Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Një avokate e re i bashkohet ekipit të Kadri Veselit në Hagë

Lajme
Që prej fillimit të dhjetorit, mbrojtja e Kadri Veselit në Hagë ishte me një avokat më pak. Njëri prej avokatëve më të mirë të këtij ekipi, Andreë Strong, vdiq papritmas në Hagë, përveç të tjerash, duke lënë zbrazëti të madhe në ekipin për mbrojtjen e Veselit. E tashmë mbrojtësve të ish-kryetarit të Kuvendit i është bashkuar edhe një e tillë. Bëhet fjalë për avokatën Kerrie Ann Roëan, e cila që nga 3 janari është pjesë e ekipit të Veselit që drejtohet nga avokati britanik, Ben Emmerson./Demokracia ...
Komentet te Një avokate e re i bashkohet ekipit të Kadri Veselit në Hagë Janë të Mbyllura

Spanja thotë se njohja e pasaportës nuk nënkupton njohjen e shtetësisë

Lajme
Ministria e Jashtme e Spanjës tha të hënën se qytetarët kosovarë do të hasnin në telashe ta vizitonin ligjërisht atë dhe vendet e tjera të zonës Schengen që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, sikur ato të mos pajtoheshin për ta njohur pasaportën e zakonshme kosovare. “Të gjitha shtetet e [Zonës] Schengen që nuk e njohin [Kosovën] e kanë pranuar përdorimin e pasaportave të zakonshme kosovare. Kjo, në asnjë mënyrë, nuk nënkupton, njohje të Kosovës”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) Elena Aljarilla Cortezon, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme spanjolle. Prej 1 janarit, shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike janë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës ...
Komentet te Spanja thotë se njohja e pasaportës nuk nënkupton njohjen e shtetësisë Janë të Mbyllura

Për gjelin e pazakontë të Kosovës, raportojnë edhe mediat gjermane -Video

Lajme
Një dukuri e pazakontë po shkakton komente pozitive nga mbarë bota. Një gjel nga Kosova ka treguar një talent të pazakontë, i cili ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. Për gjelin ka raportuar edhe mediumi gjerman, ZDF, i cili ka realizuar edhe një reportazh rreth kafshës. Ai zotëron aftësinë e “këndimit” për plot 70 sekonda pa ndërprerë. Shikoni videon duke klikuarKËTU. /Demokracia ...
Komentet te Për gjelin e pazakontë të Kosovës, raportojnë edhe mediat gjermane -Video Janë të Mbyllura

Rrëfimi i snajperistit britanik që shërbeu në Kosovë: Çfarë kam parë ishte një makth, e kam të vështirë ta përshkruaj

Lajme
Veterani i ushtrisë britanike, Craig Harrison, ka rrëfyer për eksperiencën e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë. Pavarësisht se ai mori pjesë në shumë luftëra, shërbimi në Kosovë i la gjurmët më të thella. Harrison, ndryshe njihet si njëri prej snajpersitëve më vdekjeprurës në botë. Ai për një kohë mbajti edhe rekordin për vrasjen më të largët të konfirmuar me snajper në luftime, në një distancë prej 2,475-metrash, ku Harrison vrau një kryengritës taliban në Afganistan. Snajperisti britanik, ka shërbyer si ushtar në luftërat në Irak, Afganistan, Bosnje si dhe në Kosovë. Ai ka rrëfyer kujtimet e tij nga lufta e fundit në Kosovë. “Kur ne erdhëm në Prishtinë ...
Komentet te Rrëfimi i snajperistit britanik që shërbeu në Kosovë: Çfarë kam parë ishte një makth, e kam të vështirë ta përshkruaj Janë të Mbyllura

“Kurti me minus 43.79%, Osmani me minus 55.50%”, kompania botërore tregon rënien e madhe të Kurtit e Osmanit në rrjete sociale

Lajme
“Albin Kurti po dobësohet”, kështu është shprehur Blerim Gjeladini nga kompania botërore “Terra World”, pas publikimit të analizës për aktivitetin e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani në rrjetet sociale. Në llogarinë e tij në Facebook dhe Instagram, kryeministri Albin Kurti ka trend negativ prej -43.79% në krahasim me vitin aktual, ndërsa presidentja Vjosa Osmani ka një trend shumë negativ prej -55.50% në raport me vitin paraprak, përcjell Demokracia.com. Sipas ekspertit Blerim Gjeladini, ky trend mund të reflektojë një rënie në mbështetjen e tyre politike ose të paktën një dobësim të përceptimit publik. Ai ka renditur disa faktorë, ku një ndër faktorët kryesorë është edhe ndjenja e përgjithshme e lodhjes së ...
Komentet te “Kurti me minus 43.79%, Osmani me minus 55.50%”, kompania botërore tregon rënien e madhe të Kurtit e Osmanit në rrjete sociale Janë të Mbyllura

“Trump mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë e Grenell të bëhet Sekretar i Shtetit”, gazetari britanik paralajmëron Kurtin për rrezikun e madh

Lajme
Gazetari dhe publicisti britanik, Tim Judah, ashtu si ish-diplomati britanik, Timothy Less patën parashikime aspak shpresëdhënëse për Kosovën në dy intervista të ndara për Gazetën Express për vitin e ri. Ata shohin mundësinë që Donald Trump të bëhet president i SHBA-së. Kjo, sipas tyre, s’do të ishte lajm i mirë për Kosovën dhe kryeministrin e saj, Albin Kurti. Amerikanët do të dëgjojnë gjatë gjithë këtij viti për të përcaktuar në nëntor se kush do të jetë president i Shteteve të Bashkuara. Këto zgjedhje do të jenë veçanërisht të rëndësishme për Kosovën, të cilën sot e udhëheq një kryeministër i cili pa mëdyshje do të donte që Joe Biden të mbetej ...
Komentet te “Trump mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë e Grenell të bëhet Sekretar i Shtetit”, gazetari britanik paralajmëron Kurtin për rrezikun e madh Janë të Mbyllura

“Pranë Kosovës sonë të shenjtë”, ministri i Mbrojtjes i Serbisë provokon nga baza ushtarake në Medvegjë

Lajme
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka vendosur që sot për Krishtlindjet Ortodokse të shkojë në Medvegjë, komunën e banuar me shumicë nga shqiptarët, nga ku ka provokuar. Ai ka vizituar pjesëtarët e ushtrisë serbe në një bazë ushtarake atje, përcjell Gazeta Express. Ndërsa i ka uruar ushtarët për festën, ai ka përmendur Kosovën. “Kjo është arsyeja pse zemra ime është plot.Jam shumë i privilegjuar dhe i nderuar që, së bashku me gjeneralët, komandantët dhe oficerët, mund ta kaloj mëngjesin e Krishtlindjeve me pjesëtarët e Brigadës së Tretë në bazën ‘Medevce’, në rrethin Jablanički, në Zonën e Sigurisë Tokësore, pranë të kryqëzuarve tanë dhe Kosovës së Shenjtë ...
Komentet te “Pranë Kosovës sonë të shenjtë”, ministri i Mbrojtjes i Serbisë provokon nga baza ushtarake në Medvegjë Janë të Mbyllura

Rrahja e tre shqiptarëve në Malin e Zi: Arrestohen pesë persona, katër të tjerë shpallen në kërkim

Lajme
Autoritetet malazeze, kanë arrestuar 5 persona të cilët dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj 3 shqiptarëve ditën e djeshme, në Hercegnovi të Malit të Zi. Sipas autoriteteve malazeze, autorët janë me kombësi malazeze, më konkretisht nga Hercegnovi. Raportohet se përveç 5 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të dyshuar. “Janë arrestuar 5 nga dhuna ndaj 3 shqiptarëve dje në Malin e Zi. Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë për ngjarjen e djeshme në afërsi të qytetit Hercegnovi. Tre të rinj shqiptarë janë sulmuar nga 7 persona. Fillimisht kanë qëlluar automjetin e tyre dhe më pas kanë ushtruar dhunë fizike. Nga komunikimet mes ...
Komentet te Rrahja e tre shqiptarëve në Malin e Zi: Arrestohen pesë persona, katër të tjerë shpallen në kërkim Janë të Mbyllura

Lajmërohet Kurti, uron Krishtlindjen Ortodokse, por vazhdon heshtjen për arrestimin e ushtarit të UÇK-së nga Serbia

Lajme
Kryeministri Albin Kurti është lajmëruar në rrjetet sociale. Ai ka uruar Krishtlindjet Ortodokse përmes një postimi. Por, kryeministri vazhdon heshtjen e tij karshi arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj nga autoritetet e Serbisë. Tashmë kanë kalur ditë nga arrestimi i Dakajt por Kurti nuk e ka bërë asnjë reagim. Por, në vitin 2019, sa ishte në opozitë, reagonte për arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së. Kurti atë kohë kërkonte qeveritarët që kjo të përdorej si kushtëzim në dialog. Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj është arrestuar mëngjesin e së premtes nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdarë. Avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se informatat ...
Komentet te Lajmërohet Kurti, uron Krishtlindjen Ortodokse, por vazhdon heshtjen për arrestimin e ushtarit të UÇK-së nga Serbia Janë të Mbyllura

Serbia po e akuzon ish-ushtarin e UÇK-së, Hasan Dakaj për krime lufte, të martën mbahet senaca e parë

Lajme
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj është arrestuar mëngjesin e së premtes nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdarë. Avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se informatat e fundit që i ka janë se tashmë Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kushumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd, në rrugën Bacvanska. “Informatat e fundit per rastin e arrestimit e Hasan Dakaj qe i kam marrur janë se tashmë Ztr. Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit ne Kushumli ne Qendren Kryesore te Paraburgimit ne Beograd ne rrugen Baçvanska.” Sipas Smakiqit, Prokuroria e Serbisë pretendon se ai në vitin 1999 ka kryer ...
Komentet te Serbia po e akuzon ish-ushtarin e UÇK-së, Hasan Dakaj për krime lufte, të martën mbahet senaca e parë Janë të Mbyllura