaj publikon foto të ushqimit të policit në veri Janë të Mbyllura

Memli Krasniqi: Lufta çlirimtare e popullit tonë ishte e drejtë, Dhomat e Specializuara në Hagë të veprojnë me përgjegjësi maksimale

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ngritur shqetësimin për zhvillimet e fundit në Hagë, ku Zyra e Prokurorit Special ka njoftuar se ish-presidentit Hashim Thaçi i është shtuar edhe një aktakuzë për pengim të drejtësisë. Krasniqi ka bërë thirrje që Dhomat e Specializuara të veprojnë me përgjegjësi maksimale, duke theksuar se drejtësia asnjëherë nuk duhet të përdoret si mjet për të rishkruar historinë apo për të kontestuar sakrificat e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës. “Lufta çlirimtare e popullit tonë ishte e drejtë, fisnike dhe e rrënjosur në të drejtën universale për liri dhe dinjitet. Çdo përpjekje për t’i dhënë tjetër kahje kësaj të vërtete, rrezikon ...
Komentet te Memli Krasniqi: Lufta çlirimtare e popullit tonë ishte e drejtë, Dhomat e Specializuara në Hagë të veprojnë me përgjegjësi maksimale Janë të Mbyllura