Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Bie kulmi i objektit të Komunës së Re në Prishtinë, dyshohet për një të vdekur

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Arbëria, pasi një person dyshohet se ka humbur jetën tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali merr vesh se çatia e objektit të ri të Komunës së Prishtinës, ka rënë duke i shkaktuar viktimës lëndime që dyshohet të jenë fatale. Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë një konfirmim zyrtar, mirëpo të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.   /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Bie kulmi i objektit të Komunës së Re në Prishtinë, dyshohet për një të vdekur Janë të Mbyllura

Krasniqi-Qeverisë: 100 eurot që ua dhatë qytetarëve, ua morët pas dy ditësh me fatura të rrymës – ky është krim i organizuar

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti ua ka dhënë qytetarëve nga 100 euro dhe pas dy ditësh ua ka marrë përmes faturave të rrymës. Kështu ka thënë ai nga foltorja e Kuvendit, ku po bëhet shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët. “Faturat e muajit të kaluar e kanë tmerruar secilën familje. E këtu kemi zyrtarë të qeverisë që jetojnë në një tjetër realitet. A mund të na tregoni se sa janë rritur të hyrat dhe profiti e KEDS-it dhe KESCO-s në krahasim me qeverisjet e kaluara”, ka thënë Krasniqi. “Ua keni dhënë nga 100 ...
Komentet te Krasniqi-Qeverisë: 100 eurot që ua dhatë qytetarëve, ua morët pas dy ditësh me fatura të rrymës – ky është krim i organizuar Janë të Mbyllura

Szunyog i gëzohet lajmit për peticion: Është vendimtare mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve në Veri

Lajme
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, u shpreh i kënaqur me iniciativën e qytetarëve në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq për mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve aktualë. “I kënaqur që serbët e Kosovës po përdorin të drejtën e tyre demokratike të siguruar nga korniza ligjore e Kosovës dhe që filluan mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për peticionet për heqjen e kryetarëve të komunave në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq”. Ai bëri thirrje që e njëjta të nisë edhe në Zubin Potok e në Zveçan. “I bëj thirrje autoriteteve të Kosovës në nivel qendror dhe lokal që të sigurojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe ...
Komentet te Szunyog i gëzohet lajmit për peticion: Është vendimtare mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve në Veri Janë të Mbyllura

Tahiri: KESCO e merr rrymën në KEK për 2 euro e 90 centë, ndërsa qytetarëve ua faturon 14 e 45 centë me tarifën mbi 800 kWh – kjo është plaçkitje

Lajme
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka ftuar deputetët që ta votojnë Rezolutën e PDK’së për uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe heqjen e bllok tarifës. Tahiri ka bërë një krahasim të çmimit të rrymës që e blen KESCO dhe çmimit që u faturohet pastaj konsumatorëve. “Nëse e shohim çmimin për megavat, se sa e merr KESCO në KEK është vetëm 2 euro e 90 centë, pra kushton kilovati. Ndërsa, neve qytetarëve me tarifën e ulët na e faturon 3.34 centë, me tarifën e ulët pjesën e natës, ndërsa me tarifën e lartë nën 800 kWh është 7.79 centë. Pra, më shumë se 100 përqind. ...
Komentet te Tahiri: KESCO e merr rrymën në KEK për 2 euro e 90 centë, ndërsa qytetarëve ua faturon 14 e 45 centë me tarifën mbi 800 kWh – kjo është plaçkitje Janë të Mbyllura

VV-ja e Kurtit del kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike

Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila në seancën e jashtëzakonshme për energjinë elektrike, fillimisht ka përmendur zbatimin e vendimit në katër komunat veriore, ku siç tha ajo është hera e parë që kemi heqjen e barrës nga buxheti i shtetit. Ajo tha se kërkesa e sotme për seancën e jashtëzakonshme nuk përmban asnjë risi, por është përsëritje e kopje. “Fillimisht do duhej të flisnim per zbatimin e energjisë në katër komunat e vendit. Kjo situate e re eshte hera e pare qe zbatohet ne kuptimin e mbushjes se obligikimit qytetare, e poashtu kemi heqjen e barrës nga buxheti i shtetit. Nuk përmban asnjë risi, por kopje e përsëritje ...
Komentet te VV-ja e Kurtit del kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike Janë të Mbyllura

Shala i PDK-së propozon draft-rezolutën, kërkon të lirohet çmimi i energjisë elektrike

Lajme
Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet për rezolutën lidhur me çmimin dhe faturimin aktual të faturave të energjisë elektrike. Deputeti i PDK-së Ferat Shala, parti e cila edhe ka propozuar rezolutën ka thënë se çmimi i energjisë është i papërballueshëm për shumë familje në Kosovë. “Arsyeja e kësaj rritjeje të çmimit qëndron te fakti i çuditshëm menaxherial. Kemi zëvendësuar energjinë e lirë të KEK-ut, me energjinë e shtrenjtë të importuar”, ka thënë ai. Ai ka thënë se duhet të zbriten tarifat e energjisë elektrike. Shala ka folur edhe për marrëveshjen e arritur për veriun sa u përket tarifave të energjisë. Ai ka ...
Komentet te Shala i PDK-së propozon draft-rezolutën, kërkon të lirohet çmimi i energjisë elektrike Janë të Mbyllura

Walker: Isha i padrejtë ndaj Hashim Thaçit, në një darkë i thashë se jam penduar

Lajme
Ish-shefi i Misionit Vëzhgues të OSBE-së në Kosovë gjatë luftës, William Walker tha se për ish-drejtorin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin, kishte thënë gjëra “goxha të këqija” gjatë kohës sa ai ishte president. Walker ishte në emisionin “ZEN” në T7, ku tregoi një ngjarje në javët e fundit të presidencës së Thaçit, ku ia kishte shprehur pendimin e tij. Aty, diplomati amerikan tha se e ndryshoi përceprimin për Thaçin. “Deri kur u bë president, unë pata raport të njëjtë me të, siç kisha me Ramushin ose me të tjerët politikanë, si Limaj… përmendni ju. Ai ishte dikush që e vizitoja pothuaj sa herë që vija këtu. Gjatë pjesës më të ...
Komentet te Walker: Isha i padrejtë ndaj Hashim Thaçit, në një darkë i thashë se jam penduar Janë të Mbyllura

Avokati i Popullit dërgon Ligjin për Zgjedhje në Kushtetuese

Lajme
Instituti i Avokatit të Popullit ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësim të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme. Në një njoftim në Facebook, Avokati i Popullit bën të ditur se dispozita e kontestuar është neni 28 i Ligjit që ka përcaktuar se “Në listën e kandidatëve të secilit subjekt politik së paku 30% janë meshkuj dhe së paku 30% janë femra, me nga një kandidat të secilës gjini përfshirë së paku njëherë në secilin grup prej tre kandidatëve, e që numërohet nga kandidati i parë në listë”. Lidhur me rregullimin e tillë të përfaqësimit gjinor në listat e kandidatëve, Avokati i Popullit ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të ...
Komentet te Avokati i Popullit dërgon Ligjin për Zgjedhje në Kushtetuese Janë të Mbyllura

DOKUMENT | Udhëheqësi i prokurimit qendror fiton tender 4.3 milionësh në QKUK

Lajme
Behgjet Rrukiqi është zëvendësues i drejtorit të përgjithshëm në Agjencinë Qendrore të Prokurimit Publik (AQP). Në fillim të vitit 2023, ai është bërë pronar i kompanisë EURO – SERVICES SH.P.K. Vetëm tre muaj pasi ishte bërë pronar në kompani ka garuar bashkë me disa kompani të tjera për një tender të madh në QKUK dhe tash është rekomanduar për kontratë, shkruan Demokracia.com. Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), pas shumë zvarritjeve i ka shpallur fituesit e tenderit “Ndërtimi i objektit për klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji”. Nëse gjithçka shkon mirë dhe nuk do të ketë ankesa, kontrata është paraparë të nënshkruhet në fillim të muajit shkurt. Për kontratë është rekomanduar grupi ...
Komentet te DOKUMENT | Udhëheqësi i prokurimit qendror fiton tender 4.3 milionësh në QKUK Janë të Mbyllura

Lëndimi i 12 minatorëve nga acidi, Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e tyre

Lajme
12 minatorë të Trepçës kanë marrë lëndime nga acidi sulfurik. Dy prej tyre kanë lëndime serioze të syve. Lajmin e ka konfirmuar Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë. Përmes një komunikate për media, dy minatorët me lëndime të syve, pas trajtimit në repartin e Emergjencës janë transferuar në repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë për trajtim të mëtutjeshëm. Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. “Ndërsa 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilë janë jasht rrezikut për jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi”, thuhet në komunikatën për media./Demokracia ...
Komentet te Lëndimi i 12 minatorëve nga acidi, Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e tyre Janë të Mbyllura