Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Komisioni hetimor për rezervat shtetërore angazhon tre ekspertë

Lajme
Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rezervat shtetërore ka angazhuar tre ekspertë. Hilmi Jashari është angazhuar për fushën juridike, Hasim Krasniqi, në atë të prokurimit publik, ndërkaq, Lulzim Beqiri sa i përket financave. Anëtarët e komisionit, në mbledhje të martën, u pajtuan unanimisht që nga shtatë kandidatët që kishin aplikuar të zgjidhen tre të lartcekurit. Anëtari i komisionit, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në emër të  grupit punues për përzgjedhjen e ekspertëve, tha se Jashari, Krasniqi dhe Beqiri i plotësojnë kushtet e kërkuara nga komisioni, sa i përket hetimit në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit ...
Komentet te Komisioni hetimor për rezervat shtetërore angazhon tre ekspertë Janë të Mbyllura

Qeveria synon t’i heq masat me plan 10 pikësh – Brukseli i dërgon vërejtje të reja

Lajme
Qeveria ende i cilëson të padrejta masat e BE-së, por po përpiqet ta bindë Brukselin që t’i heq ato, duke treguar se ka bërë disa hapa për ta merituar këtë. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ia ka dërguar një letër me 10 pika emisarit Miroslav Lajçak, ku i ka treguar se çfarë po bën dhe çfarë do të bëjë Ekzekutivi për komunitetin serb. Por aty s’e ka përmendur themelimin e Asociacionit, që sipas mediumit të madh ndërkombëtar, Politico, është një nga kushtet e Brukselit për heqjen e ndëshkimit. Përpjekja për t’i hequr masat po ndodhë në kohën kur BE po ia tërheq vërejtjen Kosovës se me veprimet e njëanshme mund të nxis ...
Komentet te Qeveria synon t’i heq masat me plan 10 pikësh – Brukseli i dërgon vërejtje të reja Janë të Mbyllura

“Po sillet si komandant”: Pjesëmarrja e ministrit Sveçla në bastisje policore po konsiderohet e papranueshme

Lajme
Në fillim të këtij viti Policia e Kosovës i ka intensifikuar aksionet për mbylljen e strukturave paralele në terë territorin e Kosovës. Ajo që po konsiderohet e çuditshme në këto aksione është pjesëmarrja e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Këto veprimet kanë shqetësuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njohësit e rrethanave politike e kanë kritikuar ministrin Sveçla për këto veprime. Analisti Blerim Latifi ka shprehur mospajtime ndaj veprimeve të ministrit Sveçla. Ai ka thënë se këto veprime nuk ndodhin në shtetet demokratike. “Ministri me marr pjesë në operacione policore është gabim. Në shtetet demokratike nuk ndodhin ato sene”, është shprehur ai. Ai ka kritikuar edhe veshjen e ...
Komentet te “Po sillet si komandant”: Pjesëmarrja e ministrit Sveçla në bastisje policore po konsiderohet e papranueshme Janë të Mbyllura

FAZ: A po e pret Serbia “një mundësi” për ta pushtuar veriun e Kosovës?

Lajme
Gazeta e njohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, i ka kushtuar edhe njëherë vëmendje veriut të Kosovës. A po e pret Serbia një “mundësi” për ta pushtuar veriun e Kosovës?, titullohet artikulli I gazetarit të njohur gjerman, Michael Martens. Në shkrimin e publikuar në FAZ, shpjegon se kur në janar Shtetet e Bashkuara, do t’I dorëzojnë 246 raketa antitank “Javelin”, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kishte premtuar investime rekord për ushtrinë. Ai kishte premtuar se do të blente, mbrojtje kundër dronëve, helikopterë, e tash e një vit thuhet se kishte premtuar për ushtrinë edhe një mijë dronë. Në artikullin e Martens, shkruan se sipas Institutit të Stokholmit, vitin e kaluar Serbia kishte ...
Komentet te FAZ: A po e pret Serbia “një mundësi” për ta pushtuar veriun e Kosovës? Janë të Mbyllura

Dëmtohet aparati për tërheqjen e dokumenteve personale në Zveçan

Lajme
Në Zveçan, të hënën është raportuar se ekrani i aparatit që shërben për tërheqjen e dokumenteve personale që gjendet në afërsi të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve është dëmtuar. Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës. “Ankuesi kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur është dëmtuar ekrani i aparatit që shërben për tërheqjen e dokumenteve personale që gjendet në afërsi të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24 orësh. Rasti është cilësuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e instalimeve publike”. Në Mitrovicë të jugut, janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda. ...
Komentet te Dëmtohet aparati për tërheqjen e dokumenteve personale në Zveçan Janë të Mbyllura

Rrahman Jasharaj paralajmëron se do t’i drejtohen Kushtetueses e Avokatit të Popullit, kjo është arsyeja

Lajme
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë më 2 shkurt ka bërë të ditur se ka mbajtur takim me disa nga shefat e GP të Kuvendit. SBASHK-u ka mbajtë takim me PDK dhe LDK, ndërsa me VV dhe AAK janë në pritje të takimit. Tema e takimit ka qenë pakënaqësia për ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se Qeveria ‘Kurti’ e ka shkelur ligjin. Ai thotë se vetëm si numra po numërohen punët e viteve të 90-ta në arsim dhe kjo është padrejtësi për punëtorët. “U kemi bërë thirrje VV e opozitës për takim për t’i prezantuar shqetësimet e tonë për ...
Komentet te Rrahman Jasharaj paralajmëron se do t’i drejtohen Kushtetueses e Avokatit të Popullit, kjo është arsyeja Janë të Mbyllura

DOKUMENT| Biseda Clinton-Blair dhe gëzimi i tyre për përfshirjen e UÇK-së në Konferencën e Rambujesë

Lajme
Konferenca e Rambujesë është një prej ngjarjeve kryesore të rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë. Për herë të parë, Kosova ishte e pranishme në një konferencë ndërkombëtare. Më 6 shkurt filloi punimet Konferenca në Rambuje. Por, shumë zhvillime i paraprin thirrjes së kësaj konference. Demokracia.com ka siguruar një dokument të klasifikuar të datës 4 shkurt 1999, kur Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton së bashku me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair, zhvilluan një bisedë telefonike dhe diskutuan për përgatitjet e Konferencës së Rambujesë. Ajo çfarë bie në sy në përmbajtjen e bisedës së tyre është gëzimi i Kryeministrit të Britanisë, Tony Blair, për përfshirjen se UÇK-së në këtë proces, pasi ...
Komentet te DOKUMENT| Biseda Clinton-Blair dhe gëzimi i tyre për përfshirjen e UÇK-së në Konferencën e Rambujesë Janë të Mbyllura

I diplomuar 37-vjeç, inxhinier i kompjuterëve- Kjo është CV-ja e dyshimtë të dostit të Kurtit që u bë zëvendësguvernator në BQK

Lajme
Milot Cakaj është një nga miqtë më të ngushtë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kjo dëshmohet edhe nga fotografitë e përbashkëta të kryeministrit me Cakajn gjatë kohës sa po udhëhiqnin protestat sutdentore më 1997-ën. Cakaj ia ka parë Kurtit hairin më shumë se një herë. Më 2020-ën, ai u zgjodh këshilltar politik i kryeministrit, ndërkaq së fundmi është bërë edhe zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Më saktësisht, dosti i Kurtit do të mbikëqyrë financat. Cakaj është caktuar zëvendësguvernator me një vendim të 24 janarit të këtij viti, bashkë me Nesrin Shileku- Shala. “Zëvendësguvernatorët e emëruar znj. Nesrin Shileku – Shala dhe z. Milot Cakaj do të jenë përgjegjës ...
Komentet te I diplomuar 37-vjeç, inxhinier i kompjuterëve- Kjo është CV-ja e dyshimtë të dostit të Kurtit që u bë zëvendësguvernator në BQK Janë të Mbyllura

“Sveçla s’do të kalojë lehtë, s’është i shpeshtë veçimi që ia bëri ShBA-ja”: Ymeri analizon deklarimet e rënda të Hovenier-it

Lajme
Çështja e ndalimit me doemos të menjëhershëm të valutës serbe (dinarit) ka “shqetësuar thellë” aleatët perëndimorë të Kosovës, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët janë zënë në befasi të pakëndshme nga ky vendim; për çka dhanë brengat e tyre për potencial tensionesh ndëertnike. “ShBA dëshiron shyrtjen e zbatimit të Rregullores së amandentuar”, tha sërish Jeffrey Hovenier pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti teksa këtij të fundit i kërkoi – për të disatën herë – “të jetë partner me ne në këtë çështje shumë të ndjeshme”. Sepse përndryshe, u shpreh ai, “ndikohet në cilësin e partneritetit Kosovë-ShBA”. Tonet e Hovenier arritën një klimaks të padëgjuar mbase që ...
Komentet te “Sveçla s’do të kalojë lehtë, s’është i shpeshtë veçimi që ia bëri ShBA-ja”: Ymeri analizon deklarimet e rënda të Hovenier-it Janë të Mbyllura

DOKUMENTE | Supernjeriu i Përparim Ramës që u fut në komunë nga Drejtori i Urbanizmit për të vlerësuar e menaxhuar tenderë milionësh

Lajme
Biznesmen, profesor, menaxher i PPP, vlerësues tenderësh, menaxher në firma private. Ky është Bekim Mustafa, njeriu që u fut në Komunën e Prishtinës nga Drejtori i Urbanizmit, Arbër Sadiki, për të marrë disa vendime të rëndësishme në Komunën e Prishtinës, shkruan Demokracia.com. Mustafa e Sadiki, që të dy janë kolegë profesorë në Kolegjin “UBT”. Të dy janë me prejardhje nga Bujanoci dhe janë shokë që disa vite. Në vitin e kaluar, Mustafa është ftuar në Komunën e Prishtinës për të marrë pjesë në dy procese të rëndësishme. Bëhet fjalë për dy tenderë në një vlerë mbi 20 milionë euro. Ai ka arritur që përmes firmave private të marrë edhe leje ...
Komentet te DOKUMENTE | Supernjeriu i Përparim Ramës që u fut në komunë nga Drejtori i Urbanizmit për të vlerësuar e menaxhuar tenderë milionësh Janë të Mbyllura