Qe gati një muaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore. KQZ nuk ka ndonjë afat të caktuar kohor brenda të cilit duhet ta kryejë këtë proces. Ndërsa, presidentja Osmani ka thënë se heqja e masave të BE’së kundër Kosovës është e lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Më 29 janar KQZ njoftoi se kanë filluar procesin e verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në katër komunat në Veri të Kosovës. Një proces i tillë, zëdhënësi Valmir Elezi, pati thënë se do ...
Komentet te “Masat e BE’së të lidhura me zgjedhjet në Veri”, KQZ ende duke i verifikuar nënshkrimet Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Avdullah Hoti, deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka shkruar një status relativisht të gjatë, ku ka komentuar politikat buxhetore të Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti. Në shkrimin e tij, që ka ngjyrime kritike, Hoti ka përmendur ato që i ka quajtur dështime me borxhin e Kosovës së Qeverisë Kurti. Sipas Hotit, Qeveria Kurti ka kërkuar borxh për skema sociale. “Si parim, borxhi shtetëror merret për projekte kapitale që përdoren për dekada dhe kthehet nga përfitimet që vijnë nga shfrytëzimi i atyre projekte. Por qeveria aktuale, pa pasur asnjë krizë buxhetore, ka marrë borxh për skema sociale dhe për shkrimin e ligjeve. Kjo është në ...
Komentet te Hoti kritikon Qeverinë Kurti: Mori borxh për skema sociale, qytetarët po e paguajnë mospunën e saj Janë të Mbyllura
Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi, në një konferencë për shtyp ka zbuluar detaje nga plani i masave të ndërmarra nga Policia e Shtetit, për mbarëvajtjen e Samitit për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor, ku pjesëmarrës do jetë dhe presidentit ukrainas Volodymir Zelensky. Fjalimi i plotë: Përshëndetje! Siç jeni bërë me dije, në datat 28 dhe 29 shkurt, në Tiranë, do të zhvillohet Samiti për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrje të shumë delegacioneve me nivel të lartë përfaqësimi nga Europa Juglindore, Ukraina dhe vendet e rajonit. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Gardën e Republikës dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, ka hartuar një ...
Komentet te Zelensky në Shqipëri, ‘blindohet’ Tirana -Policia zbulon planin për mbarëvajtjen e Samitit për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor Janë të Mbyllura
Gjykata e Apelit ka vendosur që Enver Sekiraqa të rikthehet në arrest shtëpiak. Kjo masë atij iu caktua në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të llogaritet nga data 23 shkurt të këtij viti. “Gjykata e Apelit e Kosovës me aktvendimin PN1.S.nr.37/24, të datës 23.02.2024, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.170/2020, të datës 09.02.2024, e ka ndryshuar, dhe ndaj të pandehurit E.S është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, e cila do t’i llogaritet nga data 23.02.2024. Masa e arrestit shtëpiak të pandehurit i është ...
Komentet te Gjykata e Apelit e rikthen në arrest shtëpiak Enver Sekiraqën Janë të Mbyllura
“Jam penduar që kam hedh gaz lotsjellës në Kuvend. Ish pas dashtë me e marrë një allti me gaz e me gjujtë Qeverinë” kishte shkruar Konjufca në vitin 2019. Kryetari i Kuvendit të Kosovës është liruar sot nga akuza për hedhje të gazit lotsjellës në parlament, në një aktgjykim të shpallur sot në Gjykatën Themelore të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, duket se në këtë rast ka dështuar me të madhe Prokuroria Themelore e Prishtinës. Kjo pasi Konjufca në vitin 2019 vetë kishte shkruar se ka hedhur gaz. Konjufca kishte shkruar në Facebook se po ta dinte që do lirohej sikurse tre të akuzuarit, nuk do të hidhte gaz lotsjellës në ...
Komentet te Skandaloze | Konjufca u shpallë i pafajshëm, por vetë e kishte pranuar fajësinë (Dëshmi) Janë të Mbyllura
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktualisht kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon ta keqpërdorë Astrit Deharin, duke e trajtuar përtej asaj që përfaqëson aktivisti i ndjerë partiak. Së fundmi, kryeministri Kurti, për herën e katërt, ka përkujtuar bashkë ditëlindjen e simbolit të rezistencës kombëtare nën ish-Jugosllavi, Adem Demaçit dhe ditëlindjen e aktivistit të ndjerë, Astrit Deharit, ndonëse Demaçi e Dehari nuk kanë asgjë të përbashkët, shkruan Demokracia.com. Përveç faktit se Demaçi e Dehari nuk kanë asgjë të përbashkët, ata nuk janë angazhuar kurrë për kauzën e njëjtë. Derisa Demaçi është simboli i rezistencës kombëtare shqiptare nën ish-Jugosllavinë që mbante dhunshëm Kosovën si pjesë të saj dhe për këtë rezistencë ...
Komentet te Vazhdon keqpërdorimin edhe për ditëlindje… | Nuk kanë asgjë të përbashkët, Albin Kurti pa pikë turpi për herë të katërt dhe në një tekst përkujton ditëlindjet e Adem Demaçit dhe Astrit Deharit Janë të Mbyllura
“Edhe Putini po të kishte qenë kryetar i Qeverisë së Kosovës nuk do ta kishte ndihmuar kaq shumë Rusinë sa e ka ndihmuar Albin Kurti, Putinin”. Ka qenë ky reagimi i ashpër i kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, në një intervistë për A2 CNN, duke analizuar situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Sipas Haradinajt, Kurti është vënë në funksion të agjendës ruse për destabilizim, duke përkeqësuar marrëdhëniet me aleatët dhe mbështetësit e Kosovës. “Kurti ka kërkuar çështje që përkeqësojnë çështjet me aleatët e sigurisë. Kurti, në vend që ta çojë Kosovën drejt NATO-s, është vënë në dispozicion të agjendës ruse për destabilizim. U kthyem në këshill të sigurimit si ...
Komentet te Haradinaj i ashpër me Kurtin, thotë se është vënë në funksion të agjendës ruse dhe po ndihmon Putinin Janë të Mbyllura
Ka gati një vit e gjysmë që Zejush Misini, rreth 60 vjeç, pret për të bërë një koronarografi në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Kjo procedurë shërben për të diagnostikuar problemet në zemër, përkatësisht për të analizuar enët që e çojnë gjakun në zemër. Varësisht rezultatit të saj, pacienti mund të referohet për procedura të tjera, deri tek operacioni. Misini – i cili vjen nga komuna e Obiliqit, rreth 10 kilometra larg Prishtinës – tregon se mjeku i tij ia ka rekomanduar koronarografinë qysh në shtator të vitit 2022. “Nuk e di pse duhet pritur kaq gjatë. Mendoj se nuk është normale të pritet kaq ...
Komentet te Deri në një vit e gjysmë pritje për kryerjen e koronarografisë në QKUK Janë të Mbyllura
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka publikuar fotografi nga Zvicra ku kanë organizuar një manifestim për shënimin e 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në fotografi shihet se salla është plot me mbështetës. Zgjedhjet e fundit VV kishte fituar duke pasur mbështetje të madhe të mërgimtarëve, a po thyhet kështu VV në diasporë? Krasniqi ka thënë se mërgimtarët sakrifikuan dhe kontribuan pa u lodhur për popullin, lirinë dhe shtetin. “Në Zvicër, bashkë me qindra e qindra bashkëatdhetarë, në një manifestim shumë madhështor, shënuam 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Për dekada të tëra, mërgimtarët sakrifikuan dhe kontribuan pa u lodhur për popullin, lirinë dhe shtetin tonë.” Krasniqi ka shkruar se ...
Komentet te PDK mbush sallat me mbështetës në Zvicër, a po thyhet VV në Diasporë? Janë të Mbyllura
Një aksident i rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në Prishtinë. Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën Agim Ramadani të kryeqytetit. Këmbësori dyshohet se ka vdekur. Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende informata zyrtare për rastin./Demokracia ...
Komentet te Aksident i rëndë në Prishtinë, dyshohet për një të vdekur Janë të Mbyllura