Është publikuar momenti i arrestimi të tre shtetasve të Kosovës të cilët po akuzohen për trafik të armëve dhe lëndëve eksplozive nga Kosova drejt Shqipërisë. Rezultatet e operacionit u bënë të ditura sot në një konferencë për mediet nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj. Në kuadër të operacionit “The Same” u arrestuan në flagrancë shtetasit Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan. Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe dy shtetas kosovarë. Në total u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasëse të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. Kjo sasi ishte ...
Komentet te Publikohet momenti kur policia shqiptare shtrin përtokë anëtarët e grupit kriminal nga Kosova Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Serbët e zhvendosur nga Kosova kanë bllokuar rrugët afër Rudarës, në gjysmë të rrugës ndërmjet vendkalimit të Merdarës dhe Prokuplës. Ndonëse ishte paralajmëruar se bllokada do të jetë vetëm për mjetet shqiptare, rruga është bllokuar në të dy drejtimet. “Bllokada e rrugës do të bëhet çdo të hënë për tre orë nga ora 12:00 deri në ora 15:00 derisa të ndalet ‘terrori i përditshëm ndaj popullit tonë në Kosovë’”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së serbëve të zhvendosur nga Kosova, shkruan RTS. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka kërkuar që të mos përdoret pika kufitare në Merdar, për shkak të një proteste që është paralajmëruar matanë kufirit, në Serbi. Kjo ...
Komentet te Serbët bllokojnë komplet qarkullimin në Rudar Janë të Mbyllura
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka kërkuar edhe njëherë shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së për heqjen e dinarit serb nga përdorimi në vend. Hovenier pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha se mënyra se si Qeveria do t’i përgjigjet kërkesës së SHBA-së “do të ketë ndikim në cilësinë e partneritetit tonë”. “Unë vetëm mund ta përsëris atë që Shtetet e Bashkuara shpresojnë ta shohin. Ajo që shpresojmë ta shohim është një shtyrje e zbatimit të kësaj rregulloreje derisa të punohet më shumë për hartimin e një plani dhe një strategjie, dispozita që faktorizojnë disa realitete, shqetësimet e komunitetit por edhe disa praktike”, tha ambasadori ...
Komentet te Kurti rrezikon marrëdhëniet Kosovë-ShBA | Hovenier: I kërkova Kurtit shtyrjen e zbatimit të vendimit për dinarin, kjo do të ndikojë në cilësinë e partneritetit tonë Janë të Mbyllura
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, që përfshin SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe Italinë kanë shkuar në zyrën e kryeministrit Albin Kurti për një takim të jashtëzakonshëm me të. Gazeta Express mësoi se pas takimit, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier do të fliste para mediave në 11:30, por takimi ka zgjatur. Ambasadori Hovenier të shtunën vonë tha se me veprimet e fundit, Qeveria e Kosovës po i rritë pa nevojë tensionet. “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara rreth veprimeve të fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe negativ në pjesëtarët e pakicës serbe dhe pakicave të tjera në Kosovë”, ...
Komentet te “Dinari” | Ambasadorët e QUINT-it në takim me Kurtin, cila do të jetë përgjigjja përfundimtare e tij? Janë të Mbyllura
Të martën pritet të behët lëshimi i WI-FI-së në autobusët e Trafikut Urban. Kjo është bërë e ditur nga vetë zyra për informim e Trafikut Urban. Lëshimi zyrtarë i WI-FI-së do bëhet të martën (nesër) të pritorja e New Born në ora 10:00. /Demokracia ...
Komentet te Nesër bëhet zyrtarisht lëshimi i Wi-Fi në autobusët e Trafikut Urban Janë të Mbyllura
Ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një njoftimi të ministres së Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, lidhur me ankandin e parë solar në Kosovë, duke treguar se asnjë kompani apo investitor amerikan nuk ka ofertuar. “Asnjë kompani apo investitor amerikan nuk ka ofertuar për një projekt të mundshëm të madh diellor në Kosovë pas kontakteve të gjera me ambasadën e ShBA-së në Prishtinë. Kompanitë amerikane kanë frikë nga de-stabiliteti i krijuar nga Albin Kurti”, ka shkruar Grenell në rrjetin social “X”. Grenell, teksa ka shpërndarë reagimin e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ...
Komentet te “Kanë frikë nga de-stabilitetit i krijuar nga Kurti”, Grenell për mos-ofertimin e asnjë kompanie amerikane për ankandin solar Janë të Mbyllura
Në dritën e reagimeve të ashpra amerikane si pasojë e ndalimit me doemos të menjëhershëm nga qeveria kosovare, ish-Ministri i Jashtëm, Petrit Selimi është shprehur se “nuk e marr vesh paaftësinë e plotë ose mosgatishmirëinë” për t’u koordinuar në vendime me aleatët perëndimorë nga Qeveria e Kosovës; dhe se pas edhe sulmit paraushtarak dhe terrorist të Banjkës “arrijmë që ende t’i inatosim”. “Unë nuk e kuptoj plotësisht paaftësinë e plotë (që tregon amatorizmin) ose mungesën e vullnetit (që tregon diçka shumë më të keqe dhe të keqe) për të koordinuar lëvizjet tona diplomatike dhe të dialogut me aleatët kryesorë. Edhe pas Banjskës arrijmë t’i zemërojmë të gjithë aleatët tanë”, ka ...
Komentet te “S’e marr vesh se si Kurti edhe pas Banjskës arrin t’i inatos aleatët”: Selimi komenton zhvillimet e fundit Janë të Mbyllura
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, politikani dhe historiani, Jakup Krasniqi është prezantuar si i akuzuar për krime lufte në biografinë zyrtare të tij në uebfaqen e Zyrës së Presidentit. Pas kësaj, ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa. Ajo ka bërë një reagim të ashpër, duke ia përmendur presidentes Osmani edhe ndërhyrjet kirurgjike për dobësim. “Besoj se bukuria e njeriut rrjedh nga brenda ashtu siç besoj që shpirtin e shëmtuar nuk e zbukuron dot as me stoli, as me intervenime kirurgjike për dobësim e as me rroba firmato.”, ka shkruar Gresa Krasniqi. Kujtojmë se, aktakuza e parë kundër Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor ...
Komentet te E prezantuan si të akuzuar për krime lufte, vajza e Jakup Krasniqit i reagon presidentes Osmani: Shpirtin e shëmtuar nuk e zbukuron as me intervenime për dobësim Janë të Mbyllura
Banka Qendrore e Kosovës ka dal me një njoftim të ri në lidhje me çështjen e dinarit. Në njoftim të BQK-së tregohet se ku dhe si mund të bëhet pranimi dhe konvertimit në euro. Heqja e dinarit nga përdorimi është pjesë e rregullores së te të BQK-së. Ky vendim i BQK-së ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare, duke e quajtur veprim të pakoordinuar të Kosovës./Demokracia.com/ ...
Komentet te BQK del me njoftim të ri për çështjen e dinarit Janë të Mbyllura
Një reagim i Bashkimit Evropian kundër aksioneve të ditëve të fundit të Qeverisë së Kosovës, me anë të të cilave janë mbyllur disa zyre që funksionojnë si institucione paralele e ilegale të Serbisë brenda territorit të Repubikës së Kosovës, ka zbuluar një të vërtetë të hidhur se çfarë lloji të Zajednicës/Asociacionit ka pranuar kryeministri Albin Kurti. Bashkimi Evropian ka treguar se statusi i strukturave ilegale të Serbisë që funksionojnë në Kosovë “është paraparë të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”. Në fakt, ky qëndrim i Bashkimit Evropian zbulon të vërtetën e mbajtur fshehur për kaq kohë nga kryeministri ...
Komentet te BE zbuloi të vërtetën e hidhur të pranuar nga Albin Kurti: Statusi i institucioneve paralele zgjidhet me “Zajednicë” Janë të Mbyllura