Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Vuçiq thotë se dje ndodhi fitorja domethënëse për Serbinë: Na kanë përkrahur Mozambiku, Sierra Leone, Algjeria

Lajme
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është i kënaqur me atë që ka dëgjuar në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ka theksuar se mesazhet e Serbisë “janë thelbësore, të qarta, të përgjegjshme dhe serioze”. “Sido që ta shikoni, kjo është një fitore e vogël por domethënëse për Serbinë”, ka pretenduar presidenti serb. Ai ka thënë se është i kënaqur me “atë që kemi dëgjuar në seancën e Këshillit të Sigurimit”. Sipas tij, ai ende nuk e ka analizuar seancën, por mendon se në anën serbe ishin shtatë nga 15 shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. “Jam i kënaqur me atë që ...
Komentet te Vuçiq thotë se dje ndodhi fitorja domethënëse për Serbinë: Na kanë përkrahur Mozambiku, Sierra Leone, Algjeria Janë të Mbyllura

Kurti i dha një muaj, Rohde kërkon që periudha kalimtare e vendimit të BQK-së për dinarin të zgjatet në 4 muaj

Lajme
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet ta zgjasë periudhën e tranzicionit për vendimin e BQK-së për katër muaj, njëjtë sikur kishte ndodhur me kampanjën për liberalizimin e vizave. Rohde ka thënë se Kosova ka treguar se di se si të komunikojë në mënyrën e duhur dhe se kjo është ajo çfarë duhet tani. “Kolegu im nga Bashkim Evropian Tomas Szunyog e thotë qartë pse na duhet një periudhë mjaft e gjatë tranzicioni dhe informimi për rregulloren e BQK-së. Me fushatën e saj 4 mujore përpara liberalizimit të vizave, qeveria e Kosovës ka treguar se di të komunikojë siç duhet. Ne kemi nevojë për atë përsëri tani!”, ka ...
Komentet te Kurti i dha një muaj, Rohde kërkon që periudha kalimtare e vendimit të BQK-së për dinarin të zgjatet në 4 muaj Janë të Mbyllura

“E vërteta gjendet në qiell”: Fjalia epike e Jahja Kokajt, ku i akuzoi deputetët se po “shpurdhin”

Lajme
Jahja Kokaj, deputet i VV-së, e ka marrë sërish fjalën në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku aktualisht po flitet për nevojën e themelimit të një komisioni hetimor për rastin e mostrave të Astrit Deharit, ish-aktivistit të VV-së që ndërroi jetë në burg. Kokaj ka thënë disa fjali interesante, madje e shtroi edhe një pyetje. “A mendoni që zotëri Dehari, që është me mish e me shpirt për Vetëvendosjen, a mendoni që ky do të rrinte me VV-në në qoftë se do të kishte një dyshim minal që ia ka vra VV-ja” – tha ai. Kokaj vlerësoi se e vërteta gjendet vetëm në qiell, teksa i akuzoi deputetët se po “shpurdhin”. ...
Komentet te “E vërteta gjendet në qiell”: Fjalia epike e Jahja Kokajt, ku i akuzoi deputetët se po “shpurdhin” Janë të Mbyllura

IKSHPK: Gripi në Kosovë nën pragun epidemik

Lajme Shëndetësi
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, thotë se gripi në Kosovë është nën pragun epidemik. Në njoftimin e publikuar në Facebook, Institituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se intensiteti i Influencës sezonale (Gripit sezonal), sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e 05-të të vitit 2024, që paraqet periudhën 29 janar-04 shkurt 2023, ka shënuar rënie prej 16.02% krahasuar me javën paraprake dhe është nën pragun epidemik. “Megjithatë, janë duke u regjistruar ende raste të infeksioneve të tjera sezonale sikur Sëmundje të ngjashme me Grip (ILI), raste të Infeksioneve respiratore akute (ARI) dhe raste me Infeksion të rëndë respirator akut (SARI)”, thuhet në ...
Komentet te IKSHPK: Gripi në Kosovë nën pragun epidemik Janë të Mbyllura

Pasi shfuqizon vendimin për pronat në Badoc, Uran Ismaili shkëput koalicionin me Përparim Ramën në Prishtinë

Lajme
Përmes një njoftimi në Facebook, Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë Uran Ismaili njoftoi që pas shfuqizuan vendimin për këmbimin e pronave në Badoc, ka bërë shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë. Para pak minutash përfundoi edhe mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku PDK mundësoi kuorumin dhe votoi pro shfuqizimit të vendimit për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badoc. Pas këtij votimi, Ismaili theksoi që i ka dërguar shkresë zyrtare Përparim Ramës për shkëputjen e koalicionit në mes të PDK dhe LDK në Prishtinë. Ai tregoji që të gjithë drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre. ...
Komentet te Pasi shfuqizon vendimin për pronat në Badoc, Uran Ismaili shkëput koalicionin me Përparim Ramën në Prishtinë Janë të Mbyllura

Hovenier zbulon se Kurti u telefonua për çështjen e dinarit edhe nga Ndihmës Sekretari O’Brien

Lajme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar që vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon dinarin në Kosovë të shtyhet dhe të krijohet hapësirë kohore për gjetjen e një zgjidhjeje. Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një intervistë për “Radio KiM”, ka thënë se qëndrimet lidhur me këtë rregullore për paratë e gatshme janë folur publikisht dhe se kërkesa e SHBA-së është që Kosova ta shtyjë zbatimin e Rregullores, derisa të vendosen procedura të kënaqshme dhe në përputhje me standardet evropiane. Në këtë intervistë Hovenier ka thënë se gjatë javës së kaluar kanë pasur biseda të shumta me Qeverinë e Kosovës në të gjitha nivelet. Ai ka zbuluar se ...
Komentet te Hovenier zbulon se Kurti u telefonua për çështjen e dinarit edhe nga Ndihmës Sekretari O’Brien Janë të Mbyllura

Hovenier në Qeveri, Kurti në ShBA

Lajme
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është parë sërish të enjten në ndërtesën e Qeverisë. Ai nuk ka treguar se me cilin zyrtar qeveritar është takuar, meqë kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për vizitën e Kurtit në ShBA, ka njoftuar gjatë ditës së sotme, Zyra e Kryeministrit. Bashkë me Kurtin ka udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla. Hovenier po këmbngul për shtyrje të zbatimit të Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, mbi dinarin serb. Madje, Hovenier së bashku me ambasadorët e QUINT-it, kishin mbajtur takim me kryeministrin Kurti, e të cilit i kishin kërkuar shtyrje. ​”Të ...
Komentet te Hovenier në Qeveri, Kurti në ShBA Janë të Mbyllura

Kurti e çon në Këshill të Sigurimit “kukamën” e Serbisë se në Kosovë po ndodhë “spastrimi etnik”

Lajme
Mosdëgjueshmëria ndaj kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, nga ana e kryeministrit Albin Kurti për shtyerjen e zbatimit të vendimit të BQK për ndalimin e dinarit serb, ka bërë që kjo çështje të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në këtë mënyrë Kurti, i hapi rrugë përhapjes së pretendimeve dhe propagandës serbe se po “shtypen serbët” dhe po synohet “spastrim etnik”, do të marrin zë sonte nue këtë mbledhje, shkruan Demokracia.com. Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot pritet të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për Kosovën, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kurti. Kjo seancë pritet të nisë në ora ...
Komentet te Kurti e çon në Këshill të Sigurimit “kukamën” e Serbisë se në Kosovë po ndodhë “spastrimi etnik” Janë të Mbyllura

Selmanaj: Ish-ushtari i UÇK-së po mbahet në burgun e Beogradit, institucionet s’morën asnjë veprim për të

Lajme
Deputeti Driton Selmanaj sot në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar aktivizim të institucioneve për t’u angazhuar për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, i cili u arrestua me të hyrë në Serbi në fillim të vitit. Dakaj ishte nisur drejt Italisë bashkë me familjarët e tij. Që nga dita kur u arrestua ai po mbahet në burgun e sigurisë së lartë në Beograd, sipas Selmanajt. “Sot u bënë një muaj e pesë ditë që kur ish-luftëtari i UÇK-së, Hasan Dakaj, nga Korisha e Prizrenit, është arrestuar nga policia serbe në pikën kufitare, Merdarë, teksa po udhëtonte me vëllanë e tij drejt Italisë. Hasani më 5 janar 2014 ...
Komentet te Selmanaj: Ish-ushtari i UÇK-së po mbahet në burgun e Beogradit, institucionet s’morën asnjë veprim për të Janë të Mbyllura

Pasi i siguruan mandatet, Lista serbe lëshon seancën

Lajme
Deputete e Listës serbe të cilët u paraqitën për herë të parë në Kuvend pas më shumë se pesë muajve, kishin një synim, mosdjegien e mandateve. Ata, menjëherë e kanë lëshuar sallën e Kuvendi vetëm pesë minuta sapo ajo kishte filluar. Ata janë pritur në Hollin e Kuvendit nga mediat për arsyen e largimit nga Kuvendi por që të njëjtit nuk janë deklaruar. Mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës. Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht ...
Komentet te Pasi i siguruan mandatet, Lista serbe lëshon seancën Janë të Mbyllura