Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Raportimi i The Washington Post gjatë vitit 1999 për masakrën e Reçakut: Si ishin zbuluar skenarët e Beogradit për ta mbuluar krimin

Lajme
Prestigjozia amerikane The Washington Post, kishte raportuar për masakrën e Reçakut gjatë vitit 1999. Në një shkrim të gjatë, WP thotë se sulmi në këtë fshat të Kosovës çoi në vrasjen e 45 civilëve shqiptarë, dhe urdhëri ishte ardhur nga zyrtarët e Qeverisë së atëhershme të Beogradit. Duke cituar burimet, sipas përgjimeve telefonike nga qeveritë perëndimore, masakra kishte ndodhur pas vrasjes së tre ushtarëve serbë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) – dhe të zemëruar për këtë, ushtria serbe më 15 janar kishte nisur një ofensivë për hakmarrje, duke vrarë kështu civilët shqiptarë. “Ndërsa numri i civilëve të vdekur nga sulmi u rrit dhe përballë dënimit ndërkombëtar, zëvendëskryeministri i Jugosllavisë ...
Komentet te Raportimi i The Washington Post gjatë vitit 1999 për masakrën e Reçakut: Si ishin zbuluar skenarët e Beogradit për ta mbuluar krimin Janë të Mbyllura

Si e harroi Albin Kurti premtimin për kushtëzimin e dialogut me kërkimfaljen e Serbisë për krimet dhe masakrat në Kosovë? (Video)

Lajme
Serbia duhet të kërkojë falje për krimet e kryera. Serbia duhet të na dorëzojë kriminelët e luftës. Këto janë dy nga rreth 10 kushte që sipas liderit të Lëvizjes Vetëvedosje, Albin Kurti dhe partisë së tij, duhet të plotësohen nga Serbia në mënyrë që Kosova të pranojë të ulet në tavolinën e dialogut me këtë shtet përgjegjës për qindra masakra mbi popullsinë shqiptare, mijëra viktima dhe miliarda dollarë dëme materiale. Për një dekadë, opozitari Albin Kurti dhe partia e tij Vetëvendosje, kanë keqpërdorur “plagët e luftës” kur kanë kundërshtuar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Që nga viti 2011, kur dialogu ka filluar zyrtarisht, Kurti dhe Vetëvendosje e kanë kundërshtuar hapur ...
Komentet te Si e harroi Albin Kurti premtimin për kushtëzimin e dialogut me kërkimfaljen e Serbisë për krimet dhe masakrat në Kosovë? (Video) Janë të Mbyllura

Rifillon sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Lajme
Pas pushimit dimror do të rifillojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Seancat për vitin 2024 fillojnë, të hënën, më 15 janar, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Deri më tash janë paraqitur 38 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS). Në njoftimin javor të Speciales është bërë e ditur se trupi gjykues ka pranuar pjesërisht kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të pranohen si prova deklaratat me shkrim të disa dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi në çështje të tjera, kërkesë kjo në të cilën përfshiheshin edhe deklaratat e disa dëshmitarëve që ...
Komentet te Rifillon sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së Janë të Mbyllura

Koleksionuesi i video-kasetave për krimet e luftës në Kosovë, kërcënohet nga Serbi

Lajme
Koleksionuesi i mijëra video-kasetave për krimet serbe, Esat Shala është kërcënuar nga Serbia. Kështu pohon kryetari i shoqatës së Invalidëve të luftës, Xhevdet Qeriqi. Përmes një shkrimi, Qeriqi thotë se puna e tij po i pengon organeve të sigurimit serb dhe presidentit të këtij vendi. Njëherit ai thekson se “ka filluar mobilizimi për ta penguar punën e tij, duke mos përjashtuar edhe eliminimin e tij”. Qeriqi kërkon nga organet e rendit që Esatit t’i ofrohet siguri më e madhe. “Esat Shala, i cili është vëllai i dëshmorës të kombit, Luljeta Shala, qenka kërcënuar hapur nga organet e sigurimi shtetëror të Serbisë”. “Esati qe disa vite është duke punuar maksimalisht për ...
Komentet te Koleksionuesi i video-kasetave për krimet e luftës në Kosovë, kërcënohet nga Serbi Janë të Mbyllura

Testimi i mësimdhënësve nuk është obligativ, fillon si testim për avancim

Lajme
Testimi i mësimdhënësve në Kosovë këtë vit nuk do të jetë obligativ. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Në dy fazat e para do të fillohet si një testim për avancim në karrierë për përfitimin e licencës së avancuar, teksa hapi i radhës do të jetë për mësimdhënësit të cilët do të hyjnë në proces dhe pastaj me kohë do të jepen informatat për të gjitha çështjet e tjera. Për këtë ide të Nagavcit SBASHK-u thotë se nuk është i informuar, derisa ka mësimdhënës që e vlerësojnë të mirëseardhur procesin, por edhe të atillë që e vlerësojnë të pakuptueshëm. Zarife Bajgora Godanci, e cila është ...
Komentet te Testimi i mësimdhënësve nuk është obligativ, fillon si testim për avancim Janë të Mbyllura

“Operacioni GOLFI” – Policia e Kosovës me aksion në Prishtinë, konfiskohen drogë, armë e telefona

Lajme
Policia e Kosovës, njësiti i antidrogës pas një hetimi disa mujor në rastin e koduar “GOLFI” në drejtim të veprës penale shitblerje të substancave narkotike, me datën 13.01.2024 rreth orës 19:00, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera rajonale kanë realizuar një operacion policor në qytetin e Prishtinës. Fillimisht në postimin e bërë bën të ditur se në rrugën “Ernest Koliqi” në Prishtinë është ndaluar vetura e tipit BMW, ngjyrë e bardh me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari kryesor me iniciale (Y.A.) 1997 ku gjatë kontrollit të tij në trup i janë gjetur para të gatshme 1100 euro dhe tre telefona (IPHONE). “Policia njofton se në të njëjtën ...
Komentet te “Operacioni GOLFI” – Policia e Kosovës me aksion në Prishtinë, konfiskohen drogë, armë e telefona Janë të Mbyllura

“Kundër Kosovës”, “Aspak neutral e korrekt” – Kurti nesër takon Lajçakun që e cilësonte si deformues të dialogut

Lajme
“Lajçak u pozicionua kundër Kosovës”, kështu kishte deklaruar kryeministri Albin Kurti, më 18 shtator, në një konferencë për media në Kosovë. Kurti këtë deklaratë e kishte bërë pas një takimi dialogues Kosovë-Serbi në Bruksel. Përveç kësaj, Kurti e kishte akuzuar rëndë emisarin Miroslav Lajçak menjëherë pas takimit të shtatorit. “Këtu kemi të bëjmë me një emisar evropian, i cili e ka deformuar procesin. Neve nuk na duhet një ndërmjetësim i tillë i njëanshëm, aspak neutral e korrekt, i cili shkon kundër Marrëveshjes Bazike, siç ka ndodhur me [ndërmjetësimin] e emisarit Lajçak tani”, ishin fjalët e Kurtit në takimin e shtatorit, pas takimit dialogues me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, si ...
Komentet te “Kundër Kosovës”, “Aspak neutral e korrekt” – Kurti nesër takon Lajçakun që e cilësonte si deformues të dialogut Janë të Mbyllura

“Kurti do të tentojë ta shtyjë Zajednicën deri pas zgjedhjeve”

Lajme
Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe sulmet e mundshme nga Serbia, janë disa nga veprimet që po e dëmtojnë Republikën e Kosovës. Për këtë të fundit, analistët kërkojnë që të pranohet vetëm nëse vërtetohet si shmangie e luftës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu vlerësojnë njohës të çështjeve politike. Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të jetë sërish kryefjala e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për këtë temë, analistët kanë mendime të ndryshme. Disa thonë se ajo duhet të pranohet vetëm si shmangie e luftës, ndërsa shohin mundësinë që kjo të shtyhet deri pas zgjedhjeve të reja në Kosovë, raporton Ekonomia Online. Ndërsa retorika e ...
Komentet te “Kurti do të tentojë ta shtyjë Zajednicën deri pas zgjedhjeve” Janë të Mbyllura

I dyshuari goditi dy policë dhe veturën zyrtare, Policia del me raport për rastin në Veri

Lajme
Policia ka dalë me raport për rastin e djeshëm në Mitrovicë të Veriut, ku një person ka goditur dy zyrtarët policorë dhe veturën e policisë. Në raport thuhet se zyrtarët policorë kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa në veturë është gjetur sasi e marihuanës. “VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË /DËMTIM I PRONËS /POSEDIM i NARKOTIKËVE- Rr. Kollashini, Mitrovicë Veri / 13.01.2024 – 12:35. Njësia policore ka tentuar të ndalojë një veturë mirëpo, drejtuesi i veturës nuk është ndalur dhe gjatë ikjes i ka goditur dy zyrtarë policorë si dhe veturën zyrtare të policisë. I dyshuari kosovar/s ka braktisur veturën dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët policorë kanë ...
Komentet te I dyshuari goditi dy policë dhe veturën zyrtare, Policia del me raport për rastin në Veri Janë të Mbyllura

BIA arreston një serb, thotë se punonte për Shërbimin Informativ të Shqipërisë

Lajme
Një shtetas i Serbisë, me inicialet D.R., është arrestuar nga policia serbe nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit, ndërsa Prokuroria e Lartë Publike në Jagodinë ka kërkuar që të arrestuarit ti caktohet masa e paraburgimit. Siç raportojnë mediat serbe “dyshohet se D.R është bërë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë  (SHISH) në vitin 2022, sipas urdhrave dhe detyrave të të cilit ka vepruar deri në arrestimin e tij. Nëpërmjet shërbimit inteligjent të Shqipërisë, D.R vendosi kontakte me strukturën e sigurisë që funksionon nën autoritetin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI)”. Më tej thuhet se “duke punuar sipas urdhrave dhe detyrave të strukturave të përmendura, D.R ishte ...
Komentet te BIA arreston një serb, thotë se punonte për Shërbimin Informativ të Shqipërisë Janë të Mbyllura