Gjatë ditës është raportuar se gjatë qëndrimit të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në Maqedoninë e Veriut, ka pasur një plan për atentat ndaj tij. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë se gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup nuk ka pasur tentim për vrasjen e tij. “Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së maqedonase, shkruan Euronews. Në lidhje me tentim atentatin ndaj ...
Komentet te Ministria e Brendshme e RMV-së thotë s’e nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e Kurtit Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe që vepron në kuadër të KFOR-it italian në Kosovë. Haradinaj ka thënë se Italia ka dhënë kontribut të madh për paqen dhe sigurinë në Kosovë. “Italia është një nga kontribuesit më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, duke luajtur rol edhe në shumë procese të rëndësishme për vendin. Partneriteti mes dy vendeve tona i krijuar prej vitesh, duhet të thellohet e zgjerohet në procese të rëndësishme që kemi përpara, siç është anëtarësimi i Kosovës në NATO, akt ky ...
Komentet te Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do e forconte paqen dhe sigurinë në rajon Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte çuditur me mesazhin ngushëllues për ish-kryenegociatorin e statusit final të Kosovës, ish-presidentin finlandez, Martti Ahtisaarin, që vdiq në moshën 86-vjeçare. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që nisi fuqishëm karrierën e tij politike duke kundërshtuar negociatat për statusin e Kosovës, e kishte kujtuar Martti Ahtisaarin “si një diplomat të shquar dhe kampion të paqes”, që sipas tij “ka kontribuuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë”. “I pikëlluar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, një diplomat i shquar dhe një kampion i paqes, i cili ka kontribuuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe puna e të cilit ka përfshirë të drejtat e ...
Komentet te “Ahtisaari kampion i paqes” | Kurti kishte shkelur mbi gjakun e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, që u vranë në protestën e thirrur kundër propozimit të kryenegociatorit Janë të Mbyllura
Ndonëse zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, javë më parë njoftoi se mbi 20 mijë fatura janë shpërndarë në Veri të Kosovës për konsumin e energjisë elektrike gjatë muajit janar, shumë qytetarë serb kanë thënë se ende s’kanë pranuar faturat e para për rrymën e shpenzuar gjatë muajit janar. S’e faturat për energji elektrike nuk janë shpërndarë ende në komunat të banuara me shumicë serbe e ka konfirmuar edhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE). Ymer Fejzullahu, kryetar i Bordit të ZRrE-së, i ka thënë Kosova Press-it se leximi i njehsorëve është në proces e sipër dhe pritet që “së shpejti të shpërndahen faturat në Veri të Kosovës”. Sipas ...
Komentet te ZRrE demanton Bislimin, në Veri ende s’janë shpërndarë faturat e rrymës Janë të Mbyllura
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk mund ta injorojë rezolutën e Parlamentit Evropian, sado i guximshëm të jetë në fjalë, thonë ekspertët për DW pas miratimit të rezolutës. Rezoluta e Parlamentit Evropian, e cila u miratua me shumicë dërrmuese votash në Strasburg, përmban kërkesën për hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve në Serbi,sipas modelit që u aplikua në Maqedoninë e Veriut. Nëse autoritetet serbe nuk i zbatojnë rekomandimet për përmirësimin e procesit zgjedhor ose nëse vërtetohet se kanë marrë pjesë në vjedhje zgjedhore, Serbia do të përballet me mundësinë e pezullimit të financimit të BE-së. Autoritetet në Serbi po tërheqin vëmendjen për faktin se sulmet ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë janë të papranueshme. Por kjo ...
Komentet te Pse rezoluta e PE-së i sjell Vuçiqit probleme të mëdha Janë të Mbyllura
Talat Xhaferi, politikan i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ka treguar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka telefonuar me rastin e votimit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Në një intervistë për DW, Xhaferi ka treguar se Kurti e ka përgëzuar vetëm përmes Facebook-ut. “Unë nuk i shoh gjërat kështu. Kurti është kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai ka zgjedhur të më përgëzojë përmes Facebook-ut, ndaj nuk ka arsye që unë t’i lidh marrëdhëniet ndërpartiake me marrëdhëniet ndër-institucionale. Janë dy gjëra të ndryshme” – tha ai, ndër të tjera. Ndërsa DW e pyeti Xhaferi nëse Kurti “Nuk ju është ...
Komentet te Xhaferi thotë që Kurti nuk e telefonoi për ta uruar: Më përgëzoi përmes Facebook-ut Janë të Mbyllura
Kryetari i Sindikatës së Pavarur i Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka folur rreth ikjes së punëtorëve që nga liberalizimi i vizave. Azemi ka thënë se përgjatë këtij viti është parashikuar që nga liberalizimi i vizave të ikin nga Kosova rreth 150 mijë punëtorë nga sektori privat, por që kjo shifër është tejkaluar qysh në fillim të këtij viti. Kryetari i Sindikatës për Indeksonline thekson që në fund të marsit do të dalin më statistika zyrtare, por një gjë e tillë është tejet shqetësuese. /Demokracia ...
Komentet te Alarmante: Brenda 6-jave nga Kosova u larguan 150 mijë punëtorë sipas kryesindikalistit të sektorit privat Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, po vazhdon rehatimin e mbështetësve të partisë së saj në institucionet e shtetit. Pa përvojë dhe pas asnjë gradë, ajo ka rehatuar në diplomaci ish-këshilltaren e Ministrit të Bujqësisë, bashkëkryetarit të Guxo, Faton Pecit, Saranda Stubllën, shkruan Demokracia.com. Demokracia.com ka siguruar vendimin për dërgimin e saj në Poloni. “znj. Saranda Stublla, për nevoja të shërbimit, caktohet të shërbejë në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Varshavë/ Poloni për një periudhë për 6 muaj”, thuhet në vendimin që ka siguruar Demokracia.com. Asaj i është caktuar grada diplomatike, atashe. “Caktimi në këtë detyrë specifike, nuk nënkupton se të njëjtës i ipet ...
Komentet te Vazhdon degradimi i diplomacisë | Gërvalla e rehaton në Konsullatën e Kosovës në Poloni ish-këshilltaren e ministrit Peci Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas serb në pikën kufitare të Jarinjës. Siç shkruan mediumi lokal në veri, KoSSev, bëhet fjalë për një pjesëtar të xhandarmërisë serbe. Ndalimi ka ndodhur rreth orës 09:00, kur A.Ç, me banim në Kosovë, ka ardhur në pikën kufitare në Jarinje nga drejtimi i Serbisë. Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani tha se në këtë pikë kufitare, gjatë kontrollit të dokumentacionit nga zyrtarët e Policisë së Kosovës, ka dalë njoftimi se A.Ç. ishte në “listë ndalimi”. Elshani theksoi se ky person ishte në kërkim për shkak të dyshimit se kishte fotografuar në mënyrë të paautorizuar objekte në Mitrovicën ...
Komentet te Arrestohet një shtetas serb në Jarinjë, dyshohet se është pjesëtar i xhandarmërisë serbe Janë të Mbyllura
Robert Badinter, një avokat dhe politikan francez, ka vdekur në moshën 95-vjeçare, raporton Le Monde. Ai ishte gjithashtu profesor i drejtësisë në Sorbonë, president i Këshillit Kushtetues Francez, senator i Asamblesë Kombëtare Franceze dhe njeriu që shpalli vdekjen e Jugosllavisë. Badinter ishte një ish-ministër i jashtëm socialist francez, i lindur në vitin 1928 në Paris. Ai ishte gjithashtu profesor i drejtësisë në Sorbonë, president i Këshillit Kushtetues Francez dhe senator i Asamblesë Kombëtare Franceze. Kur Francois Mitterrand u bë president në maj të atij viti, ai emëroi Badinterin si ministër të Drejtësisë. Robert Badinter kryesoi Komisionin e Arbitrazhit të Konferencës së Paqes për Jugosllavinë, i cili në vitin 1991 konkludoi ...
Komentet te Vdes njeriu që shpalli vdekjen e Jugosllavisë Janë të Mbyllura