Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisje sot në Zveçan, nën dyshimet për kontrabandë me mallra. Gazeta Express mëson se bastisja është kryer në shtëpinë e babait të një prej të vrarëve gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë. Bastisjen e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani. “Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisje në Zveçan. Dyshimet janë për kontrabandë me mallra. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe zyrtarë të Doganës”, tha Elshani./Demokracia ...
Komentet te Bastisja në Zveçan u krye në shtëpinë e babait të njërit prej të vrarëve në Banjskë Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Të dhënat shqetësuese për numrin e madh të qytetarëve që vazhdojnë të largohen çdo ditë nga Kosova, vazhdojnë të mos e shqetësojnë ndërgjegjen e kryeministrit Albin Kurti. Opozitari i dikurshëm që alarmohej sa herë që mediat raportonin për largimin e qytetarëve, vazhdon të shkojë çdo ditë në vendin e tij të punës apo edhe të bëjë vizita zyrtare jashtë vendit, duke e injoruar tërësisht fenomenin shqetësues që po e zbrazë Kosovën, shkruan Demokracia.com. Të dhënat që vijnë nga institucionet përgjegjëse që menaxhojnë pikat kufitare tokësore dhe ajrore flasin për të dhëna shqetësuese, sipas të cilave, vetëm nga 1 – 15 janar 2024 më shumë se 650 mijë qytetarë kanë dalë ...
Komentet te Qytetarët ikin nga Kosova, Qeveria ikë nga përgjegjësia | Kurti nuk shqetësohet për largimin e qytetarëve, vazhdon ta injorojë fenomenin e zbrazjes së Kosovës Janë të Mbyllura
“Nga data 1 janar 2024 deri më 15 janar 2024, bazuar në raportet ditore të Policisë Kufitare, nga Republika e Kosovës vetëm në kufijtë tokësorë kanë dalë 511 mijë e 604 udhëtarë. Krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit 2023, ku kanë dalur 446 mijë e 178 udhëtarë, ka një rritje prej 10.2%”. Këto janë statistika zyrtare të Policisë së Kosovës, të transmetuara nga mediat në mbrëmjen e datës 21 janar 2024, të cilat tregojnë se vetëm përmes kufijve tokësorë, 65,426 persona kanë dalë jashtë Kosovës gjatë dy javëve të para të vitit më shumë sesa gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, shkruan Demokracia.com. Statistikat zyrtare demantojnë ...
Komentet te Ministër, a ki koment? | Policia zbuloi gënjeshtrën e Xhelal Sveçlës, rreth 65 mijë persona më shumë se vitin e kaluar kaluan vetëm përmes kufijeve tokësorë Janë të Mbyllura
Një pushkë gjuetie me leje dhe një kasafortë ku kishte municion e ari në vlerë prej 7 mijë eurosh është vjedhur në një shtëpi në Lipjan. Rasti po hetohet. “VJEDHJE E RËNDË- Lipjan / 21.01.2024 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar nga persona të panjohur është vjedhur një pushkë gjuetie me leje dhe një kasafortë në të cilën kishte municion dhe stoli ari në vlerë rreth 7000€. Rasti ne procedure hetimore.”/Demokracia ...
Komentet te Vjedhje e rëndë në Lipjan, vidhet pushkë, municion dhe stoli ari në vlerë 7 mijë euro Janë të Mbyllura
Mediumi Indeksonline ka publikuar momentin kur Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçari në Podujevë, shkelet me veturë e më pas rrahet për vdekje. Pamjet janë absolutisht të tmerrshme, të cilat tregojnë dy të miturit teksa sulmojnë 18-vjeçarin. Dy të miturit janë në paraburgim, kurse viktima është varrosur sot në Podujevë. VËREJTJE: Pamjet janë të rënda /Demokracia ...
Komentet te Pamje të rënda: Momenti kur dy të miturit e shkelin me veturë 18-vjeçarin dhe më pas e rrahin për vdekje -Video Janë të Mbyllura
“Neni 2 – Paragrafi 2 dhe 3 [nga neni 11] i Udhëzimit Administrativ [MD – NR. 08/2022] bazik fshihen”. Mjafton vetëm një rresht në Udhëzimin e ri Administrativ që po përgatitet nga Ministria e Drejtësisë, e cila drejtohet nga Albulena Haxhiu, që të zvogëlohet e kufizohet jashtëzakonisht shumë mbështetja thelbësore për të akuzuarit pranë Dhomave të Speicalizuara të vendosura në Hagë. Me anë të nenit 2 të Udhëzimit të ri Administrativ, Ministria e Drejtësisë, do t’i japë fund shqyrtimit të mbështetjes financiare në raste të veçanta të paraqitur nga mbrojtja kur tejkalohet shuma e përcaktuar në marrëveshjen bazë. Në Udhëzimin e kaluar Administrativ, Nr. 08/2022, gjithashtu i nënshkruar nga ministrja ...
Komentet te DOKUMENT | Kurti dhe Haxhiu e zvogëlojnë mbështetjen shtetërore për drejtuesit e UÇK-së në Hagë, e kufizojnë edhe më shumë me akt të ri nënligjor Janë të Mbyllura
Sot janë bërë 18 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Me këtë rast është mbajtur një akademi përkujtimore. Por, gjatë akademisë duket se disa nga folësit nuk e përmendin Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo si duket nuk i pelqeu, Gentrit Murselit, asamblist i LDK-së në Gjilan. Ai iu drejtua ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla me një kërkesë. “Ministre trego që ka qenë në LDK, se s’ka qenë anëtar i shoqërisë civile”, ka thënë ai. Pas kësaj kërkese të Murselit u dëgjuan duartrokitje të mëdha. Kujtojmë se, Rugova ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. ...
Komentet te “Oj ministre trego që ka qenë në LDK, se…”, momenti kur asamblisti i LDK-së i bën kërkesë Gërvallës lidhur me Ibrahim Rugovën Janë të Mbyllura
Në varrezat e qytetit në Podujevë i është dhënë lamtumira e fundit Lulzim Fejzullahut, 18 vjeçarit që vdiq pas plagëve të marra nga rrahja që kishte ndodhur një javë më parë. Veç familjarëve e të afërme në ceremoninë e varrimit morën pjesë edhe qytetarë të shumtë të kësaj ane. Demokracia ...
Komentet te Varroset 18 vjeçari i cili u rrah për vdekje në Podujevë Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti kur ishte në opozitë ishte shumë i zëshëm rreth çështjeve sociale, si për çmimet e naftës, rrymës e pagat. Kur e mori postin e kryeministrit, Kurti lëre që nuk u mor më me këto çështje, por edhe vazhdonte të nxirrte konkludime se qytetarët nuk duhet të ankohen, shkruan Demokracia.com. ÇMIMI I RRYMËS Gjatë fushatës së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës në vitin 2019, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, deklaronte në media se qytetarët e Kosovës, për fajin e qeverive, po vazhdojnë të paguajnë fatura të larta të enrgjisë elektrike. “Unë nuk mund ta them sot se sa do të ulet energjia elektrike, por e di ...
Komentet te “Rryma lirë, nafta shtrenjtë, s’jetohet në Kosovë me 350 euro” – Disa nga qëndrimet e Kurtit mbi çështjet sociale ndër vite Janë të Mbyllura
Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi ka komentuar vizitën e fundit të avokatit serb, Çedomir Stojkoviq, në Prekaz. Ai tha se veprimi i avokatit serb ka pasur për qëllim kërkimin e të vërtetës se çka ka bërë regjimi i Serbisë në kohën e luftës. Përveç kësaj, Arifi në një intervistë për KosovaPress, ka komentuar edhe deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila kishte deklaruar se Lajçak është i dështuar. Ai tha se një deklaratë të tillë nuk duhej ta kishte thënë ajo. Ndërsa, për zgjedhjet në komunat veriore tha se për Kosovën është humbje kohe dhe se përfundimi do të jetë zero. Analisti Arifi ...
Komentet te Arifi: Me qenë si Kurti sot e kisha shkarkuar ministren Gërvalla Janë të Mbyllura