“… zoti Radojqçiq…”. Në disa raste dhe vetëm gjatë një interviste, me kaq shumë respekt i është drejtuar Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kryeterroristit Milan Radojçiq, i cili më 24 shtator 2023 udhëhoqi grupin terrorist të serbëve të armatosur rëndë e usharakisht në sulmin mbi institucionet e Republikës së Kosovës, që rezultoi me vrasjen e policit, Afrim Bunjaku. Pavarësisht se Milan Radojçiq është një terrorist për institucionet e Republikës së Kosovës, përfaqësuesi më të lartë të saj, sikur në rastin e numrit 2 të Qeverisë së Kosovës, i jep atij publikisht nderimin e shtetit të Kosovës që nuk e meriton. Zëvendësi i Kurtit, Bislimi ka qenë kritikë me Prokurorinë e ...
Komentet te Qeveri skandalozësh | Zëvendësi i Kurtit, Bislimi, i drejtohet terroristit Milan Radojçiq me shumë nderim si “Zoti Radojçiq” Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar lidhur me plagosjen e mbrëmshme në lagjen “Bregu i Diellit”, ku mbetën të plagosur burrë e grua. Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, i ka thënë Gazetës Express se është identifikuar një person i dyshuar (i mitur), i cili gjendet në arrati. “Nga hetimet preliminare dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri janë lënduar dy persona, të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkaq është identifikuar një person i dyshuar (i mitur), i cili gjendet në arrati. Rasti është iniciuar fillimisht “vrasje në tentativë”, ndërkaq në koordinim me policinë janë duke u zhvilluar hetimet, me qëllim të ndriçimit të rrethanave, si dhe sigurimit ...
Komentet te Prokuroria deklarohet për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë: Një i mitur në arrati Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka parë me shqetësim të madh deklaratat e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili gjatë së enjtes tha se situata me dinarin e ka dëmtuar partneritetin e SHBA-së me Kosovën. Haradinaj ka kërkuar reagim edhe nga presidentja e vendit, për siç tha të mos e “marrin në qaf Kosovën”. Ai ka kërkuar që Kosova t’i rregullojë raportet me SHBA-në, në mënyrë që ta fitojë anëtarësimin në NATO. “Besoj se duhet ne në Kosovë të gjithë të kemi qartësi pra s’guxojmë më tutje me hesht nëse e shohim ambasadorin në konferencë për shtyp, shqetësimin e tij, emocionin e tij se ...
Komentet te Raportet Kosovë-SHBA, Haradinaj: Kurti e Osmani të mos e marrin në qafë Kosovën Janë të Mbyllura
Ish-kryenegociatotrja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është anti-amerikan. Ajo këtë e ka thënë duke komentuar qarjen e raporteve mes të Qeverisë së Kosovës dhe ShBA-së, pas vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit të Kosovë. “Kurti ka qenë antiamerikan që kur është krijuar Lëvizja Vetëvendosje. Po, Kurti është anti-amerikan. Ka arrit që edhe militantët e tij t’i bëjë anti- amerikan”, tha Tahiri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1. Për deklaratat e tij se ShBA është aleate e Kosovës ajo i ka quajtur populliste. Tahiri ka thënë se politikat e Kurit janë fëmijërore. “Nëse dëshiron të mbrosh sovranitetin me ...
Komentet te Tahiri: Ardhja e Kurtit në krye të shtetit, fatkeqësi Janë të Mbyllura
“Nuk po rrezikohet, nuk po rrezikohet”! Kështu këmbëngulte të mërkurën më 14 shkurt 2024 në Prizren, kryeministri Albin Kurti në pyetjen e gazetarëve nëse po rrezikohet partneriteti i Qeverisë së Kosovës që ai drejton me aleatin kryesor të Republikës së Kosovës, ShBA-në, shkruan Demokracia.com. Në këtë mënyrë, Kurti po i përgjigjej Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shetit, James O’Brien, i cili lëshoi paralajmërimin më të rëndë në historinë politike të Kosovës së Kurti po rrezikon partneritetin e Qeverisë së Kosovës me SHBA-në. “Unë nuk bëj kërcënime të vakëta publikisht. Unë do të thosha, nëse ne [SHBA] nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës [Qeverinë Kurti] ...
Komentet te “Po rrezikohet partneriteti me SHBA” | Manipulantit Albin Kurti, Amerika ia shpërfaqë rrenat publikisht Janë të Mbyllura
Rrugët në hyrje të Prishtinës sot janë mbushur me billborde të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili si kryeministër e kishte lexuar Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, me të cilën Kosova u shpall shtet i pavarur dhe demokratik. Billborde me Thaçin në prag të shënimit të gjashtëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë janë parë në Veternik, afër lagjes “Priam”, në rrugën e aeroportit “Adem Jashari”, në fshatin Sllatinë dhe Harilaq, etj. Ndryshe, ky është përvjetori i 4-të që Thaçi si figurë kryesore e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, po e pret në paraburgim në Hagë së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarë të tjerë, ndërkohë që procesi ...
Komentet te FOTO | “Shpallim Kosovën shtet të pavarur…”, mbushen rrugët me billborde të Thaçit për 16-vjetorin e pavarësisë Janë të Mbyllura
Si kurrë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Kosovën se mund të shkëpusin partneritetin me Qeverinë Kurti, për shkak të politikave të pakoordinuara, të cilat po i shërbejnë tensionimit të situatës së sigurisë në vendin tonë. Shumë i drejtpërdrejtë u tregua më 13 shkurt 2024, në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ndihmës Seketari Amerikan i Shtetit, James O’Brien. “Unë nuk bëj kërcënime të vakëta publikisht. Unë do të thoja, që nëse ne [SHBA] nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës [Qeverinë Kurti] si partnere”, paralajmëroi ai. Por, këto mesazhe që paralajmërojnë për rrezikun që përfaqëson kryeministri Albin Kurti në raportet ...
Komentet te Çka duhet të ndodhë tjetër që Osmani të guxojë të mbajë qëndrim? Presidentja hesht, pasi SHBA paralajmëroi shkëputje të partneritetit me Qeverinë Kurti Janë të Mbyllura
Duke përbrendësuar kritikën e Serbisë se Kosova është ajo që e eskalon situatën në komunat veriore dhe në linjë me akuzat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka prodhuar një skandal në intervistën e tij të fundit, duke iu drejtuar Bashkimit Evropian që të mos e detyrojnë Kosovën “ta eskalojë situatën prapë”. Derisa fliste për dakordimin me Bashkimin Evropian për hapat de-eskalues që duhet t’i ndërmerr Kosova për ta shtensionuar situatën në Veri dhe rrjedhimisht t’i hiqen masat, Bislimi në emisionin Konfront në KTV, tha se “ne” i kemi thënë BE-së që të mos i detyrojë ta eskalojnë situatën prapë. “Ne kemi thënë: masat për de-eskalim ...
Komentet te “Mos na detyroni ta eskalojmë situatën prapë” | Bislimi tregon se i thanë BE-së që Qeveria Kurti mund ta eskalojë situatën kur të dëshiron Janë të Mbyllura
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar procesin e Vettingut. Ai në fjalën e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ka mungesë transparence. “Si GP kemi kërkuar që ky proces të bartet nga Kuvendi sepse duhen ndryshime kushtetuese. Duhet proces më transparent që do të përmirësonte procesin gjyqësor, bashkë me deputetët e PDK-së kemi pasur vërejtjet tona në kuadër të këtij draftimi që i është dërguar Kushtetueses. Kur flasim për integritetin e cenueshëm – me çka duhet të mate-? Me të drejtë Kushtetuesja na dha të drejtë neve dhe kjo pikë është larguar”, u shpreh Tahiri. Sa i përket pasurisë së pajustifikueshme, Tahiri ...
Komentet te PDK-ja dhe LDK-ja akuzojnë pushtetin për ndikim politik në gjyqësor Janë të Mbyllura
Sot në Prishtinë do të promovohet libri “Shtet i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Pak orë para këtij promovimi ka reaguar gazetari Arben Ahmeti. Ai tha se Hashim Thaçi nuk është kriminel lufte, dhe se ajo periudhë e angazhimit të tij është aq glorifikuese sa nuk ka njeri që nuk e lakmon edhe si lavdi personale. “Procesi me të cilin po përballet Thaçi dhe udheheqesit e UÇK-së është i padrejtë.”, ka shkruar ai. Sipas Ahmetit, mosreagimi ndaj kësaj padrejtësie është pafytyrësi. “Mosreagimi ndaj kësaj padrejtësie është paftyrës. Nuk do te i’a uroja askujt, qofte nga shoqeria civile, qofte nga politika, ...
Komentet te Ahmeti: Mosreagimi për padrejtësinë ndaj krerëve të UÇK-së, është pafytyrësi Janë të Mbyllura