Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Komisioni Evropian ua rikujton kosovarëve: Liberalizimi do të monitorohet – në rast të keqpërdorimit, masa e fundit është pezullimi

Lajme
Më 1 janar 2024, i erdhi fundi pritjes disavjeçare të qytetarëve të Kosovës për të lëvizur lirshëm, në zonën Schengen. Liberalizimi i vizave u bë realitet. Kjo nënkupton heqjen e kufizimit të lëvizjes, por si e drejtë ajo assesi nuk mund të keqpërdoret. Komisioni Evropian parasheh monitorimin e lëvizjes së lirë, e madje sipas KE-së liberalizimi mund të pezullohet në rast se vendet që nuk kanë regjim të vizave në Bashkimin Evropian (në këtë rast edhe Kosova), i shkelin rregullat. Kështu tha në një përgjigje për Klankosova.tv, Anita Hipper, zëdhënëse e Komisionit Evropian për Çështje të Brendshme. “Ligji i BE-së parasheh mundësinë e pezullimit ose përfundimit të përjashtimeve nga vizat ...
Komentet te Komisioni Evropian ua rikujton kosovarëve: Liberalizimi do të monitorohet – në rast të keqpërdorimit, masa e fundit është pezullimi Janë të Mbyllura

Shpallet situatë epidemiologjike me gripin sezonal në Kosovë

Lajme
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se intesiteti i gripit sezonal ka shënuar rritje dhe e kalon pragun epidemik. Si rrjedhojë MSH-ja ka apeluar për vigjilencë të shtuar. Tutje kanë treguar se në rast të simptomave të konsulohet me mjekun. Masat e rëndësishme për parandalim sipas MSH-së: Mbuloni hundën dhe gojën kur të teshtini dhe kolliteni; Praktikoni higjienën e duarve dhe shmangni kontaktet e afërta me të sëmurët; Nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme; Ushqimi i shëndetshëm me më shumë lëngje, kryesisht vitaminoz dhe gjumi i mjaftueshëm janë të rëndësishëm; Kujdes i shtuar për grupet më të rrezikuara: Është veçanërisht e rëndësishme që grupet ...
Komentet te Shpallet situatë epidemiologjike me gripin sezonal në Kosovë Janë të Mbyllura

Qeveria Kurti po e bën më të vështirë jetën në Kosovë, shporta e qytetarit rëndohet për 4.9 për qind

Ekonomi Lajme
Erdhi me premtimin se do të lehtësoj jetën qytetarëve, por Qeveria Kurti po e bën të kundërtën.  Çdo vit po ka ngritje të çmimeve, duke rënduar jetën e qytetarëve. Po ashtu, s’po ka rritje të pagave.    Agjencia e Statistikave ka treguar se çmimet konsumit janë më të lart në një mesatare prej 4.9 për qind në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës thuhet se Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2023 ishte më i lartë në një mesatare prej 4. 9 për qind krahasuar me vitin 2022, shkruan Demokracia.com “Ngritja e indeksit të çmimeve ...
Komentet te Qeveria Kurti po e bën më të vështirë jetën në Kosovë, shporta e qytetarit rëndohet për 4.9 për qind Janë të Mbyllura

Tentoi ta kalonte pikën kufitare në Jarinje pa dokumente, i dyshuari për vjedhje kapet nga policia

Lajme
Në pikën e kalimit kufitar në Jarinje, sot Policia e Kosovës ka arrestuar një person që e ka hasur pa dokumente përkatëse, duke tentuar ta kalojë kufirin. “Gjatë kontrollimit kufitar të udhëtarëve, në autobusin e vijës së rregullt Mitrovicë-Beograd, është hasur personi V.O., (viti i lindjes 1996, mashkull kosovar), i cili nuk posedonte asnjë dokument identifikimi, përveç një raporti mbi ‘raportimin e dokumenteve të humbura’”, njofton PK-ja. Policia thotë se me qëllim të verifikimit të identitetit të personit dhe sqarimit të rrethanave, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore (kontakti me SP Deçan dhe intervistimi i personit). “Gjatë realizimit të procedurave policore, ka rezultuar se personi është i dyshuar për vjedhje ...
Komentet te Tentoi ta kalonte pikën kufitare në Jarinje pa dokumente, i dyshuari për vjedhje kapet nga policia Janë të Mbyllura

Fitore Pacolli fyen Haradinajn, përqesh të folmen e tij

Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka përqeshur kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj për të folurën e tij. Pacolli ka publikuar një foto të Kryeministrit Albin Kurti dhe Ambasadorit amerikan Jeff Hovenier. Bashkangjitur me foton deputetja ka ironizuar me Haradinajn. “Ramushi: phardje e kam nënshkruar marrëveshjen për raketat Javelin”, ka shkruar Pacolli në Facebook. Demokracia ...
Komentet te Fitore Pacolli fyen Haradinajn, përqesh të folmen e tij Janë të Mbyllura

“Mund ta shkruaj”, “S’kam thënë se dua të shkruaj”, “Kam aftësi ta shkruaj” | Kurti joserioz dhe i pavendosur

Lajme
Vetëm brenda një periudhe 20-ditore, nga 21 dhjetori i vitit 2023 deri më 11 janar 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i pavendosur në deklarimet e tij kur bëhet fjalë për të shkruar Statutin e Zajednicës. Më shumë se një pozicion i qartë që duhet ta mbajë një kryeministër serioz, Kurti nuk ka arritur të tregohet i vendosur në qëllimin e deklarimeve të tij, shkruan Demokracia.com. Gjithçka duket se filloi me një intervistë të emisarit evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, kur është pyetur për insistimin e kryeministrit Kurti që të nënshkruhet Marrëveshja Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023], Aneksi i zbatimit [Ohër, 18 mars 2023] dhe ...
Komentet te “Mund ta shkruaj”, “S’kam thënë se dua të shkruaj”, “Kam aftësi ta shkruaj” | Kurti joserioz dhe i pavendosur Janë të Mbyllura

Zyrtare | Prindon Sadriu e ka shkelur ligjin, APK-ja e konfirmon konfliktin e interesit

Lajme
Prindon Sadriu nga viti 2019 është Kryetar i Shoqatës së Ushtarakëve Rezervë të Kosovës. Qëndrimi i tij në këtë pozitë është në kundërshtim me legjislacionin e Republikës së Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com edhe Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK). Pas përfundimit të mandatit diplomatik në Maqedoninë e Veriut, Prindon Sadriu është emëruar Drejtor i Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Më 27 korrik 2019, Prindon Sadriu bashkë me dy të tjerë, Premtim Rashitin dhe Uran Kurtishin, kanë themeluar Shoqatën e Ushtarakëve Rezervë të Kosovës. Bazuar në regjistrimin e saj në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës, kryetar ...
Komentet te Zyrtare | Prindon Sadriu e ka shkelur ligjin, APK-ja e konfirmon konfliktin e interesit Janë të Mbyllura

Kurti këmbëngulës për nënshkrimin e Serbisë, dëshiron ceremoni për marrëveshjet ku është edhe Zajednica

Lajme
Marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit është arritur mbi bazën e një pranimi verbal, por kryeministri Albin Kurti tashmë e ka nxjerrë kusht-frazën e tij të re: zbatim vetëm pas nënshkrimit. Nga Ohri nuk e kishte pasur telashe mosfirmosjen, por pas kthimit çdo ditë po e përsërit.  Këtë kërkesë ai e përsëriti edhe sot pas takimit me kryeministrin irlandez, Leon Varadkar. Kurti u pyet për deklaratën e tij ku shprehte gatishmëri ta shkruajë draftin e Asociacionit bashkë me dy ministrat e tij. Ai tha se nuk ka dhënë premtim për shkrimin e Asociacionit, por ka shprehur aftësinë e tij për të shkruar një draft të tillë, deri sa bëri thirrje ...
Komentet te Kurti këmbëngulës për nënshkrimin e Serbisë, dëshiron ceremoni për marrëveshjet ku është edhe Zajednica Janë të Mbyllura

I vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi, ish-gardianit serb të akuzuar për krime lufte që pret Kurtin të dëshmojë në favor të tij

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Dragisha Milenkoviqit, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile. Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Gjykata e Prishtinës, përmes një përgjigjeje me shkrim. Aktakuza e ngritur më 26 dhjetor 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon Dragisha Milenkoviqin se në cilësinë e gardianit të Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të burgjeve në fjalë, në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë. “…duke i torturuar në mënyrë ç‘njerëzore me mjete të ndryshme si shkop ...
Komentet te I vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi, ish-gardianit serb të akuzuar për krime lufte që pret Kurtin të dëshmojë në favor të tij Janë të Mbyllura

“Vepruam në interes të Kosovës, e vërtetoi Aktgjykimi…” | Për t’i shpëtuar burgut, opozitari Albin Kurti citonte Gjykatën Kushtetuese, tani e sulmon brutalisht nga ndërtesa e Qeverisë

Lajme
“Se veprimi ynë ishte në pajtim me Kushtetutën e vërtetoi Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i datës 23.12.2015 që tregoi se ‘Zajednica’ e Serbisë me secilin nga 7 kapitujt e saj nuk është në përputhje me Kushtetutën në plot 23 nene të saj”. Kështu deklaronte në Gjykatë, më 29 dhjetor 2017, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë shqyrtimit gjyqësor ku ai dhe tre deputetët tjerë të kësaj partie, akuzoheshin për hedhje të gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës, me qëllim të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Demokracia.com. Pikërisht për ta shpëtuar vetën ...
Komentet te “Vepruam në interes të Kosovës, e vërtetoi Aktgjykimi…” | Për t’i shpëtuar burgut, opozitari Albin Kurti citonte Gjykatën Kushtetuese, tani e sulmon brutalisht nga ndërtesa e Qeverisë Janë të Mbyllura