Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Arrestohet në Morinë 27-vjeçari nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pjesë e një organizate kriminale

Lajme
Tentoi të dilte nga Shqipëria, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet e Italisë, për organizatë kriminale dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimin, 27-vjeçari nga Kosova. Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet ...
Komentet te Arrestohet në Morinë 27-vjeçari nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pjesë e një organizate kriminale Janë të Mbyllura

BE ende pa datë për takimin Kurti – Vuçiq, informacione s’kanë as nga Qeveria

Lajme
Që nga fundi i tetorit të vitit të kaluar kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk janë ulur në tryezë të bisedimeve. Madje, edhe ky takim ishte në margjina të samitit të Këshillit Evropian. Në atë kohë Bashkimi Evropian kishte konfirmuar se Kurti dhe Vuçiq do të kenë takime të ndara me katër liderët evropianë, përfaqësuesit e të cilëve vizituan Kosovën dhe Serbinë më 21 tetor. Bashkësia ndërkombëtare, së voni, ka rritur trysninë mbi Kosovën për ta formuar Asociacionin dhe mbi Serbinë për ta njohur de facto Kosovën, duke e parë këtë si rrugë të vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Pas kërkesave të ...
Komentet te BE ende pa datë për takimin Kurti – Vuçiq, informacione s’kanë as nga Qeveria Janë të Mbyllura

8100 lindje në QKUK në vitin 2023

Lajme
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një ndër repartet më të rëndësishme është ai i lehonave në kuadër të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike. Vetëm në vitin 2023 në këtë repart janë kryer gjithsej 8100 lindje. Këtë e ka bërë të ditur për Front Online drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj. Ai ka treguar sa është numri i fëmijëve vajza dhe sa djem. “Në Klinikën Obstetrike -Gjinekologjike në QKUK në vitin 2023 ka pasur 8100 lindje. Prej tyre 4080 meshkuj dhe 4020 femra”,është shprehur Ndrejaj. Kur është pyetur se si qëndrojnë statistikat e vitit 2023 me vitin 2022 dhe a ka rënie të numrit të lindjeve në këtë klinik, Ndrejaj nuk ka ...
Komentet te 8100 lindje në QKUK në vitin 2023 Janë të Mbyllura

Zyrtare, Spanja njeh pasaportën e Kosovës

Lajme
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka konfirmuar se Spanja njeh pasaportën e Kosovës. Bislimi në një postim në Facebook shkruan se DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës dhe mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti. Lexoni të plotë postimin e Bislimit: Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti. Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, ...
Komentet te Zyrtare, Spanja njeh pasaportën e Kosovës Janë të Mbyllura

“Bashkëpunëtori” i Mimoza Kusarit, Radojçiq, në mesin e biznesmenëve më të pasur të rajonit

Lajme
Gazeta Serbe “Nedeljnik”, së fundmi ka publikuar listën e 100 njerëzve më të pasur në Ballkanin Perëndimor. Në mesin e 100 biznesmenëve më të pasur të rajonit janë edhe krimineli serb Milan Radojçiq, i kërkuar ndërkombëtarisht për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, dhe Zvonko Veselinoviq, biznesmen kontravers dhe ortak i hershëm i Milan Radojçiq. Në listën prej 100 personave, Radojiçiqi dhe Veselinoviqi janë në pozitën e 48-të. Sipas listës, pasuria e të dyshuarit për terrorizëm, pra Radojçiqit dhe bashkëpunëtorit të tij në shumë biznese, Veselinoviq kap vlerën prej prej 426,663,176 milionë euro. Këta dy persona të botës së krimit janë sanksionuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ...
Komentet te “Bashkëpunëtori” i Mimoza Kusarit, Radojçiq, në mesin e biznesmenëve më të pasur të rajonit Janë të Mbyllura

Krahasoi prokurorinë e Kosovës me atë të Serbisë, Berisha i ashpër me Bashën: Deputet debill, fundërrinë e shoqërisë

Lajme
Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, e ka kritikuar ashpër deputetin e VV-së, Dimal Basha, i cili e ka krahasuar prokurorinë e Kosovës me atë të Serbisë. Ai e ka quajtur “debill” dhe “fundërrinë” të shoqërisë deputetin Basha. Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruaj se Basha nuk e thotë asnjë fjalë për shefen e tij, Kusari-Lila, e cila ka folur përmes telefonit me Milan Radoiçiqin. “Vetëm një deputet debill si Dimal Basha mundet kryeprokurorin e Kosovës me krahasu me atë të Serbisë! Kjo fundërrin e shqêris që aksidentalisht me ndihmën e trushpërlarëve ka depërtu në Kuvendin e Kosovës, asnjë fjali të vetme nuk e thotën që “kujdestarja e ...
Komentet te Krahasoi prokurorinë e Kosovës me atë të Serbisë, Berisha i ashpër me Bashën: Deputet debill, fundërrinë e shoqërisë Janë të Mbyllura

Hoxha e akuzon Escobarin se i sheh kosovarët si miza: Dëshiron ta fshijë historinë amerikane

Lajme
Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë një intervistë në “Euroneës Albania”, ku ka folur për shumë tema, përfshirë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Hoxha foli gjerë e gjatë për Serbinë, duke e quajtur “të errët”, teksa e kritikoi mungesën e “katarsisit” të Serbisë pas luftërave që i shkaktoi në vitet 90-ta. Por çfarë tha tjetër Hoxha? Përtej kritikës ndaj Serbisë, Hoxha kishte kritika edhe ndaj Perëndimit. Ai konkludoi se Perëndimi nuk është shumë në dritë. “Perëndimi nuk është shumë në dritë, përveç disa vendeve. Shtetet më të përgjegjshme, Britania dhe Gjermania, e dinë historinë shumë mirë, duke qenë të tillë, ata janë të kthjellët, janë subjekt ...
Komentet te Hoxha e akuzon Escobarin se i sheh kosovarët si miza: Dëshiron ta fshijë historinë amerikane Janë të Mbyllura

“Sen s’ke bo hiç”, “Qeveri e dështune”, ministrja Haxhiu përplaset me një qytetar në Instagram

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është aktive në Instagram. Ajo madje ka hapur një pyetësor, ku qytetarët mund t’i drejtohen me pyetje ose me komente. Një qytetar i dëshpëruar me Qeverinë Kurti, ka shfrytëzuar këtë mundësi për të dhënë kritika. Personi në fjalë u shpreh i pakënaqur me ministren dhe Qeverinë. “Sen s’ke ba hiç 00000. Kemi prit shumë prej teje e juve, qeveri e dështuar“, ishte komenti që u la të ministrja. Haxhiu nuk ngurroi që t’i kthej përgjigje, duke përkujtuar se ka mbështetje Qeveria Kurti nga siç tha ajo “pjesa dërmuese e qytetarëve”. “Faleminderit, por kështu nuk mendojnë pjesa dërmuese e qytetarëve, të cilëve u shërbejmë me përkushtim ...
Komentet te “Sen s’ke bo hiç”, “Qeveri e dështune”, ministrja Haxhiu përplaset me një qytetar në Instagram Janë të Mbyllura

E papritur: Bledi Madhe puth në buzë Albyn – VIDEO

ShowBiz
Alby ishte e eleminuara e sotme në Big Brother Vip Kosova, duke hequr dorë kështu përfundimisht nga çmimi i madh. Kësisoj, derisa e eliminuara e mbrëmjes, Alby arriti në skenë, Bledi i kërkoi një puthje asaj. Dyshja u puthën në buzë në sy të publikut dhe kamerave, duke sjellë kështu një moment kulminant në ‘Prime’. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E papritur: Bledi Madhe puth në buzë Albyn – VIDEO Janë të Mbyllura

Ajri i ndotur në Prishtinë, IKSHPK rekomandon qytetarët të mos dalin jashtë

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të ajrit të ndotur. “Qëndroni në shtëpi! Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike”, shkruan IKSHPK në Facebook. Me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja është e rrezikshme kur mesatarja e grimcave PM 10 kalon 45 mikrogramë për metër kub në 24 orë, ndërsa për grimcat PM 2.5 nuk duhet të jetë më shumë se 15 mikrogramë për metër kub. Sipas OBSH-s, efektet e kombinuara të ajrit të ndotur në ambient të jashtëm dhe të ajrit të ndotur në shtëpi shkaktojnë 6.7 ...
Komentet te Ajri i ndotur në Prishtinë, IKSHPK rekomandon qytetarët të mos dalin jashtë Janë të Mbyllura