“Lëvizja Vetëvendosje nuk është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Ne kemi aktivistë, kemi edhe zyrtarë të subjektit tonë politik në Kosovë që vijnë nga Maqedonia e Veriut, mirëpo këtu nuk kemi qendër të Vetëvendosjes formalisht të regjistruar, andaj edhe ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk është se marrim pjesë këtu”, deklaroi Kurti. As tri ditë të vetme nuk ka qëndruar kjo deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e dhënë më 22 janar 2024 në Shkup, kur është pyetur për pjesëmarrjen e subjektit të tij politik, Vetëvendosjes, në zgjedhjet parlamentare të këtij shteti fqinj, shkruan Demokracia.com. Të mësuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, që nuk mban asnjë qëndrim dhe ...
Komentet te Një kryeministër qesharak | Albin Kurtin e nxjerr në rrenë këshilltari i tij, Bekim Qoku: VV-ja merr pjesë përmes meje në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut (Video) Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Zëvendëskryeministri Besnik Bisilimi është deklaruar sot për sa i përket heqjes së masave nga Bashkimi Evropian. Bislimi gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane tha se nuk ka ende vendim për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës që janë vendosur majin e vitit të kaluar ndaj Kosovës. Kjo sipas Bislimin nuk po ndodhë pavarësisht se Kosova ka zbatuar pikat e planit katërpikësh. Bisilmi foli edhe për rrethanat që shkaktuan vendosjen e këtyre masave ndaj Kosovës. “Masat janë vendosur në fund të majit, nga Komisioni Evropian dhe janë rezultat i eskalimit që ka ndodhur në veri të Kosovës me datën 29 maj të vitit të kaluar kur protestuesit serbë kanë sulmuar ...
Komentet te Zëvendësi i Kurtit arrin të “zbulojë” dallimet breda BE-së: S’dihet se kur mund të hiqen masat ndaj Kosovës Janë të Mbyllura
Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, ka thënë se do të takohen me 31 Janar me një delegacion serb, përmes të cilit takim presin qe të marrin informacione për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai ka treguar se pjesë e këtij takimi do të jenë edhe përfaqësues nga BE-ja. “Në fakt me 31 Janar të këtij viti, ne kemi një takim të jashtëzakonshëm të grupit punues, delegacion i Kosovës me të Serbisë, dhe BE-ja besojmë se do të jetë në këtë takim, dhe shumë po shpresojmë që do të marrim informacion ose arkivat që i kemi kërku ...
Komentet te Andin Hoti: Më 31 Janar do të takohemi me delegacionin serb, po shpresojmë t’i marrim arkivat që i kemi kërkuar Janë të Mbyllura
Shpejtim Bulliqi pritet që shumë shpejtë ta emërojë një tjetër Drejtor të Kulturës. Drejtori i deritashëm i tij, Pajtim Balaj, tani e tutje do të merret me diplomaci. Zanatit të diplomatit do t’i hyjnë edhe disa njerëz të tjerë të afërt me partinë në pushtet, shkruan Demokracia.com. Njerëz të afërt me ministren Gërvalla, me GUXO dhe me Vetëvendosjen janë pranuar në punë si staf diplomatik nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila udhëhiqet nga Donika Gërvalla-Schwarz. Lëvizja Vetëvendosje dhe ministrja Gërvalla-Schwarz po përpiqen që t’i krijojnë diplomatët e tyre. Pas largimit të mbi 30 diplomatëve që i kanë konsideruar si të afërt me partitë që kanë qeverisur ...
Komentet te DOKUMENT | “Diplomatët partiakë”, zyrtarizohet punësimi i njerëzve të Vetëvendosjes dhe Gërvallës në MPJD Janë të Mbyllura
Gjykata Supreme e Speciales në Hagë ka nxjerrë dy vendime në çështjen ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa. Paneli i Supresmes vendosi se avokatja Venkateswari Alagendra nuk e kishte njoftuar Trupin Gjykues II (në të cilin njëri prej të akuzuarve është Jakup Krasniqi, të cilin ajo gjithashtu e përfaqëson) lidhur me synimin e saj që ta përfaqësojë Mustafën, në mënyrë trupi gjykues të vendoste nëse ekziston ndonjë konflikt interesi. “Rrjedhimisht, Paneli deklaroi se emërimi i Alagendra si avokate e re e Mustafës nuk ka efekt juridik dhe urdhëroi Administratoren që të caktojë mbrojtësin kujdestar për të përfaqësuar Mustafën derisa të zgjidhet çështja”, thuhet në njoftimin e Speciales. Në vendimin e dytë, ...
Komentet te Avokatja e Jakup Krasniqit kërkon ta mbrojë Salih Mustafën, Supremja e Specialjes merr dy vendime Janë të Mbyllura
Rreth 1 milion euro është parashikuar që buxheti i Kosovës të shpenzojë për furnizim me bukë dhe brumëra. I gjithë ky furnizim do të bëhet për 34 institucione të Kosovës. Agjencia Qendrore e Prokurimit përmes një tenderi ka përzgjedh kompaninë fituese që do të bëjë furnizimin me bukë dhe brumëra. I tërë ky shpenzim pritet të ndodh brenda një viti, pasi që kontrata ka hyrë në fuqi më 7 shkurt të këtij viti dhe do të skadojë më 6 shkurt të vitit të ardhshëm. Gazeta10 sjell dokumentin me furnizimin që është paraparë të bëhet me bukë, kifle dhe produkte tjera të brumërave. Në këtë dokument është i përfshirë edhe çmimi ...
Komentet te Kontrata e shtetit që peshon rreth 1 milion euro për furnizim me bukë, kifle e byrek Janë të Mbyllura
Agjencia e lajmeve shtetërore të Rusisë “Tass” ka publikuar një deklaratë të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, më 17 janar, ku kishte thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i armatosin “strukturat ilegale të sigurisë” të Prishtinës me shitjen e raketave anti-tantik “Javelin”, shkruan The Geopost. Këto pretendime të rrejshme Zakharova i bëri publike më 17 janar, pasi u dha lajmi nga Departamenti amerikan i Shtetit se ShBA ka pranuar t’i shesë Kosovës raketat antitank “Javelin”. E këtë nuk vonua ta publikonte më pas edhe mediumi në gjuhën serbe “Kosovo Online”. Çka deklaroi Zakharova? “Krijimi i strukturave paralele të sigurisë, të cilat Prishtina dhe patronët ...
Komentet te Zëdhënësja ruse Zakharova me dezinformata për FSK-në Janë të Mbyllura
Organizata Botërorë e Shëndetësisë (OBSH) ka alarmuar lidhur me rritjen e rasteve të fruthit në rajonin e Evropës. Sipas OBSh-së, gjatë vitit 2023 janë shënuar 42,200 raste të fruthit në rajonin e Evropës, nga 941 sa ishin regjistruar më 2022. Fruthi është një ndër sëmundjet më ngjitëse dhe me vdekshmëri më të lartë te fëmijët nën 5 vjeç. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë thotë se përkundrejt rritjes së madhe të rasteve në Evropë dhe në rajon, në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me fruth. IKShPK thotë se bën mbikëqyrjen e vazhdueshme të sëmundjeve ngjitëse, përfshirë këtu edhe fruthin, duke i ndërmarrë në vazhdimësi masat profillaktike dhe kundër- ...
Komentet te Kosova nuk ka raste të konfirmuara me fruth Janë të Mbyllura
Kreditë nëpër banka, qytetarëve të Kosovës veç po iu trashen. Vitin 2023, shumica e kanë mbyllur me borxhe ndaj bankave. Të dhënat e fundit tregojnë se kosovarët veç në dhjetor kanë marrë 193 milionë euro kredi, deri sa vlera totale e kredive është 4.91 miliardë euro. Qytetarët e Kosovës duket se tashmë janë “mbështetur” për muri. Gjendja financiare e tyre veç po rendohet ditë pas dite. Kosovarët tashmë nën qeverisjen e Albin Kurtit, po rezultojnë si “të varfër e të vjedhur”, shkruan Demokracia.com. Statistikat zyrtare tregojnë se qytetarët e vendit shpëtimin e vetëm e kanë gjetur te kreditë. Në muajin dhjetor, që e lamë pas para pak ditësh, kosovarët kanë ...
Komentet te “Të varfër e të vjedhur”: Kosovarët mbijetojnë me kredi, veç në dhjetor morën 193 milionë euro Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës ka emëruar të mërkurën anëtarët e Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujitjes “Drini i Bardhë“. Pjesë e këtij bordit është edhe Ilaz Halili, anëtar i bordit të KRU “Drini i Bardhë”. Halili ka qenë anëtar i bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje, deri në zgjedhjen e bordit të ri. Ai është dosti i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, me të cilin kanë qenë një shkollë me të. Halili është avancuar në pozitën e menaxherit Menaxher Departamenti – Sigurimi i te hyrave, ndonëse s’ka pasur pozitë të mëhershme menaxheriale. Pjesë tjetër e bordit të KRU “Drini i Bardhë” janë si vijojnë: Arjeta Zeka – kryesuese, Shkodran Gaxherri – anëtar, Zamire ...
Komentet te Besnik Bislimi po i ‘rehaton’ dostat nëpër pozita, shoku i tij bëhet anëtar i bordit KRU “Drini i Bardhë” Janë të Mbyllura