Një urim për vitin e ri 2024, për qytetarët e vendit, ka ardhur pas mesnatës nga Njësitet Speciale të Policisë së Republikës së Kosovës, që ndodhen në veri të shtetit, në krye të detyrës. Nga Banjskë, në një lidhje të drejtpërdrejt në Programin Festiv të ‘RADIO 1’, Veton Elshani – zv/Komandant i Policisë Rajonale të Kosovës për veri, ka deklaruar se atje paraqitet situatë e qetë dhe nën kontrollin e plotë të autoriteteve. ‘Festojmë në detyrë. Janë specialët më të mirë të vendit që festojnë në punë, në shërbim të atdheut. 2023-ta mbetet vit i krenarisë dhe suksesit në mbrojtje të rendit kushtetues dhe ligjit si dhe mbetet vit i ...
Komentet te Nga Banjska, Njësitet Speciale të Policisë urojnë Vitin e Ri Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Tensionet e larta me Serbinë, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe thellimi i varfërisë në vend, janë ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës në prag të vitit të ri. Ata thonë se vitin e ri po e presin me shpresë se gjërat do të marrin për mbarë. “Nëse e krahasoni me vitin e kaluar, 2023-ta besoj se ka qenë vit i suksesshëm në aspektin politik në arenën ndërkombëtare, me ngjarjet që kanë ndodhur të cilat kanë qenë shumë të rrezikshme mirëpo kanë përfunduar në mënyrë shumë pozitive, e kam fjalën për Banjskën. Situata ekonomike në anën tjetër ngelet ajo që është, janë sfidat globale të ...
Komentet te Pritshmëritë e qytetarëve të Kosovës për vitin 2024 Janë të Mbyllura
Gjatë orëve të fundit në Shërbimin Emergjent pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar 21 raste të lëndimit nga shpërthimi i mjeteve piroteknike. Dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë, ngase njëri pacient është plagosur nga një plumb qorr, ndërkaq tjetri ka marrë lëndime nga përdorimi i fishekzjarrëve. Njëri nga të lënduarit po vazhdon trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ndërsa një tjetër në atë të Oftalmologjisë. Ndërkaq, të lënduarit e tjerë, pas trajtimit janë liruar për në shtëpi. Kështu bën të ditur drejtori i Shërbimit Emergjent, Naser Syla, derisa potencon se mosha e pacientëve që kanë marrë lëndime si shkas i përdorimit të mjeteve piroteknike ...
Komentet te 21 të lënduar me mjete piroteknike, dy prej tyre në gjendje të rëndë Janë të Mbyllura
Nga Bekim Çollaku: Baballarët e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës ende mbahen të paraburgosur në Hagë. Përkundër faktit që Dhomat e Specializuara e mohojnë një gjë të tillë, ata akuzohen vetëm sepse janë shqiptarë dhe se kanë udhëhequr Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-në). Pritjet e kosovarëve se kjo gjykatë do të gjykojë qoftë edhe një serb të vetëm si përgjegjës për qindra masakra të kryera kundër shqiptarëve të pafajshëm, janë të kota. Prandaj, propaganda e kësaj gjykatë dhe thirrjet e saja për drejtësi, janë jo të besueshme. Drejtësia nuk duhet të jetë selektive dhe të përndjekë vetëm shqiptarët e Kosovës. Një gjë e tillë, më së paku pritet ...
Komentet te Sonte, një dolli për çlirimtarët Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes një videoadresimi u ka uruar qytetarëve më shumë lumturi, prosperitet e perspektivë në Vitin e Ri 2024. Kreu i PDK-së ka uruar që në këtë vit të ketë vende të reja pune, mbështetje për sipërmarrësit, kushte më të mira për policët, mjekët, mësuesit, rritje të mirëqenies sociale për kategoritë në nevojë. “Ju uroj të gjithëve një Vit të Ri të mbushur me shpresë, gëzim dhe mundësi të pakufishme. Qoftë ky vit një testament për shpirtin tonë të palëkundur dhe përkushtimin tonë për ndërtimin e një Kosove më të ndritshme dhe më të begatë”, ka thënë Krasniqi. Ai ka kujtuar që edhe ...
Komentet te Memli Krasniqi: Qoftë Viti 2024 testament për përkushtimin tonë në ndërtimin e një Kosove më të begatë Janë të Mbyllura
“Kryeministër, a ka Asociacion në Planin Evropian”? Kjo është pyetja që në mbrëmjen e 22 marsit 2023 iu bë në RTK, Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nga i cili morëm përgjigjen e thjeshtë dhe të shpejtë: “Ka Asociacion! Neni 10 thotë që të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara…”. Lojtës Videosh 00:10 00:35 Për një moment u rrënua i gjithë opozitarizmi dhjetëvjeçar kundër Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që me dhunën si mjet politik që u përdorë, Republikës së Kosovës i solli pasoja të pariparueshme në konsolidimin e brendshëm dhe ndërkombëtar. Përmes kësaj përgjigjeje, kryeministri Kurti po tregonte vetëm një ...
Komentet te 22 mars 2023 | Dita kur Albin Kurti e tha me gojën e tij: “Ka Zajednicë!” (VIDEO) Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shokoi të gjithë shqiptarët kur më 16 janar të vitit 2023, publikoi një videomesazh përkujtimor për politikanin e ndjerë serb, Oliver Ivanoviq, në përvjetorin e pestë të vrasjes së tij. Nëse video nuk do të ishte publikuar nga Qeveria e Kosovës, do të dukej e pabesueshme, shkruan Demokracia.com. “Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij”, thoshte Kurti në videomesazhin e tij në gjuhën serbe, të titruar në shqip. “Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të ...
Komentet te 2023 | Viti kur Albin Kurti e shpalli hero kriminelin Oliver Ivanoviq Janë të Mbyllura
Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës, ka bërë një deklarim interesant në lidhje me sheshin në Prishtinë. Sipas tij, nuk ka ndonjë opsion tjetër përveç zgjatjes së sheshit deri te “Rrethi i Flamurit”. Duke folur për emisionin “O38”, Rama deklaroi se kjo do të shpëtonte qytetin nga kaosi i trafikut “Mendoj se nuk kemi qare pa e zgjatë deri të Rrethi me Flamur nëse duam me shpëtu qytetin nga ky kaos i trafikut sic e kemi sot. Kaosi në trafik është me vite dhe është shenjë që qytetarët këtu dhe që vijnë nga jashtë dynden në Prishtinë. Rrugët periferike kanë qenë shumë të mangëta, prandaj me një intensitet jemi duk i ...
Komentet te Rama çudit: S’kemi çare pa e zgjatë sheshin deri te “Rrethi i Flamurit” Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar të gjithë veteranët për ditën e tyre. Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se për veteranët dashuria për atdheun ishte më e shenjtë sesa vet jeta e tyre. “Atyre, për të cilët dashuria për Atdheun ishte më e shenjtë sesa vet jeta – urime Dita e Veteranit! Mirënjohës – sot e përjetësisht’, shkroi Krasniqi. Atyre, për të cilët dashuria për Atdheun ishte më e shenjtë sesa vet jeta – urime Dita e Veteranit! Mirënjohës – sot e përjetësisht! 🙏 /Demokracia ...
Komentet te Krasniqi uron veteranët e UÇK-së: Mirënjohës, sot e përjetësisht Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në platformën sociale, Facebook, ka potencuar de Dita e Veteranit këtë vit ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e gjen më të nëpërkëmbur s asnjëherë më parë. “Beteja e tyre po vazhdon akoma, jo me luftë klasike, por betejë për ta mbrojtur luftën e tyre të drejtë”, ka shkruar fillimisht Molliqaj. Sipas tij urimit të Ditës së Veteranit të UÇK-së duhet t’i shtohet kërkesa për rezistencë ndaj padrejtësisë së Gjykatës Speciale në Hagë dhe dëshirës, sipas tij, të disave në Prishtinë që UÇK-ja të dënohet. “Urime dita e veteranit!”. /Demokracia ...
Komentet te Ushtari i UÇK-së ishte i nëpërkëmbur si asnjëherë më parë gjatë vitit 2023, thotë Molliqaj Janë të Mbyllura