Me tre vite e tetë muaj burgim është dënuar ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Lekaj është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar si dhe dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit në rastin e njohur si “53-milionëshi”. Aktgjykimin e ka shpallur sot Gjykata Themelore në Prishtinë. Prokuroria Speciale i akuzoi Lekajn dhe tre të tjerë në lidhje me pagesën e 53 milionë të qeverisë për “Bechtel & Enkën”. Zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatri është dënuar me një vit e tetë muaj, Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim, Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj. Lekaj është dënuar edhe me ...
Komentet te Afera e “53-milionëshit”: Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ramiz Lladrovci e ka emëruar drejtor komunal Arian Krasniqin, nipin e Jakup Krasniqit, të larguar nga puna si shërbyes civil në Ministrinë e Tregtisë. Lajmin e bëri të ditur Arian Krasniqi në një njoftim në rrjetet sociale të martën. Ai tha se posa e pranoi vendimin e largimit nga puna në MINT, në të njëjtën ditë e pranoi një telefonatë nga kryetari i Komunës së Drenasit. “Telefonata me mesazhin ‘nuk je vetëm’ e mundi vendimin joligjor. Posa e pranova vendimin joligjor të largimit nga puna (Ministria e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë), pranova telefonatën nga kryetari Lladrovci se jam emëruar drejtor në Komunën e Drenasit”, tha Krasniqi. “Telefonata nga kryetari Lladrovci, ...
Komentet te Nipi i Jakup Krasniqit largohet nga puna në Ministri, Lladrovci e emëron drejtor në Drenas Janë të Mbyllura
Tre gjyqtarë të avancuar nga pushteti dyshohen se janë përfshirë në nxjerrjen e aktvendimeve në favor të interesave qeveritare. Një hulumtim i Paparacit dëshmon lidhshmërinë e emërimeve të propozuara nga qeveria dhe vendimeve që ata gjyqtarë marrin në raste ku palë është pushteti. A është koincidencë apo e qëllimshme? Gjyqtarë të avancuar në detyrë nga qeveria kanë vendosur në favor të palëve të lidhura me pushtetin në disa raste gjyqësore. Lëndët janë në Gjykatën Komerciale. Një hulumtim i Paparacit dëshmon lidhshmërinë e emërimeve të propozuara nga qeveria dhe vendimeve që ata gjyqtarë marrin në raste ku palë është pushteti. Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë në tetor të vitit të ...
Komentet te Tre gjyqtarë të lidhur me pushtetin, vihen në aksion kundër bizneseve Janë të Mbyllura
Gregory Kehoe dhe ekipi i tij nga kompania “Greenberg Legal Associates”, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit në rastin e tij në Gjykatën Speciale. Si shkak në kërkesë është përmendur moskryerja e obligimeve ndaj tyre. Në një prononcim për media, vëllai i ish-presidentit Thaçi, Idriz Thaçi, duke e falënderuar avokatin Kehoe dhe ekipin e tij për angazhimin e deritashëm, ka sqaruar se kontrata me kompaninë ligjore “Greenberg Legal Associates”, nuk është vazhduar në vitin 2024 për shkak të vështirësive financiare në mbulimin e kostos së të gjithë avokatëve të angazhuar si pjesë e mbrojtjes së z. Thaçi. Avokat kryesor i z. Thaçi, tani e tutje, do të ...
Komentet te Flet vëllai i Thaçit: Avokatit Kehoe dhe ekipit të tij nuk iu vazhdua kontrata në 2024 për shkak të vështirësive financiare Janë të Mbyllura
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar tre pacientë me influenca të grupit të derrit (AH1N1) dhe dy me COVID-19. Kështu tha në një prononcim për Telegrafin drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj i cili po ashtu tha se gjendja e tyre është stabile. Vishaj gjithashtu theksoi se situata në Klinikën Infektive është e qetë. “Për momentin të hospitalizuar kemi tre pacientë me AH1N1 dhe dy me COVID-19. Situata është e qetë”, ka thënë Vishaj./Demokracia ...
Komentet te Dy persona të prekur me COVID-19 dhe tre me grip të derrit po trajtohen në Klinikën Infektive Janë të Mbyllura
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi këtë të martë e filloi me një ironi rreth pagës së Gani Jakupit. “Sot kam nis ditën me një brengë shumë të madhe. Athu a po mund ta përmbyll muajin i nderuari z. Gani Jakupi me pagën e tij ‘’modeste’’ prej 7500 euro në muaj? , deklaroi ajo. Postimi i plotë: Mirëmëngjesi miq Sot kam nis ditën me një brengë shumë të madhe. Athu a po mund ta përmbyll muajin i nderuari z. Gani Jakupi me pagën e tij ‘’modeste’’ prej 7500 euro në muaj? A ka mujtë me i ble gjërat elementare ushqimore? Si do ta përmbyll këtë ...
Komentet te Ironia e deputetes për Gani Jakupin që po i merr 7,500 euro në muaj: A ka mujtë me i ble gjërat elementare ushqimore? Janë të Mbyllura
Në një takim midis Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Ambasadores së Shtetit të Izraelit, Tamar Ziv, është diskutuar një hap i rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve: liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Siç njfoton Presidenca, Ambasadorja Ziv e njoftoi Osmanin për pajtueshmërinë e Qeverisë së Izraelit të miratojë heqjen e vizave. Ky zhvillim vjen pas kërkesës së presidentes Osmani drejtuar institucioneve izraelite, duke u bërë një lajm i mirëpritur për qytetarët e Kosovës, të cilët së shpejti do të gëzojnë lirinë e udhëtimit pa viza në Izrael për qëllime turistike. Ministritë përkatëse tashmë kanë nisur procedurat për formalizimin e marrëveshjes, dhe qytetarët e ...
Komentet te Arrihet dakordimi me Izraelin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës Janë të Mbyllura
Emisari Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, njoftoi nëpërmjet një postimi në platformën “X” se është takuar me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç në Beograd. “Pata një diskutim të thellë me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç rreth një sërë dosjesh konkrete të dialogut. Ne folëm edhe për perspektivat e takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”, shkroi Lajçak. Po ashtu Lajçak gjatë ditës është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç me të cilin ka diskutuar për “hapat e ardhshëm” në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd. “Me të mbërritur në Beograd sot në mëngjes, u takova me Vuçiçin. Në ...
Komentet te Lajçak flet me Petkoviçin për takim e ardhshëm të kryenegociatorëve Janë të Mbyllura
Disave do t’u kryenin punë, por nuk i kanë. Të tjerëve ua kanë zënë rrugën. Dhjetëra pajisje mjekësore, të cilat janë shfrytëzuar gjatë pandemisë COVID-19, janë mbyllur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për më shumë se dy vjet. Radio Evropa e Lirë siguroi qasje në Klinikën e Mjekësisë Fizikale dhe të Rehabilitimit, ku pa se gjysma e katit të tretë është e mbushur me pajisje të pluhurosura – nga ato për oksigjen deri tek ato që përcjellin aktivitetin e zemrës. Pajijse për raste emergjente spitalore. Nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), i cili mbikëqyr QKUK-në dhe spitalet rajonale, thonë se zgjidhja për këto pajisje do të ...
Komentet te U shpenzuan qindra e mijëra euro, pajisjet e papërdorura mbulohen nga pluhuri në QKUK Janë të Mbyllura
Emine Abdyli-Pozhari, bashkëshortja e analistit të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Xhevdet Pozhari, njëherit edhe ish-këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, pas rekomandimit në një pozitë të anëtarit joprokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës ka marrë dritën e gjelbër në Komisionin për Legjislacion nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje. Abdyli-Pozhari është propozuar/rekomanduar nga radhët e fakulteteve juridike, ndërsa ushtron pozitën e anëtares së Këshillit Drejttues në Universitetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë, në pozitë të cilin po ashtu ishte emëruar nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në maj të 2021’ës. Një përzgjedhje e tillë u bë ngaqë para më se një muaji, Kuvendi i Kosovës e kishte shkarkuar Agron Bekën, i ...
Komentet te “Ju lumtë zoti Pozhari…” | VV e kalon me votë bashkëshorten e analistit të preferuar të tyre në një pozitë të anëtares në KPK Janë të Mbyllura