Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Era zgjedhje | Deputeti i VV-së: Jemi të gatshëm qysh nesër, mirëpo ne shkojmë kur të përfundon mandati 4-vjeçar

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shprehet i bindur se në vitin 2024 do të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë. Me këtë deklaratë të tij, nuk po pajtohet deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj. Ai për Front Online ka thënë që zgjedhjet nuk mund të bëhen kur dëshiron opozita. Megjithatë ai thotë që janë të gatshëm për zgjedhje, por ai shprehet i bindur që mandatin do ta çojnë deri në fund. “Lëvizja Vetëvendosje ka mandatin prej qytetarit për katër vite në udhëheqje dhe sigurisht atë duhet ta respektojë, mandati jonë përfundon me katër vite qeverisje dhe atëherë duhet të shkojë në zgjedhje. Zgjedhjet nuk mund të bëhen ...
Komentet te Era zgjedhje | Deputeti i VV-së: Jemi të gatshëm qysh nesër, mirëpo ne shkojmë kur të përfundon mandati 4-vjeçar Janë të Mbyllura

Tri gra të vrara e mbi 2 mijë raste të dhunës familjare gjatë 2023-ës

Lajme
Edhe 2023-ta u përgjak me privimin nga jeta të tri grave. Shteti sërish u trondit me vrasjen e tyre nga burrat. Naim Murseli dyshohet se planifikoi vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademajt, ani pse ai vetë nuk ishte dorasi. Urim Hyseni dyshohet se ekzekutoi nënën e tij, duke ia prerë kokën e ther në 22 vende të trupit. Në gusht të vitit të kaluar, e pasigurt ishte edhe një grua argjentinase në Fushë Kosovë, ku edhe në këtë rast dyshohet se vrasësi ishte burri i saj. Organizatat që avokojnë për të drejtat e grave konsiderojnë, se ka dështuar zinxhiri institucional në trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Po ashtu, thuhet ...
Komentet te Tri gra të vrara e mbi 2 mijë raste të dhunës familjare gjatë 2023-ës Janë të Mbyllura

Ish-këshilltari i Veselit poston fotografinë, flet për liberalizimin: Dikush shkarravitej pa nevojë

Lajme
Shkëlzen Dragaj, ish-këshilltar i Kadri Veselit, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka shpërndarë një fotografi, në të cilin shihen Veseli dhe shumë liderë partiakë në një takim të para shumë viteve. Dragaj ka shkruar se fotografia është realizuar disa ditë para se të aprovohej demarkacioni më 2018. Në postimin e tij, Dragaj ka shkruar se Veseli ka tentuar të gjente një zgjidhje për këtë temë, që atëbotë ishte kusht për liberalizim të vizave. Sipas Dragajt, atëbotë “dikush shkarravitej pa nevojë e me qëllim pengimi nëpër shehër”, që është një fjali, me shumë gjasë, kushtuar Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës. “Kjo fotografi eshte realizuar diku nja 3/4 dite para se te ...
Komentet te Ish-këshilltari i Veselit poston fotografinë, flet për liberalizimin: Dikush shkarravitej pa nevojë Janë të Mbyllura

Skandaloze | Zëvendësi i Kurtit e pranon se po bëjnë “pazare” në dialog: “Serbia diçka, ne diçka”

Lajme
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për Radio Gorazhdevcin ka folur në detaje për atë se ku ka mbetur dialogu me Serbinë aktualisht dhe si do të procedohet me implementimin e marrëveshjeve. Ai e ka pranuar se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti po bënë pazare në dialog me Serbinë. Bislimi, i cili shpesh i nxjerr të pathënat e Qeverisë, ka folur për dialogun si për shitblerjet në pazar, duke thënë që Serbia duhet të jap diçka e Kosova diçka. Bislimi ka thënë se tashmë ka mbetur që palët të pajtohen për sekuencimin dhe për këtë sekuencim duhet bazuar në dy parimet, që duhet bërë diçka për të marrë ...
Komentet te Skandaloze | Zëvendësi i Kurtit e pranon se po bëjnë “pazare” në dialog: “Serbia diçka, ne diçka” Janë të Mbyllura

Deklarohen nga AAK: Viti 2024 është vit zgjedhor, kjo Qeveri e ka kthyer mbrapshtë Kosovën

Lajme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se në situatën në të cilën gjendet aktualisht vendi, kryeministri Albin Kurti do kërkojë vet që ketë zgjedhje. “A do të ketë zgjedhje, unë besoj që do të ketë sepse në situatën në të cilën gjendet Kosova ndoshta vet Albin Kurti do të kërkojë zgjedhje sepse në këtë situatë të gozhduar në raport me Asociacionin dhe me temat e tjera për të cilat nuk po ka forcë dhe fuqi të ballafaqohet më të gjitha këto probleme që Kosova është e sanksionuar, mendoj që vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më shpejtë dhe sa më parë që kjo qeveri do të shkojë në ...
Komentet te Deklarohen nga AAK: Viti 2024 është vit zgjedhor, kjo Qeveri e ka kthyer mbrapshtë Kosovën Janë të Mbyllura

DOKUMENTE | MAPL shkeli Ligjin e Prokurimit, shpalli fituesit e ndërtimit milionësh të shtëpive për të kthyerit në veri

Lajme
Republika e Kosovës në vazhdimësi është ballafaquar me shpërnguljen e shtetasve të saj të komunitetit joshumicë, sidomos gjatë dekadave të fundit. Qeveria ka hartuar politika për t’iu mundësuar këtyre shtetasve kthim në vendlindje. Ministria për Kthim dhe Komunitete është institucioni kryesor që zhvillon dhe menaxhon programe dhe mekanizma për të ndihmuar integrimin dhe kthimin e qëndrueshëm të të shpërngulurve dhe refugjatëve. Por, në vitin 2023, ndërtimin e shtëpive për të kthyerit e ka marrë përsipër Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), shkruan Demokracia.com. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në nëntor të vitit 2023 ka shpallur thirrje publike për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve pakicë ...
Komentet te DOKUMENTE | MAPL shkeli Ligjin e Prokurimit, shpalli fituesit e ndërtimit milionësh të shtëpive për të kthyerit në veri Janë të Mbyllura

Sot 4 vite nga arrestimi i Nezir Mehmetajt në Serbi, vazhdon të mbahet në burgjet serbe

Lajme
Nezir Mehmetaj nga fshati Rudicë e Klinës u arrestua nga policia serbe në pikën kufitare në Merdare në janar të vitit 2020, nën dyshimet se ka kryer krime të luftës gjatë vitit 1999 në fshatin e tij të lindjes. Katër vite më pas, Mehmetaj vazhdon të mbahet në burgjet serbe gjersa drejtësia e tyre vazhdon të bëjë lojëra më rastin e tij. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se prokuroria serbe i ka vazhduar mbajtjen në paraburgim Mehmetajt deri me 24 shkurt të këtij viti. Në këtë rast janë mbajtur disa seanca gjyqësore dhe kanë dhënë dëshmitë e tyre disa dëshmitarë, por ende nuk ka një datë të përfundimit të ...
Komentet te Sot 4 vite nga arrestimi i Nezir Mehmetajt në Serbi, vazhdon të mbahet në burgjet serbe Janë të Mbyllura

Viti i ri, mendësia e vjetër | Haxhiu sulmon sistemin e drejtësisë, s’është optimiste për zgjidhjen e rastit të Astrit Deharit që e kishte prioritet

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se reformat në drejtësi po kundërshtohen nga sistemi i drejtësisë dhe opozita. Aleate të Gjykatës Kushtetuese i konsideron partitë opozitare, për të cilat thotë se po i ruajnë interesat e tyre. Sipas saj, konkurset e fundit në Këshillin Prokurorial të Kosovës shpërfaqin pazaret brenda këtij sistemi. Ajo për KosovaPress ka folur edhe për kundërshtimet e disa deputetëve të pushtetit për Kodin Civil. Optimiste nuk është edhe për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit, për çka deklaron se vetëm ekipet profesionale mund ta trajtojnë këtë rast. Sistemi i drejtësisë është i pavarur vetëm në letër, thotë ministrja Albulena Haxhiu. Teksa komenton raportet me Këshillin ...
Komentet te Viti i ri, mendësia e vjetër | Haxhiu sulmon sistemin e drejtësisë, s’është optimiste për zgjidhjen e rastit të Astrit Deharit që e kishte prioritet Janë të Mbyllura

Shqetësuese: Mbi 700 infermierë kërkuan licencë për punësim jashtë vendit gjatë vitit të kaluar

Lajme
Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK), Nexhmije Gori, ka thënë se gjatë vitit 2023, Oda ka lëshuar 713 licenca për infermierë, certifikata që u shërbejnë atyre për punësim jashtë vendit. E shkaktarë sipas saj janë të shumtë, duke filluar nga pagat e kushtet e punës. Ajo vlerëson se sistemi shëndetësor në Kosovë për një kohë shumë të afërt do të ballafaqohet me një krizë serioze të infermierëve. Sipas tyre, deri më tash nuk janë marrë seriozisht kërkesat dhe kushtet në të cilat punojnë stafi mjekësor. Gori ka thënë se viti i kaluar është rekord i lëshimit të këtyre certifikatave, teksa gjatë vitit 2022 543 infermierë kanë kërkuar dëshmi ...
Komentet te Shqetësuese: Mbi 700 infermierë kërkuan licencë për punësim jashtë vendit gjatë vitit të kaluar Janë të Mbyllura

“Kushtet janë plotësuar para 5-viteve”, Osmani kishte hedhur poshtë pretendimet e Kurtit për marrjen e meritave për liberalizimin e vizave

Lajme
“Nuk e premtuam, por e realizuam”, tha Albin Kurti të hënën kur edhe zyrtarisht ndodhi liberalizimi i vizave për kosovarët. Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësit e tij, Donika Gërvalla e Besnik Bislimi, përfshirë edhe ministrin Hekuran Musati, tentuan t’i marrin meritat për liberalizimin e vizave, ndonëse historia e këtij procesi thotë ndryshe. LAJME “Kushtet janë plotësuar para 5-viteve”, Osmani kishte hedhur poshtë pretendimet e Kurtit për marrjen e meritave për liberalizimin e vizave Demokracia 10:34 | 03 Janar 2024 SHARE:     “Nuk e premtuam, por e realizuam”, tha Albin Kurti të hënën kur edhe zyrtarisht ndodhi liberalizimi i vizave për kosovarët. Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësit e tij, Donika ...
Komentet te “Kushtet janë plotësuar para 5-viteve”, Osmani kishte hedhur poshtë pretendimet e Kurtit për marrjen e meritave për liberalizimin e vizave Janë të Mbyllura