Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“E kam marrë stupcin edhe ju kam lëshu me kerr…”, çka deklaruan në gjykatë të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçarit

Lajme
Dy të miturit të cilët dyshohen për vrasjen e 18-vjeçarit L.F., (rasti fillimisht ishte kualifikuar si “Vrasje në tentativë”), në seancën dëgjimore të mbajtur më 15 janar 2024 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kishin kundërshtuar kërkesën për caktimin e paraburgimit dhe kishin dhënë versionet e tyre për ngjarjen. Kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj dy të miturve, është bërë më 15 janar 2024, po atë ditë Gjykata mori vendim për caktimin e kësaj mase, kur tani i ndjeri ishte duke u trajtuar në QKUK, e i cili më 20 janar ndërroi jetë, duke bërë që pas kësaj rrethane, vepra penale të ricilësohet nga “Vrasje në tentativë” në “Vrasje”. ...
Komentet te “E kam marrë stupcin edhe ju kam lëshu me kerr…”, çka deklaruan në gjykatë të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçarit Janë të Mbyllura

Hoti me kritika të ashpra për Kurtin dhe Osmanin: Si s`e kuptuan gropën ku kanë rënë me Marrëveshjen e Ohrit?

Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar kërkesën e kryeministrit Albin Kurti ndaj BE-së për të shkëputur procesin e dialogut me Serbinë nga procesi i integrimit të Kosovës në BE-së. Ai ka thënë se është e kuptueshme injorimi që BE-ja ia ka bërë kërkesës së Kurtit. Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti është shprehur i habitur se si delegacioni i Kosovës nuk e ka kuptuar gropën ku kanë rënë me Marrëveshjen e Ohrit. “Tani kur është bërë dëmi, kur Kosova po vuan nga sanksionet e Bashkimit Evropian që kanë bllokuar rreth 300 milionë për projekte të ndryshme, në Shkup, Kryeministri kërkon që të shkëputet procesi i integrimit evropian i ...
Komentet te Hoti me kritika të ashpra për Kurtin dhe Osmanin: Si s`e kuptuan gropën ku kanë rënë me Marrëveshjen e Ohrit? Janë të Mbyllura

Gashi për Kurtin: Këtij edhe 80% me ia dhanë, ky nuk di me ndryshu gjendjen – s’ka njerëz e as program

Lajme
Analisti Shkëlzen Gashi ka deklaruar mbrëmë në Pressing të T7, se kryeministri Albin Kurti nuk di ta ndryshojë gjendjen në vend edhe nëse i merr 80 përqind të votave. Sipas Gashit, Kurti nuk ka as program e as njerëz, raporton Express. Gashi, i cili një kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit, tha se njolla e Kurtit do të mbetet shkatërrimi i kryeqytetit. Ai tha se Kurti po e qeverisë Kosovën, me njerëz që e kanë shkatërruar Prishtinën. “Këtij edhe 80 me ia dhanë, ky nuk din me ndryshu gjendjen. Ta garantoj. Këtij ia kemi dhanë na pushtetin në tri komuna para se me ardh në nivel qendror, ky e ka ...
Komentet te Gashi për Kurtin: Këtij edhe 80% me ia dhanë, ky nuk di me ndryshu gjendjen – s’ka njerëz e as program Janë të Mbyllura

Të hyrat nga interesi, bankat e Kosovës fituan 123.7 milionë euro për tre muaj

Ekonomi
Bankat e Kosovës raportohet se po vazhdojnë të përformojnë me fitime të larta. Në tremujorin e tretë të vitit 2023, bankat kanë pasur një profit neto prej 123.7 milionë eurove, sipas BQK-së. Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, një rezultat i tillë ka ardhur për shkak të rritjes të së hyrave, që kanë qenë më të larta në krahasim me vitin e kaluar. “Rezultati i tillë financiar u arrit kryesisht nga rritja e të hyrave, e cila ishte më e lartë se një vit më parë, përderisa edhe shpenzimet vazhduan trendin rritës për të dytin vit me radhë…” – thuhet në raport mes tjerash. Ndërkaq, sipas BQK-së, gjithsej të hyrat kanë arritur ...
Komentet te Të hyrat nga interesi, bankat e Kosovës fituan 123.7 milionë euro për tre muaj Janë të Mbyllura

DOKUMENTE | Ministria e Hajrulla Çekut tenton ta keqpërdorë buxhetin e shtetit për 74 mijë euro në një tender

Lajme
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po tenton të bëjë ndërtimin e fushave të tenisit “Qendra Sportive në Prizren”. Iniciativa e parë për të angazhuar një kompani për ndërtimin e fushave të tenisit ka qenë e kundërligjshëm ose tentim për të favorizuar një kompani më të shtrenjtë sesa ofertat e tjera më të lira, shkruan Demokracia.com. MKRS-ja mori oferta më të lira për ndërtimin e fushave të tenisit – Qendra Sportive në Prizren, por është e vendosur që të lidh kontratë më një kompani që është më e shtrenjtë se një tjetër e kompletuar me dokumentacion për 74 mijë euro. Kështu kanë vlerësuar vetë organet që merren më mbarëvajtjen e ...
Komentet te DOKUMENTE | Ministria e Hajrulla Çekut tenton ta keqpërdorë buxhetin e shtetit për 74 mijë euro në një tender Janë të Mbyllura

Gërvalla harron se ka aktakuzë, thotë se sundimi i ligjit ka qenë i rëndësishëm për heqjen e vizave

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka përmendur dy fakte që sipas saj kanë qenë të rëndësishme për heqjen e vizave. Sipas Gërvallës, sundimi i ligjit dhe reformat kanë qenë shumë të rëndësishme për heqjen e vizave. “Mendoj që më e rëndësishmja çfarë ka ndodhë në Republikën e Kosovës dhe që e ka mundësuar liberalizimi i vizave ka qenë vota 14 shkurtit e vitit 2021… që ka qenë një votë kundër krimit dhe korrupsionit në vendin tonë. Unë mendoj që ai ka qenë mesazhi më i rëndësishëm për të gjitha vendet që kanë qenë skeptike. Ajo çfarë pasojë më vonë, rezultatet e dukshme në luftimin e krimit ...
Komentet te Gërvalla harron se ka aktakuzë, thotë se sundimi i ligjit ka qenë i rëndësishëm për heqjen e vizave Janë të Mbyllura

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në Hagë, pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitarja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), e cila është e 41-ta dhe mban kodin W04489 në këtë gjykim. Të enjten, më 18 janar, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, kërkoi që të kalohet në seancë private për të diskutuar një çështje në mënyrë që të ruhet identiteti i dëshmitares. Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen tri seanca, raporton RTKlive. Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më ...
Komentet te Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së Janë të Mbyllura

Vuçiq i ikën gazetarit shqiptar në Shkup, e pyeti pse po e keqtrajtojnë politikanin që bëri homazhe në Prekaz – Video

Rajoni dhe Bota
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes së një gazetari në Shkup për sjelljen e institucioneve serbe ndaj politikanit serb, Nikola Sanduloviq, i cili u arrestua dhe u keqtrajtua pasi bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Fillimisht gazetarin deshi ta largonte një nga truprojet e Vuçiqit. “Jo, jo. Pa fotografi!”, i tha ai gazetarit. “Jemi media”, i tha gazetari shqiptar, Furkan Saliu. “Është OK, por jo tani”, i tha truproja. “Z. Vuçiq, përse nuk e mbajtët konferencën e përbashkët sot?”, vazhdoi me pyetjen gazetari. “Nuk ju kuptoj”, i tha Vuçiqi. “Përse nuk u mbajt konferenca e pëbrashkët?”, pyeti sërish gazetari. “Ku ta dijë unë. ...
Komentet te Vuçiq i ikën gazetarit shqiptar në Shkup, e pyeti pse po e keqtrajtojnë politikanin që bëri homazhe në Prekaz – Video Janë të Mbyllura

Dogana tregon çka konfiskoi në pronën e babait të njërit prej të vrarëve në Banjskë

Lajme
Dogana ka njoftuar se çka ka konfiskuar në pronën ku u krye sot bastisje me asistencën e Policisë së Kosovës. “280 copa pije të forta alkoolike, 300 copa verëra të ndryshme dhe 180 produkte kozmetike të ndryshme”, thuhet në njoftim. Vlera e mallit të konfiskuar tejkalon shumën prej 7 mijë eurosh. “Derisa vlera e përgjithshme e mallrave te konfiskuara tejkalon shumën prej 7000 euro. Ky rezultat i arritur është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis njësive të Doganës dhe Policisë në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar trafikun e mallrave të paligjshme.” Gazeta Express mëson se prona ku u krye bastisja është e babait të njërit prej të ...
Komentet te Dogana tregon çka konfiskoi në pronën e babait të njërit prej të vrarëve në Banjskë Janë të Mbyllura

Bulliqi: I dyshuari për vrasjen e të riut në Podujevë ishte i dënuar me tri vite burgim

Lajme
Njëri nga dy të dyshuarit për vrasjen e të riut Lulzim Fejzullahu në Podujevë, është i dënuar me tri vite burgim në një rast të mëhershëm, ka deklaruar sot kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Në një konferencë për media pas mbledhjes së këshillit komunal të sigurisë, Bulliqi tha se njëri prej dy të miturve të dyshuar për ngjarjen e rëndë, ka një dosje të trashë penale në organet e rendit. Bulliqi tha se ai ka qenë nën hetime për nëntë vepra të ndryshme të sanksionuara me kod penal. “Njëri prej individëve që dyshohet se është pjesë e këtij rasti, është nxënës i një shkolle të mesme në qytetin ...
Komentet te Bulliqi: I dyshuari për vrasjen e të riut në Podujevë ishte i dënuar me tri vite burgim Janë të Mbyllura