Numri i qytetarëve që kanë marr kredi nëpër bankat e komerciale të Kosovës është rritur për rreth 13 mijë deri në nëntor të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Gati 200 mijë qytetarë u janë drejtuar bankave të Kosovës për kredi gjatë këtij viti. Ndërkaq, shuma e përgjithshme e kredive në sektorin bankar deri në muajin tetor është rreth 5 miliardë euro. Krahas kësaj, rritje ka shënuar edhe norma mesatare e interesit për dy për qind, sa ishte 6.2 për qind vitin e kaluar. Banka Qendrore e Kosovës (BQK) thonë se numri i përgjithshëm i kredi marrësve është 118 mijë e 102 deri në nëntor, rreth ...
Komentet te Kosovarët me borxhe deri në ‘fyt’, rreth 5 miliardë euro kredi Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti një grup prej 80 personash që janë larguar nga Kosova pas sulmit në Banjska po vazhdojnë stërvitjet në poligone ushtarake serbe. Serbia i hedh poshtë këto pretendime. Autoritetet në Kosovë kanë ngritur alarmin për sulme të reja të mundshme në veri të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha, se Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, që mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës së bashku me grupin që kreu sulmin e 24 shtatorit ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe më pas tre sulmues. Në një konferencë në fundjavë, duke u bazuar në informacione të inteligjencës kosovare, ...
Komentet te Kosova ngre alarmin për sulme të mundshme në veri Janë të Mbyllura
Më 20 qershor të këtij viti, Ekaterina Trendafilova i mbushi 70 vjeç. Ditëlindjen, bullgarja e festoi në krye të Gjykatës Speciale, derisa kolegët e saj në gjykatat në Kosovë, në këtë moshë e festojnë vitin e pestë të pensionimit. Derisa vetë organi me seli në Hagë, por që punon me ligje të Kosovës, nuk u përgjigj për këtë situatë, avokatët e akredituar nga ky institucion kanë mendime të ndryshme. “Në botë mosha e pensionimit është kur e arrin moshën 65-vjeçare… Kjo vlen edhe për gjykatësit e Gjykatës Speciale”, tha avokatja e Akredituar nga Gjykata Speciale, Fehmije Gashi-Bytyqi. “Në këtë rast do duhej që në moshën 65, atyre t’iu pushojnë funksionet ...
Komentet te 70-vjeçarja Trendafilova, në krye të gjykatës së Kosovës ku pensionimi arrihet me 65 vjeç Janë të Mbyllura
Në kodrën e Cërnushës të Mitrovicës më 30 dhjetor, kur edhe shënohet Dita e Veteranëve, do të bëhet përurimi i tri shkronjave emblemë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë projekt, Komuna e Mitrovicës ka vendosur të shpenzojë 119 mijë euro. Zyrtarët lokalë shpresojnë se me këtë veprim do ta nderojnë UÇK-në dhe kjo pikë do të shndërrohet në atraksion turistik. Tri shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë vendosur në një nga pikat më të larta të Mitrovicës, mbi kodrën e Cërnushës. Kjo kodër pritet të shndërrohet në një prej pikave më atraktive në këtë qytet. Vendosja e tij në këtë lokacion nuk ishte e rastësishme. “Kodra në të ...
Komentet te Në Cërnushës do bëhet përurimi i tri shkronjave emblemë të UÇK-së Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të dielën, reagoi ndaj vizitës private të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, në Oslo të Norvegjisë, duke e kualifikuar si “marrëzi” shkuarjen e shefit të ekzekutivit në kryeqytetin norvegjez, posaçërisht në dritën e kërcënimeve të reja për sigurinë e vendit nga shteti serb. Njëjtë e kualifikoi edhe lajmin se Lëvizja Vetëvendosje – partia në pushtet në Kosovë – zyrtarisht i është bashkëngjitur frontit opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht koalicionit të përbërë nga Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa Shqiptare (Lidhja Evropiane për Ndryshim) – kundër Bashkimit Demokratik për Integrim. “Nuk kam se si ta kualifikoj ndryshe ...
Komentet te Çitaku e quan “marrëzi” që Kurti shkoi në Oslo një ditë pas konferencës ku paralajmëroi për “sulme të reja” në veri Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që festën e Krishtlindjeve ta kalojë në Norvegji, atje ku jeton bashkëshortja e tij dhe familja e bashkëshortes. Nacionale ka siguruar një video ku shihet kryeministri Kurti teksa del nga aeroplani pas arritjes në Oslo. KURTI SHKON NË NORVEGJI PËR KRISHTLINDJE – VIDEO Në video Kurti shihet i buzëqeshur dhe teksa komunikon me shqiptarë të tjerë që ishin në aeroplan. Udhëtimet e Kurtit në Norvegji janë më të shpeshta, pasi atje jeton edhe vajza e tij. Këtë e kishte konfirmuar edhe Kurti muaj më parë gjatë një konference për media./Demokracia ...
Komentet te Pasi foli për luftë, Kurti menjëherë iku nga Kosova dhe shkoi te miqtë në Norvegji për Krishtlindje -Video Janë të Mbyllura
Prishtina Weather ka njoftuar se javën e fundit të vitit do të ketë mot stabil, kryesisht me diell e ultësirave mjegull apo vransira të ulëta. 25.12 – Kryesisht me diell dhe butë. Në mëngjes ultësirave mundësi për mjegull. 26.12 – Në mëngjes ultësirave mjegull. Ditën kryesisht me diell e butë. 27.12 – Kryesisht me diell. Ultësirave mjegull që mund të mbetet edhe gjatë ditës. 28.12 – Kthjellët dhe me diell. Ultësirave mjegulla mund të mbetet edhe gjatë ditës. 29.12 – Pas mëngjesit me mjegull ultësirave, ditën kryesisht me diell dhe vransira kalimtare. Qetësitë dominojnë gjatë kësaj jave. Herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Të premten frynë ...
Komentet te Si do të mbajë moti në javën e fundit të vitit? Janë të Mbyllura
Zgjedhje të parakohshme në Kosovë po paralajmërojnë analistët politik për shkak të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tyre, themelimi ose refuzimi i Asociacionit është barrë e rëndë për kryeministrin, Albin Kurti, andaj në fillim të vitit 2024, mund të priten zgjedhje të parakohshme në vend. Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë për KosovaPress, se Asociacioni pritet të bëhet shkas që vitin e ardhshëm të ketë zgjedhje të reja në Kosovë. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti është në një pozitë tejet të palakmueshme për cilindo veprim që e merr për Asociacionit. Ai thekson se mosthemelimi i Asociacionit ka alternativë vetëm izolimin e Kosovës, prandaj në bazë të rrethanave të reja ...
Komentet te Asociacioni konsiderohet barrë e rëndë për Kurtin, paralajmërohen zgjedhje të parakohshme -Video Janë të Mbyllura
Një qëndrim i Armend Mujës, aktualisht një nga deputetët kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosjes, i publikuar nga vetë ai vite më parë, është tronditës, shkruan Demokracia.com. Koha kur Muja e kishte shkruar këtë status ishte fillimi i vitit 2016, një kohë e tensioneve dhe polarizimeve të mëdha politike, në ballë të të cilave qëndronte Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti. Në statusin e tij të pubikuar në Facebook, i cili po qarkullon në rrjete sociale, Muja e njëjtëson Lëvizjen Vetëvendosje me Listën Serbe. Përveç kësaj, Muja paralajmëronte se do të bënte kallëzim penal për Dejona Mihalin dhe mercenarët e tyre për nxitje të urrejtjes në shoqëri. /Demokracia.com/ ...
Komentet te Qëndrimi tronditës i Armend Mujës, Vetëvendosjen e Kurtit me Listën Serbe i njëjtësonte dhe paralajmëronte kallëzim penal kundër Dejona Mihalit Janë të Mbyllura
Gjenerali dhe ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka drejtuar kritika ndaj Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti, lidhur me qasjen e tyre ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në Hagë. Ai ka thënë se krerët e shtetit duhet t’ua njohin kontributin atyre dhe të tregojnë më shumë respekt ndaj tyre, transmeton lajmi.net. “Këshilla jem është që të jenë më inkluziv, më bashkëpunues, të tregojnë më shumë respekt për ata që kanë kontribuar deri tash, sidomos për ata që sot fatkeqësisht janë në Hagë. Është shumë keq të mos ia njohësh dikujt kontributin…njihja kontributin, dhe në luftë dhe në paqe. Dikush e ka pru Kosovën deri ...
Komentet te Çeku kritikon Kurtin e Osmanin: Tregoni më shumë respekt për ata që janë në Hagë Janë të Mbyllura