Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për rregulloren e re për shfrytëzimin e parkingjeve në kryeqytet. Ai ka thënë se kjo rregullore parasheh parking pa pagesë për veturën e parë të banorëve rezident në adresat e tyre. Gjithashtu, Dita e shtunë dhe e diel do të jenë pa pagesë në parkingjet e hapura, teksa do të zgjatet orari për Zonë 1 dhe 2 deri në ora 23:00. Njoftimi i Ramës: PARKING PA PAGESË PËR VETURËN E PARË TË BANORËVE REZIDENT NË ADRESËN E TYRE Nga 22 janari 2024, hyn në fuqi Rregullorja për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve në Kryeqytet, dhe disa nga pikat kryesore janë këto: 1. Vetura ...
Komentet te Rama për rregulloren e re për parkingjet në Prishtinë: Vetura e parë pa pagesë për banorët rezident Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka paralajmëruar sërish se rreziku për sulm nga Serbia mbetet i madh. I njëjti tha se Kosova është e përgatitur se kurrë për t’u përballur me sulme të tilla. “Patjetër që rreziku mbetet i madh përderisa ekziston qasja agresive, përderisa ekziston qasja hegjemoniste, përderisa nuk kemi distancim nga qeverija e Serbisë për grupet të cilat zhvilluan akt terrorist në Kosovë. Përderisa individët nga këto grupe lëvizin lirshëm nëpër Serbi, bile edhe zhvillojnë aktivitete atje. Atëherë ne e shohim të mundshëm një kërcënim të tilllë në raport me vendin tonë por gjithmonë ne jemi më të gatshëm se kurrë. Më shumë se kurrë Policia e Kosovës ...
Komentet te Humolli: Cili polic ka vullnet me dhënë maksimumin kur s’ka sigurim shëndetësor Janë të Mbyllura
Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker është shprehur i zhgënjyer me gjykimin që po u bëhet krerëve të UÇK-së në Hagë. Walker tha se beson shumë në drejtësi por që sipas tij një gjë të tillë nuk po e sheh në Gjykatën Speciale. “Unë besoj shumë në drejtësi, në ndarje të drejtësisë, në llogariedhënië për shkak të veprimeve, veçanërisht zyrtarët e lartë të qeverisë, por nuk më duket se kjo është çka po ndodhë në Hagë. Me këta njerëz që i njoh, nuk mund të them që jam mik i tyre, kam qenë kritik madh i Hashim Thaçit kur ka qenë kryeministër dhe president. Nuk kam qenë kritik i madh i ...
Komentet te William Walker: Unë besoj në drejtësi, por kjo nuk po ndodh në Gjykatën Speciale të Hagës Janë të Mbyllura
Sot është bërë një vit kur kryeministri Albin Kurti kishte rehabilituar politikanin serb Oliver Ivanoviq, i cili në vitin 2016 ishte dënuar për krimet lufte ndaj shqiptarëve. Fjalët e mira të kryeministrit Kurti në pesë vjetorin e vrasjes së politikanit serb kishin tronditur Kosovën. Kjo për faktin se më herë Kurti dhe VV-ja Oliver Ivanoviiqn e kishin konsideruar si kriminel lufte. Vlerësimet e Kurtit se Ivanoviqi ishte njeri i përkushtuar për komunitetin kishin habitur opozitën kosovare. Për këto vlerësimi Kurti ishte kritikuar ashpër nga të gjitha partitë opozitare. Rehabilitimin që Kurti ia bëri Ivanoviqit ia kanë rikujtuar përsëri opozita. Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se fjalët ...
Komentet te Nga kriminel lufte në njeri të respektueshëm: Një vit nga rehabilitimi që Kurti ia bëri Ivanoviqit Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përdorë peshore të ndryshme për bashkënegociatorin e tij në Bruksel, presidentin serb Aleksandër Vuçiq, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte Ministër i Informacionit i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Kurti, ndryshe e përshkruan në Uashington e Bruksel ish-ministrin e propagandës serbe, e krejtësisht ndryshe kur flet për të në Kosovë, shkruan Demokracia.com. Lojtës Videosh 00:00 01:31 19 MAJ 2022 – NË UASHINGTON, ALBIN KURTI AMNISTON VUÇIQIN “E dimë shumë mirë se presidenti i Serbisë ishte Ministër i Informimit të Millosheviqit. Por, unë mund ta imagjinoj se Millosheviqi kurrë nuk e ka konsulutar Vuçiqin. Pra, nuk duhet të jetë e vështirë për Vuçiqin që ...
Komentet te “Millosheviq nuk e konsultoi kurrë”, “Fshehu krimin për t’i mbrojtur…” | Albin Kurti në Uashington e amniston, në Reçak e fajëson e në Bruksel dialogon me Vuçiqin (Video) Janë të Mbyllura
Cramon: Asociacioni është kërkesë legjitime, Kosova duhet të dalë me një propozim për formimin e tij
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i bëri thirrje udhëheqjes në Kosovë që të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, përfshirë edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, para se blloku evropian të mbajë zgjedhje më 9 qershor. Gjatë një konference në Prishtinë pas një vizite disaditore në Kosovë, von Cramon u shpreh e brengosur për mbështetjen që mund të ketë Kosova në PE pas zgjedhjeve të qershorit. Ajo tha se sondazhet kanë treguar për një rritje në Evropë të partive të djathta, e veçmas të ekstremit të djathtë. “Mendoj se një përbërje e re e Parlamentit Evropian mund të ketë efekt në raport me ...
Komentet te Cramon: Asociacioni është kërkesë legjitime, Kosova duhet të dalë me një propozim për formimin e tij Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës sesionin pranveror do ta nis të enjten me seancë të jashtëzakonshme për çështjen e çmimit të energjisë elektrike. Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. “Me mbështetjen e 40 deputetëve nga partitë tjera opozitare, si Grup Parlamentar i PDK-së kemi thirr seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar çështjen e çmimit të energjisë elektrike në vendin tonë. Konsiderojmë se sot nuk ka gjë më të rëndësishme që sesioni parlamentar mund të fillojë sesa me diskutimin për çmimin e energjisë”, tha Tahiri. Ai shtoi se kanë propozuar gjithashtu një rezolutë për uljen e çmimit të ...
Komentet te Çmimi i energjisë elektrike, PDK thërret seancë të jashtëzakonshme Janë të Mbyllura
“Nga viti 2012 deri në vitin 2022, nga Kosova kanë emigruar 338 mijë qytetarë. Vetëm në vitin 2022 kanë emigruar 41,553 qytetarë”. Këto të dhëna tronditëse janë bërë të ditura nga Instituti GAP më 12 janar 2024, me rastin publikimit të raportit “Prirja për të emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave: ndikimi në fuqinë punëtore”, shkruan Demokracia.com. Sipas këtyre të dhënave, rreth 297 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova, kurse vetëm gjatë vitit 2022, nën Qeverinë e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, nga Kosova janë larguar 41,553 qytetarë. Kjo është një shifër jashtëzakonisht e lartë e regjistruar vetëm në vitin e dytë të mandatit të Qeverisë Kurti e ardhur ...
Komentet te Rinia braktisë Kosovën, Albin Kurti vazhdon vetëkënaqësinë | Më 2022 rreth 42 mijë qytetarë lëshuan vendin, 28% e popullsisë mbi 18 vjeç planifikojnë emigrimin deri në verë Janë të Mbyllura
Një rrahje ka ndodhur mes disa personave në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Agron Borovci, i tha Gazetës Express se ka shoqëruar pesë persona në stacionin policor. “Rreth orës 12:30 është pranuar informata për një rrahje në mes të disa personave, të ndodhur në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacionin policor pesë persona.” Po ashtu tre persona të lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. “Aktualisht po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme operativo-policore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci./Demokracia ...
Komentet te Rrahje mes disa personave në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, pesë persona shoqërohen në stacion Janë të Mbyllura
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se askush nuk duhet harruar dhe mohuar çfarë ka ndodhur në Reçak. Ai në një postim në X ka shkruar se gjithashtu askush nuk duhet të mohojë e as harrojë pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët dolën në mbrojtje të Kosovës. Hovenier ka shkuar se mban mend mirë ditën kur ka ndodhur Masakra e Reçakut. “Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King: ‘Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo’. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të ...
Komentet te Hovenier: Askush të mos e mohojë çfarë ka ndodhur në Reçak Janë të Mbyllura