Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Shala paralajmëron padi për shpifjet e Avni Zogianit: Nëse s’ka kërkimfalje publike, me shpifësin takohemi në gjykatë

Lajme
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka qenë cak i sulmeve të pushtetit, pasi ai e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Fondin Sovran. Zëvendësministri Avni Zogiani doli me një postim propagandues kundër Shalës, duke thënë se familjarët e deputetit janë të vendosur në pozita të larta në ndërmarrje të ndryshme, shkruan Demokracia.com. Në fotografinë e publikuar thuhet se gruaja, vajza, djali, dhëndri dhe një mik i tij janë punësuar në ndëmarrjet Ferronikel, KEK, BQK, KOSTT, KRPP, Komisionin e Minierave, etj. Ndaj këtyre pretendimeve, reagoi Shala duke i demantuar dhe paralajmëruar padi ndaj Zogianit, nëse s’kërkon falje. POSTIMI I PLOTË:      /Demokracia ...
Komentet te Shala paralajmëron padi për shpifjet e Avni Zogianit: Nëse s’ka kërkimfalje publike, me shpifësin takohemi në gjykatë Janë të Mbyllura

Vjosa Osmani në kërkim të identitetit | E nisi si “Sherife e re në qytet” përfundoi në “Barbie”

Lajme
Në organizimin për fundvit me gazetarët, presidentja Vjosa Osmani me paraqitjen e saj edhe si imazh, e ka vendosur pikën mbi “i” në temën për ‘identitetin’ e saj politik. Presidentja e Kosovës për një moment harroi të gjitha paralajmërimet dhe deklaratat e saj se Republika e Kosovës mund të përballet me sulme të reja që po përgatiten në Serbi dhe u shfaq jo më si një komandante supreme, por si një hajgaregjike. U shfaq si një kopje e keqe e presidentëve amerikanë, të cilët në konferencat e fundvitit zakonisht tallen në llogari të tyre për t’i neutralizuar efektet politike dhe relaksuar raportet reciproke me të ftuarit, shkruan Demokracia.com. Nga kopjimi ...
Komentet te Vjosa Osmani në kërkim të identitetit | E nisi si “Sherife e re në qytet” përfundoi në “Barbie” Janë të Mbyllura

Rrahman Jasharaj shpallet sindikalist i vitit, kritikon Kurtin e Nagavcin për qasjen ndaj sindikatave

Lajme
Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur takimin përmbyllës duke analizuar aktivitetet e zhvilluara e duke bërë planifikime të veprimtarive sindikale në vitin 2024. Sipas njoftimit të lëshuar për media, Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar “se fatkeqësisht edhe në vitin 2023 Qeveria Kurti e në këtë kuadër edhe Ministrja Nagavci kanë vazhduar me qasjen e gabuar ndaj sindikatave dhe i kanë ikur dialogut të mirëfilltë”. “Jasharaj ka kujtuar edhe tendencën e Qeverisë për shuarjen e sindikatave përmes pengesave të regjistrimit në e-Kosova, por u ka shkuar huq, siç tha Jasharaj, sepse shumica e të punësuarve në arsim kaloi këto barriera duke dëshmuar se janë bashkë e në SBASHK. Ai ...
Komentet te Rrahman Jasharaj shpallet sindikalist i vitit, kritikon Kurtin e Nagavcin për qasjen ndaj sindikatave Janë të Mbyllura

Nuk ia siguruan shtetit asnjë njohje, Qeveria i pranon çnjohjet që i mohuan më herët

Lajme
Në tre vjet qeverisje nga Albin Kurti, Kosova nuk ka mundur të sigurojë asnjë njohje ndërkombëtare, duke u bërë kështu qeveria e parë që dështoi të siguroi qoftë edhe një njohje shtetërore. Që nga 4 shtatori i vitit 2020, kur Izraeli pranoi pavarësinë e Kosovës, numri i njohjeve vazhdon të mbetet 117. Ndonëse drejtuesit e shtetit kanë paralajmëruar lëvizje në drejtim të sigurimit të njohjeve të reja, deri më tash mbetet Qeveria më e dështuar në këtë drejtim. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla, sot ka çuditur me një deklaratë, duke thënë se Kosova është duke i kthyer çnjohet, ndonëse praktikat nderkombëtare nuk e njohin konceptin e ...
Komentet te Nuk ia siguruan shtetit asnjë njohje, Qeveria i pranon çnjohjet që i mohuan më herët Janë të Mbyllura

Dyshime për financimin e sondazheve, Haradinaj: I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë prejardhjen e parave

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur pas sondazheve të fundit, të UBO Consulting, sipas të cilës, AAK-ja në zgjedhjet e ardhshme do të mund t’i marrë vetëm shtatë ulëse në Kuvend. Pra më pak se në zgjedhjet e fundit. Haradinaj, në një intervistë për Telegrafin, i ka quajtur fabrikime për favorizime të caktuara, duke shtuar se megjithatë nuk do të kenë mundësi t’i mashtrojnë qytetarët përmes këtyre sondazheve. “Sondazhet po kushtojnë, më i zakonshmi 25 mijë euro, kush po i porosit sondazhet po i ka mënyrat me llojet e pyetjeve, me renditjen e pyetjeve, mostrat, marzhën e gabimit, kuptohet me favorizu veten. Ne si Aleancë ...
Komentet te Dyshime për financimin e sondazheve, Haradinaj: I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë prejardhjen e parave Janë të Mbyllura

KESCO: Vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura mbi 100 euro

Lajme
Kompania kosovare për furnizim me energji elektrike përmes një postimi në Facebook ka thënë se 400 mijë konsumatorëve deri me tani u janë lexuar njehsorët. Sipas KESCO-s 86% prej tyre kanë pranuar fatura nën 100€. “Pra, nga numri total i leximeve, del që vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura 100€ ose më tepër”, thuhet në njoftim. “Ato fatura që janë në shpenzim më të madh, bëhet fjalë për dy shërbime në një, pra për furnizim me energji elektrike dhe për ngrohje”. Sipas KESCO-s, ngrohja është shpenzues i madh i energjisë elektrike dhe në bazë të analizave që ekspertët e kompanisë i kanë bërë, në Kosovë konsumatorët që ngrohen me energji ...
Komentet te KESCO: Vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura mbi 100 euro Janë të Mbyllura

Zëdhënësi i AAK-së: “Albin babadimri” i dhuroi KEDS-it miliona euro për fundvit

Lajme
Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se rritja e çmimit të rrymës në këtë kohe krize është edhe një goditje shtesë nga Kurti dhe njerëzit e tij, pikërisht kur pritet largim masiv i të rinjve pas 1 janarit. Xhemaili ka kujtuar anulimin e ndërtimit të termocentralit Kosova C. “Vendimin e parë që Kurti e mori si kryeministër ishte anulimi i ndërtimit të Termocentralit Kosova C. Ky vendim pasoi me ndëshkim në vlerë prej 26 milionë për Kosovën nga ana e Arbitrazhit. E sot, Kosova e varfër është edhe e vjedhur nga po të njëjtët njerëz, nga ata që ndikuan në anulimin e projektit të ndërtimit të termocentralit të ri, ...
Komentet te Zëdhënësi i AAK-së: “Albin babadimri” i dhuroi KEDS-it miliona euro për fundvit Janë të Mbyllura

Hoxhaj: Qeveria hoqi dorë nga kushti gjerman “marrëveshja ligjërisht e detyrueshme” me Serbinë

Lajme
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë Kurti duke thënë se hoqën dorë nga kushti që dikur ishte gjerman dhe pastaj u bë i BE-së, për “marrëveshje ligjërisht të detyrueshme” me Serbinë. Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se një dekadë më parë, Kosova humbi një mik të madh, ish-ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle, i cili, sipas Hoxhajt, i dha mbështetje të jashtëzakonshme Kosovës së pavarur dhe luajti një rol kyç në vendosjen e kushtit gjerman në marrëveshjen e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë. Por, Hoxhaj tutje kritikoi qeverinë aktuale që kanë hequr dorë nga ky kusht, ...
Komentet te Hoxhaj: Qeveria hoqi dorë nga kushti gjerman “marrëveshja ligjërisht e detyrueshme” me Serbinë Janë të Mbyllura

Tensinohet edhe më shumë marrdhënia Kurti-Osmani| Presidentja e pret në takim Avokatin e Popullit pasi ai tha se do ta dërgoj në Kushtetuese Ligjin për Zgjedhjet

Lajme
Një ditë më parë Avokati i Popullit, Naim Qelaj në një konferencë për media sërish paralajmëroi se Ligjin për zgjedhjet do ta dërgojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. Një deklaratë e tillë ishte bërë “mollë sherri” disa ditë më parë në një konferencë, ku në një video të publikuar vërehej “tensionim” në diskutimin ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti. LEXO MË SHUMË:  Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu përmes një postimi në Facebook, kishte sqaruar “tensionin” ndërmjet Osmanit dhe Kurtit, gjatë diskutimit të tyre në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut. Kryeziu kishte shkruar se kryeministri Kurti ishte duke folur me presidenten Osmani për Avokatin ...
Komentet te Tensinohet edhe më shumë marrdhënia Kurti-Osmani| Presidentja e pret në takim Avokatin e Popullit pasi ai tha se do ta dërgoj në Kushtetuese Ligjin për Zgjedhjet Janë të Mbyllura

“Po nxehni me rrymë” – Çka tha dje KEDS e KESCO për çmimin e lartë të rrymës?

Lajme
Qytetarët e Kosovës kanë mbetur të shokuar me faturat e larta të energjisë elektrike. Kompania KEDS-KESCO, dje ka reaguar nëpërmjer dy njoftimeve. Në njërën prej tyre, e veçanta ishte që kompania thotë se ‘qytetarët po ngrohen me rrymë’ ndërkaq në një reagim të mëvonshëm, kompania bën thirrje ‘për dialog konstruktiv mes palëve’ – një fjali – që jemi mësuar ta dëgjojmë më shpesh nga Brukseli. Tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike, kanë ngjallur reagimin e shumë qytetarëve të Kosovës, të cilët, kanë ngelur të befasuar për të keq, me pothuajse dyfishimin e çmimit të rrymës. Lidhur me këto reagime, kompania KESCO, ka lëshuar dje dy njoftime. Në të parën, kjo ...
Komentet te “Po nxehni me rrymë” – Çka tha dje KEDS e KESCO për çmimin e lartë të rrymës? Janë të Mbyllura