Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës, lidhur me Projektin Periudha Digjitale për periudhën 2021-2027 ka thënë është i kotë, duke qenë se Kosova është ende nën sanksione dhe është i përjashtuar nga ky projekt. Tahiri i PDK-së tha se votimi për këtë marrëveshje nuk ka vlerë, e që sipas tij është një votim i pavlerë. Ai tha se duhet koncentruar në heqjen e masave e sanksioneve, e jo të sillen gjëra koti në kuadër të këtij sesioni parlamentar. “Projekti Periudha Digjitale për periudhën 2021-2027 është një projekt shumë i rëndësishëm dhe do të ishim shumë me fat nëse ...
Komentet te Tahiri-pushtetit: Koncentrohuni në heqjen e sanksioneve, mos sillni gjëra koti në këtë sesion parlamentar Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot gjatë raportimit në Komisionin për Administratë Publike e Kosovës ka reaguar ashpër pasi që deputetët e opozitës kërkuan çuarjen e Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media në Gjykatë Kushtetuese. Ai tregoi se në zgjedhje, subjektet politike garojnë me programe të ndryshme, ku nëse i fitojnë zgjedhjet pastaj i implementojnë ose i shtyjnë ato. “Me thanë që për mua Ligji është ligj vetëm kur të thotë Gjykata Kushtetuese, është me pretendua që qeveria e vërtetë është Kushtetuesja e jo Qeveria” theksoi ai. Duke vazhduar akoma rreth kësaj ai vazhdonte të marrë shembuj të ndryshëm për të theksuar atë çka thoshte. “… nesër vij në ...
Komentet te Nervozohet Bislimi, sulmon Gjykatën Kushtetuese, i pengon opozita që po i dërgon ligjet atje Janë të Mbyllura
Ish i dërguari i SHBA-së për ndërmjetësimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme shitjen e armëve për Kurtin. Ai tha se ekipi i Biden është tri vite me vonesë, rreth reagimeve ndaj veprimeve të një-anëshme të Kurtit. Ai ka theksuar se Kurti nuk krahasohet me Hashim Thaqin, duke shtuar se shitja e Javelinëve Kurtit është shumë e rrezikshme. “Ai është i pamatur dhe kërkon të fillojë një konflikt”, shtoi ai. “Ekipi i Bidenit është tre vjet me vonesë në thirrjen e veprimeve të njëanshme të Albin Kurtit. Por më vjen mirë të shoh që ata më në fund ...
Komentet te Grenell godet sërish Kurtin: E rrezikshme shitja e “Javelinëve” atij, ai nuk krahasohet me Thaçin Janë të Mbyllura
Gjykata e Apelit ka liruar nga akuza inspektorët e Komunës së Prishtinës të akuzuar për korrupsion në në rastin e njohur si “70 dosjet”. Apeli ka liruar nga akuza inspektorët Ismet Haliti, Skender Canolli, Vehbi Abdullahu dhe Mërgim Shala. Lajmin për lirimin e Shalës e ka konfirmuar pwr Demokracinë avokati i tij, Valdrin Behrami. Në 2014-ën, Lëvizja Vetëvendosje kishte deponuar në Prokurorinë Speciale 70 dosje kundër administratës së Komunës së Prishtinës dhe Isa Mustafës atëkohë kryetar të Prishtinës. Pas deponimit të këtyre dosjeve, inspektorët e Prishtinës akuzoheshin për veprën penale të pjesëmarrjes në grupin kriminal të organizuar lidhur me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Prokuroria Speciale ...
Komentet te 70 dosjet e Vetëvendosjes, inspektorët e Prishtinës shpallen të pafajshëm Janë të Mbyllura
Çdo politikë e Qeverisë së Kosovës e paplanifikuar me saktësi, sidomos kur në pyetje janë komuniteti serb, mund të keqpërdoret nga shteti i Serbisë dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq, që dikur drejtonte propagandën e Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit. E tillë është edhe tema për Rregulloren e BQK-së për kufizimin e përdorimit të valutave të huaja, përfshirë Dinarin serb, e cila ishte një temë që papritmas i shërbeu propagandës së vazhdueshme të shtetit të Serbisë se komuniteti serb në Kosovë është i pambrojtur. Kjo është një akuzë e rëndë propagandstike e shtetit të Serbisë, e pambështetur në fakte dhe në teren, pasi komuniteti serb gëzon të drejta të mëdha ...
Komentet te “Tash e tutje, zotohemi…” | Qeveri joserioze, si e pranoi Kurti se dështuan me qasjen për “Dinarin” serb dhe si duhet Kosova t’i shmanget propagandave të Serbisë? Janë të Mbyllura
Drejtori i Neurokirurgjisë në QKUK, Besnik Elshani, ka ndarë detaje mbi gjendjen shëndetësore të Elza Ujkanit, 23 vjeçares që u lëndua pas rënies së kulmit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës. Në një intervistë për Indeksonline, Elshani ka thënë se gjendja e Elzës është stabile dhe se e njëjta pritet të lirohet nga spitali brenda disa ditëve. “Gjendja e Elzës është stabile. Është në repart, jashtë rrezikut për jetë. I kemi marrë të gjitha masat tjera shtesë. Janë bërë ekzaminimet laboratorike, radiologjike e të gjitha konsultat tjera. Dhe tash është në fazën e rehabilitimit dhe në fazën e terapisë fizikale dhe besoj që për disa ditë ajo do ...
Komentet te Brenda disa ditëve do lirohet nga spitali vajza që u lëndua nga rënia e çatisë së objektit të komunës së Prishtinës Janë të Mbyllura
Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë, me kërkesë të Serbisë, do të mbahet të enjten në orën 21:00. Këtë e ka konfirmuar për Radiotelevizionin e Serbisë, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq. Ende nuk dihet nëse seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jetë e hapur për publikun. Serbia i ka dorëzuar dje një kërkesë misionit të Guajanës për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të situatës në Kosovë. Serbia pretendon se gjendja aktuale në territorin e Kosovës është në “kontrast të thellë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të ...
Komentet te Të enjten, seanca e OKB-së për Kosovën e thirrur nga Serbia Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë nesër dy seanca, njëra vazhdim e tjetra seancë plenare. E para ka të bëjë me Propozim-rezolutën në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët. Ndërsa pas përfundimit të kësaj seance, nga ora 10:00, do të fillojë seancë e re plenare. Në rend dite janë themelimet e dy Komisioneve Hetimore, të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës. Komisioni i parë ka të bëjë me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti dhe niveli i ...
Komentet te PDK-ja kërkon komision hetimor për zhdukjen e mostrave të Deharit Janë të Mbyllura
Përfshirja e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në aksionet e Policisë së Kosovës po del të jetë e gabuar. Kështu të paktën ka deklaruar ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, tani deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj. Sipas tij, Qeveria Kurti vazhdimisht po del me komunikatë se janë veprime të tyre, mirëpo të njëjtat janë veprime të gabuara. “Normalisht që merita ka edhe ekzekutivi, por veprimet nuk janë direkte të tyre. Qeveria po mundohet të kapitalizojë suksesin e Policisë së Kosovës. Edhe në ligjin e Policisë çështja operacionale është e ndarë nga puna e Ministrisë. Por, nga që është emëruar ministër Sveçla, ai ka thënë se do të përzihet edhe ...
Komentet te Qalaj: Qeveria po mundohet të kapitalizojë suksesin e Policisë Janë të Mbyllura
Shkruan Halit Naxhaku U njohem para me shume se tri dekadash ne nje Shoqate Atdhetare ne rrethana te jashtezakonshme, qe te dy te larguar dhunshem nga dhuna dhe kercenimet e kohes pa kohe, si dhe nga ajo dite nuk u ndale kurre. Pastaj kur mesova me shume, pash, kuptova dhe u binda se ti nuk ishe ndaluar se rendi duke vrapuar e vepruar ne te mire te kombit e Atdheut nje jete te tere, deri ne diten e fundit (vit.84), duke qene cdo here ne balle te ngjarjeve te kohes neper te cilen kalonim ne shekuj si gjenerate e si popull. Kontribuove ne maximum, dhe per kete njerezit qe ishin ...
Komentet te LAMTUMIRË VËLLAU IM SIAMEZ, KOMANDANT PLAKU I UÇK-së Janë të Mbyllura