Zjarrfikësit në Kosovë vazhdojnë të jenë të pakënaqur me kushtet e punës. Edhe viti 2024 për ta ka filluar njëjtë sikurse viti 2023. Por për një çështje që ata po kërkojnë përgjigje sa më të shpejtë janë shtesat për rrezikshmëri. Kjo, pasi që të njëjtit nuk po paguhen për këtë. Kështu po thotë për Front Online, kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka. Sipas tij, ani pse me ligjin e ri të Pagave shtesa për rrezikshmëri iu takon. “Tash do të kërkojmë prej Qeverisë që urgjentisht ato obligimet ligjore që dalin tash me Ligjin e ri të Pagave, mirëpo në fokus dhe me theks të veçantë që zjarrfikësit ...
Komentet te Zjarrfikësit paralajmërojnë protesta, kërkojnë të paguhen edhe për rrezikshmëri Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë duke qëndruar në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë, të tre dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt në Prishtinë. Masa e paraburgimit u është vazhduar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërkaq Prokuroria është duke vazhduar me hetimet lidhur me vrasjen e Liridona Murselit, ku dyshohet se bashkëshorti i saj, Naim Murseli kishte urdhëruar vrasjen e saj. Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë konfirmojnë për Telegrafin, se çështja është në procedurë hetimore. “Ju njoftojmë se kjo çështje penale gjendet në procedurë hetimor, për këtë arsye nuk mund të japim informata shtesë, deri në një fazë tjetër”, ka thënë për Telegrafin, Laureta Ulaj, zëdhënëse ...
Komentet te Vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria jep detajet e fundit për rastin Janë të Mbyllura
Persona të panjohur kanë djegur dje në mesditë flamurin e Republikës së Kosovës në Zveçan. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Vetoin Elshani i ka thënë KosovaPress-it, se rasti është hapur për nxitje të urrejtjes, përçarje dhe mosdurim. Sipas tij, të rinj të cilët dyshohet se ishin të mitur, janë parë duke e djegur flamurin e Kosovës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori./Demokracia ...
Komentet te Serbët djegin flamurin e Kosovës në Zveçan Janë të Mbyllura
Kurti që po acaron e rrezikon marrëdhëniet me ShBA-të, i premton “mbështetje të palëkundur Ukrainës”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mbështetjen për Ukrainën teksa ky vend ka shënuar dyvjetorin e përballjes me invazionin rus. Kurti ka thënë se përball agresionit brutal, populli ukrainas i ka rezistuar me sukses përpjekjes së Rusisë për të kapur dhe pushtuar Kievin. “Ushtarët e tyre vazhdojnë luftën e një populli të tërë – aq të guximshëm dhe të vendosur si kurrë më pare”, ka shkruar kryeministri në rrjetin social “X”. Ai ka deklaruar se Kosova vlerëson përpjekjet e Ukrainës dhe premton mbështetjen e saj të palëkundur, “derisa fitorja të jetë e tyre”. “Kanë kaluar 2 vjet që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, i cili ka rezultuar me ...
Komentet te Kurti që po acaron e rrezikon marrëdhëniet me ShBA-të, i premton “mbështetje të palëkundur Ukrainës” Janë të Mbyllura
Shumica e kryetarëve të komunave të Kosovës e kanë injoruar takimin me kryeministrin Albin Kurti, i zhvilluar më 21 shkurt, pasi morën pjesë vetëm dy kryetarë të komunave që udhëhiqen nga partitë opozitare. Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehi, kanë qenë të vetmit që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit për takimin, ku kanë marrë pjesë edhe disa ministra. Ky ‘bojkot’ nuk i ka pëlqyer kryetarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që vije nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili për mospjesëmarrjen e kryetarëve të komunave që udhëhqien nga opozita, e ka fajësuar kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan ...
Komentet te Ibrahimi i kundërpërgjigjet Bulliqit: Nuk e organizova bojkotin e kryetarëve të komunave në takim me Kurtin Janë të Mbyllura
Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë para disa ditësh u përfshi nga zjarri, e për shkak të kësaj të moshuarit u detyruan të largohen dhe të vendosen në një hotel. Por, pas sanimit të dëmeve dhe pastrimit të shtëpisë, tashmë të moshuarit janë kthyer në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin e ka konfirmuar Adeline Sahiti, Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale. “Për shkak të një zjarri të shkaktuar nga një banor i shtëpisë jemi detyruar për shkaqe të sigurisë së tyre t’i largojmë nga aty. Për fat të mirë asnjë nga banoret( 57 sosh) nuk kane pësuar ndonjë lëndim. Pas dy ditësh, pas pastrimit gjeneral ...
Komentet te Rikthehen 57 të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë Janë të Mbyllura
Qëndrimi armiqësor i Serbisë ndaj Kosovës, prezenca e 48 bazave operacionale të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës dhe blerja e sistemeve dhe armatimit nga Rusia dhe Kina, është rrezik real dhe ashtu do ta trajtojë vendi ynë. Kështu ka thënë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka theksuar se sa i përket aspektit të përgatitjes së mbrojtjes, Kosova qëndron afër anëtarësimit në NATO, mirëpo normalisht problemi është politik. “Prezenca ushtarake e ushtrisë së Serbisë në jug të territorit të Serbisë dhe prezenca e 48 bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës duke i shtuar ...
Komentet te Maqedonci: FSK është gati, vendet mosnjohëse janë problem për në NATO Janë të Mbyllura
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të disa shtetasve sirianë e algjerianë, anëtarë të dy grupeve kriminale të trafikut të emigrantëve, që në maj të vitit të kaluar qëlluan me armë zjarri drejt policisë në kufirin Kosovë-Shqipëri, raporton A2cnn. Sultan Lakdar Grimash, lindur në Algjeri alias Sadak Gramach (i arrestuar në Kosovë), hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, në mungesë, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale; Ayoub Bahhoo, lindur dhe banues në Algjeri, hetuar me masën e ...
Komentet te Qëlluan me armë drejt policisë në kufirin Kosovë-Shqipëri, dërgohet për gjykim dosja e algjerianëve e sirianëve Janë të Mbyllura
Fundi i vitit të kaluar dhe fillimi i këtij viti ka shpërfaqur mospajtimet në mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti. Gjatë kësaj kohe, nuk kanë qenë të rralla rastet kur shefja e shtetit dhe shefi i qeverisë kanë shprehur dallime në qëndrime për çështje të caktuar. Dialogu me Serbinë, draft-statuti i Asociacionit, Ligji për Zgjedhjet, sjellja ndaj aleatëve dhe çështja e dinarit janë temat që presidentja Osmani ka pasur qëndrime të ndryshme nga ato të Kurtit. Së fundi, presidentja Osmani ka thumbuar kryeministrin Kurti për çështjen e dinarit, temë kjo që nxiti një përplasje të re të Kosovës me ShBA-në dhe aleatët tjerë perëndimorë. Dje, pas konferencës rajonale, ...
Komentet te Presidentja thumbon kryeministrin edhe për dinarin: A është kjo krisja e parë serioze e raporteve Osmani-Kurti? Janë të Mbyllura
Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar të premten një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Marrje ryshfeti”. Pas pranimit të informacioneve të para për këtë rast, hetuesit e IPK-së kishin filluar hetimet për këtë rast me autorizim dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë . “Bazuar në veprimet hetimore që hetuesit e IPK-së kanë realizuar deri më tani, dyshohet se zyrtari policor ka pranuar 1000 euro për të plotësuar dy vendime për kundërvajtje (fiktive), njëra me vlerë prej 500 euro, me 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 1 viti ...
Komentet te Plotësoi vendime për kundërvajtje fiktive me të dhëna të pasakta të qytetarëve – arrestohet polici në Gjakovë i dyshuar për ryshfet Janë të Mbyllura