Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Sulmet e pushtetit ndaj Kushtetueses, Gjoshi: Ambasadorë, pse po heshtni?

Lajme
Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kërkuar nga ambasadorët e vendeve perëndimore që të reagojnë ndaj sulmeve që pushteti po i bën Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ai ka bërë me dije se gjatë qeverive të kaluara këta ambasadorë reagonin edhe për shqetësimet më të vogla. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ambasadorët po heshtin edhe kur para syve të tyre po politizohen të gjitha institucionet e pavarura. “Dikur Ambasadorët reagonin për temat që shqetësonin shoqërinë apo kur politika nuk i përmbahej sa duhej detyrës së saj. Dikur, gjatë qeverive të kaluara, Ambasadorët reagonin edhe për shqetësimet më të vogla. Por, jo edhe tani! Ambasadorët po heshtin ...
Komentet te Sulmet e pushtetit ndaj Kushtetueses, Gjoshi: Ambasadorë, pse po heshtni? Janë të Mbyllura

Zyrtarët e VV-së dalin para gjykatës, akuzohen se e kanosën një gjyqtar dhe një prokuror

Lajme
Arlind Manxhuka, zëdhënës i Vetëvendosjes dhe Egzon Azemi, asamblist i VV-së në Prishtinë, kanë dalur para gjykatës. Ata po akuzohen për kanosjen e gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shekfiu. Kjo ndërlidhur me lirimin e Dejan Pantiqit. Nacionale është duke përcjellur seancën fillestare ndaj dy zyrtarëve të VV-së. Në aktakuzë thuhet se të pandehurit Manxhuka dhe Azemi më 28 dhjetor 2022 duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mosdurim ndaj të dëmtuarve Bajraktari dhe Shefkiu, të cilët në cilësi të personave zyrtarë më 28 dhjetor 2022 kishin marrë vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit Dejan ...
Komentet te Zyrtarët e VV-së dalin para gjykatës, akuzohen se e kanosën një gjyqtar dhe një prokuror Janë të Mbyllura

Fyerjet e VV-së ndaj Ali Ahmetit, Berisha: Ata do të pësojnë debakël si në Shqipëri

Lajme
Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj fyerjeve që këshilltarët e kryeministrit Albin Kurti po ia bëjnë liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ai është shprehur i bindur se politika përçarëse e VV-së nuk do të shitet në Maqedoninë e Veriut. Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se ata do të pësojnë debakël sikurse në Shqipërisë. “Albini dhe neojugosllavët rreth tij, me sulmet e ulëta ndaj Ali Ahmetit po mendojn se ju shitet politila përqarëse si në Kosovë edhe në Ilirid (Maqedoni v). Ata do të pësojn debakël si në Shqipëri edhe në Ilirid, sepse atje nuk ka hajvana dhe trushpërlarë si në Kosovë dhe Lugin ...
Komentet te Fyerjet e VV-së ndaj Ali Ahmetit, Berisha: Ata do të pësojnë debakël si në Shqipëri Janë të Mbyllura

“Armike e LVV-së, alibi për dështimin”, kritikohen sulmet e Haxhiut ndaj Kushtetueses

Lajme
Sulmet e pushtetit, përkatësisht të zyrtarëve të partisë që udhëheqë me Kosovën, Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj Gjykatës Kushtetuese, kanë bërë që njohës të çështjeve kushtetuese, por edhe opozita, të reagojnë duke ia bërë me dije qeveritarëve domosdoshmërinë e respektimit të institucionit më të lartë juridik në vend. Rasti i fundit i sulmit ndaj Kushtetueses nga ana e qeveritarëve është i kësaj të mërkure. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media pretendoi se Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që po e pengon jetësimin e reformave të qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti. Madje, sipas Haxhiut, kjo pengesë nuk po bëhet vetëm në reformat në drejtësi, por edhe në ...
Komentet te “Armike e LVV-së, alibi për dështimin”, kritikohen sulmet e Haxhiut ndaj Kushtetueses Janë të Mbyllura

Akuzoi Kushtetuesen, Kica-Xhelili udhëzon Haxhiun: Herën tjetër kandido në ndonjë shtet anarkik

Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që po e pengon jetësimin e reformave të Qeverisë së Kosovës. “Ministrja Haxhiu paska përsëritur se Gjykata Kushtetuese po pengon jetësimin e reformave. Na vjen keq ministre. Herën tjetër kandido në ndonjë shtet anarkik që nuk përfill kushtetutshmërinë, e ndoshta s’po të pengon më kushtetutshmëria e Republika”, shkroi Kica-Xhelili në Facebook. Ndërsa drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se partia në pushtet – Lëviza Vetëvendosje e ka politikë dhe mision të identifikojë dhe targetojë ...
Komentet te Akuzoi Kushtetuesen, Kica-Xhelili udhëzon Haxhiun: Herën tjetër kandido në ndonjë shtet anarkik Janë të Mbyllura

Tragjike: Një 24-vjeçar në Prizren gjendet i vdekur, dyshohet se bëri vetëvrasje

Lajme
Një ngjarje tragjike ka ndodhur para rreth dy orësh në Prizren, ku një i ri po dyshohet se ka bërë vetëvrasje, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 24-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete dhe vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme për të ndriçuar rastin. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve.   /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tragjike: Një 24-vjeçar në Prizren gjendet i vdekur, dyshohet se bëri vetëvrasje Janë të Mbyllura

Gazetari Ridvan Berisha e ndërron emrin, shkak bëhet hoxhë Shefqet Krasniqi -Video

Lajme
Imami, Shefqet Krasniqi para pak kohe e kishte pagëzuar një pjesëtar të komunitetit serb me emrin Ridvan. Qytetari në fjalë, u konvertua nga besimi ortodoks në atë islam, kurse emri i tij fillestar ishte Radovan. Me këtë rast imami Krasniqi gjatë ceremonisë së pagëzimit nuk kishte nguruar ta quante edhe vëlla Radovanin e konvertuar në Ridvan. Madje ai kishte shkuar aq larg sa ta konsideronte atë edhe më të mirë se pjesa tjetër e besimtarëve islam. E të mos flasim për sulmet e tij të njohura ndaj ikonës së humanizmit shqiptar, Nënës Terezë. Ky akt si duket e ka revoltuar gazetarin e njohur Ridvan Berisha. Kështu në shenjë proteste ndaj ...
Komentet te Gazetari Ridvan Berisha e ndërron emrin, shkak bëhet hoxhë Shefqet Krasniqi -Video Janë të Mbyllura

DOKUMENT | Komuna e Prishtinës mendon ta nisë ndërtimin e Spitalit të Kryeqytetit, bën gati 12.8 milionë euro

Lajme
Me të filluar viti 2024, Komuna e Prishtinës i ka nisur disa prej investimeve madhore që i ka paraparë në planin buxhetor të këtij viti. Nëse i ecin mirë procedurat e prokurimit, Komuna e Prishtinës përfundimisht do ta fusë në tender më 1 mars 2024 ndërtimin e Spitalit të Prishtinës, i cili është në plan që disa vite. Për ndërtimin e tij janë ndarë mjete në vlerë prej 12, 800, 000.00 euro. Kjo është bërë e ditur në “njoftimin paraprak”, që Komuna e Prishtinës ka bërë në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, raporton Demokracia.com. “Njoftimi Paraprak” bëhet për procedurat tenderuese të vlerave të mëdha dhe pas përgatitjes së planifikimit final ...
Komentet te DOKUMENT | Komuna e Prishtinës mendon ta nisë ndërtimin e Spitalit të Kryeqytetit, bën gati 12.8 milionë euro Janë të Mbyllura

Kurti e Çeku harrojnë renovimin e kompleksit memorial “Adem Jashari”, tre vjet më parë mashtruan me “do fillojnë javën tjetër”

Lajme
Më 22 dhjetor 2021, afërsisht tri vjet më parë, Albin Kurti si kryeministër e Hajrullah Çeku si ministër, ngritën dorën lartë në një komision të formuar enkas për të aprovuar ndërhyrjet rinovuese në kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Me akuza për paraprakët sesi e lanë këtë institucion të heroizmit të pashembullt shqiptar gati në prag rrënimi, Kurti e Çeku u zotuan se tashmë gjithçka ka përfunduar proceduralisht dhe janë pajtuar për ndërhyrje, fillimisht emergjente e më pas një mastër plan, për konservimin e shtëpive të Jasharajve dhe atyre përrreth. Siç ka qenë në ditën kur thanë se do të ndërhyjnë, ashtu edhe ka mbetur, meqë zotimi s’u jetësua asnjëherë. ...
Komentet te Kurti e Çeku harrojnë renovimin e kompleksit memorial “Adem Jashari”, tre vjet më parë mashtruan me “do fillojnë javën tjetër” Janë të Mbyllura

Kurti ia huq me faktet për qytetarin e arrestuar në Serbi, korrigjohet nga Albulena Haxhiu

Lajme
Albulena Haxhiu ka dhënë një sqarim pas shpërndarjes së informatave të gabuara nga kryeministrit Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës. Duke folur për të arrestuarit kosovarë në Serbi, kryeministri Kurti tha se Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula po “mbahen në burgjet e Serbisë”, ndonëse Dula është liruar para disa muajsh nga autoritetet serbe. “Kjo nuk është hera e parë, kjo është sjellje e qëllimshme e dashakeqe e Serbisë që bie ndesh me konventat ndërkombëtare. Serbia mban në paraburgim edhe Petrit Dulën e Nezir Mehmetajn, gjoja për krime lufte. Nezir Mehmetaj ka qëndruar për muaj të tërë pa aktakuzë. Petrit Dula vuan burgimin bazuar në vendimin e ...
Komentet te Kurti ia huq me faktet për qytetarin e arrestuar në Serbi, korrigjohet nga Albulena Haxhiu Janë të Mbyllura