Tabela që ishte vendosur në Zubin Potok nga Ministria e Pushtetit Lokal, është larguar prej aty nga persona të panjohur. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ku ka bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet. Përveç që është hequr tablela, është dëmtuar edhe vendi ku ishte vendosur. “DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË – Zubin Potok 31.01-01.02.2024 – 15:00-08:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur është larguar nga objekti i qendrës tabela të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal. Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Demokracia ...
Komentet te Largohet tabela që ishte vendosur nga MAPL’ja në Zubin Potok, nisin hetime Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një grua në Prishtinë raportohet të jetë zhdukur tash e tri ditë. Rastin në polici është paraqitur ditën e enjte. “Ankuesi kosovar ka njoftuar se viktima femër është larguar qe tri ditë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftim. Rasti është duke u hetuar. /Demokracia ...
Komentet te Zhduket një grua në Prishtinë, familjarët nuk dinë asgjë për të që tri ditë Janë të Mbyllura
Disa dikastere të Administratës Tatimore të Kosovës po funksionojnë më ushtrues të detyrës që shumë kohë. Të njëjtat, ATK-ja tash po mundohet t’i mbulojë me pozita të rregullta, shkruan Demokracia.com. Burim Troni që disa muaj është duke e ushtruar pozitën e Drejtorit të Tatimpaguesve të Mesëm. Në konkursin që u hap nga ATK-ja, ai garoi që ta heq nga vetja UD-në dhe të bëhet me mandat të plotfuqishëm. Por, ndodhi çudia. Në dokumentet e siguruara nga Demokracia.com, shihet se ai nuk ka arritur ta kalojë as testin me shkrim, ndërkohë që akoma po qëndronte në pozitën e drejtorit që e synonte. Fillimisht, më 23.11.2023, Administrata Tatimore kishte shpallur konkursin për ...
Komentet te DOKUMENTE | Drejtori i ATK-së dështon keq në konkursin për pozitën e vet, as testin me shkrim nuk e kalon Janë të Mbyllura
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar lidhur me rastin e 53 milionëshit ku Pal Lekaj u shpall fajtor, e siç thotë ai ky reagim i tij vjen pas reagimeve që ka parë nga deputetë e zëvendësministra. Në postimin e bërë në Facebook, Tahiri ka thënë se Lekaj nuk është ende fajtor, derisa nuk ka një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës. Tahiri ka ironizuar duke thënë se faji i vetëm i Lekajt është se ai ka përfunduar për 18 muaj 68 kilometra autostradë, e siç shton ai “vepra më e madhe infrastrukturore, ura te Kaçaniku u përfundua. Me të u lavdëruan të gjithë, madje edhe Albin Kurti”. ...
Komentet te Tahiri i del në mbrojtje Lekajt: Faji i tij është që për 18 muaj përfundoi 68 km autostradë, e me urën e Kaçanikut u lavdërua edhe Kurti Janë të Mbyllura
Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton njohje, por normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill. Në një intervistë për Bujanovacke, Hill tha se Serbia e ka përmbushur një pjesë të mirë të kësaj marrëveshjeje dhe më e rëndësishmja që mbetet është gjetja e rrugës për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Nga ana tjetër, siç theksoi ambasadori, Serbia ka të drejtë për Asociacionin. “Në Kosovë e shohin Asociacionin si një lloj Republika Srpska siç është në Bosnje dhe Hercegovinë, por Asociacioni nuk ka ngjashmëri me Bosnje-Hercegovinën. Megjithatë, të gjithë kanë të drejtën e mendimit të tyre, por jo të shtrembërojnë faktet. Serbia ...
Komentet te Hill: Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia Janë të Mbyllura
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme, ku i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që të tërhiqet nga projektligji të cilin e cilëson se po bëhet për “kontrollimin e mediave të shkruara”. Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka thënë se këtë projektligj e konsideron si një përpjekje të Qeverisë Kurti për t’i kontrolluar mediat. “Këto ndryshime ne i shohim si një përpjekje të re të qeverisë aktuale që të sulmojë mediet dhe tendencë për t’i kontrolluar ato sepse parashihet që KPM-ja t’i kontrollojë, monitorojë dhe t’i ndëshkojë nëse ka nevoje mediat online që kanë përmbajtje ...
Komentet te Qeveria Kurti iu sulet mediave, po tenton përmes një projektligji t’i kontrolloj dhe t’i ndëshkoj me gjoba Janë të Mbyllura
“Në takim u diskutua lidhur me përgatitjet që po bëhen lidhur me kërkesën për zgjedhje të reja në veri të vendit, nëpërmjet mbledhjes së 20% të nënshkrimeve të trupit votues, ashtu siç parashihet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Udhëzimin Administrativ të hartuar për këtë çështje. Presidentja shprehu besimin e saj se KQZ-ja, si institucion përgjegjës për administrimin e votimit, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura dhe brenda afateve që ky proces të realizohet duke respektuar këtë të drejtë të qytetarëve në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi”. Ky është njoftimi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ...
Komentet te Dredhia e Presidentes | Osmani vë në rrezik gjithçka, për të “shpëtuar” veten e nxit KQZ-në të shkelë Kushtetutën që të organizojë zgjedhje në veri pa vendimin e saj Janë të Mbyllura
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se aktualisht në Kosovë nuk ka asnjë rast të regjistruar me fruth. “Në Kosovë, aktualisht nuk ka raste të regjistruara të fruthit, por Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës rithekson faktin se vaksinimi është mënyra më e mirë për të parandaluar fruthin dhe përhapjen e tij, krahas masave të tjera të kujdesit”, thuhet në njoftim. IKSHPK shton se fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse e shkaktuar nga një virus. Një në pesë raste mund të zhvillojë formë të rëndë të sëmundjes që mund të çojë në komplikime të rënda dhe në vdekje. “Fruthi përhapet përmes pikave të vogla kur një ...
Komentet te Kosova pa raste të fruthit, IKSHPK thekson rëndësinë e vaksinimit Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka kujtuar dëshmoren e Kosovës, Elfete Humollin, në 34-vjetorin e vrasjes së saj. Ajo që ishte e pazakontë në shkrimin e saj është data 30 shkurt, e cila nuk ekziston në kalendarin e sotëm. Statusi i parë i Albulena Haxhiut Dihet se 29 shkurti ndodh një herë në katër vjet. Ndërsa, nga një kërkim i thjeshtë në Google, mund të mësojmë se data 30 shkurt ka rastisur një herë në ish-Bashkimin Sovjetik dhe një herë në Suedi, transmeton klankosova. “Megjithëse, teorikisht 30 shkurti nuk figuron nëpër kalendarë, ka pasur raste, megjithëse shumë të rralla, që në historinë e njerëzimit kjo datë ka ekzistuar, një ...
Komentet te Ministrja Haxhiu ‘infektohet’ nga “virusi Gërvalla”, në postimin e saj e krijon datën 30-shkurt Janë të Mbyllura
Sot vazhdon intervistimi i Naim Murselit në Prokurorinë e Shtetit. I dyshuari për porositjen e vrasjes së Liridona Ademajt, bashkëshortes së tij që u ekzekutua me armë më 29 nëntor, është dërguar sot nga Burgu i Sigurisë së Lartë në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Pamjet, të cilat i ka publikuar portali Nacionale, tregojnë automjetet e policisë në përcjellje teksa e dërgojnë të dyshuarin në Prokurori. Gjashtë ditë më parë, Naim Murseli u intervistua në Prokurorinë e Shtetit lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Murseli dhe dy të tjerë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla dyshohen për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar ...
Komentet te Vazhdon intervistimi i Naim Murselit, nën masa të rrepta sigurie dërgohet në Prokurori Janë të Mbyllura