Kryetarja e FSSHK-së, Tevide Imeri ka folur për rrezikun që është duke u paraqitur në sektorin e shëndetësisë në mungesë të punëtorëve shëndetësor. Ajo ka folur dhe për pagën e mjekëve dhe të stomatologve, ku thotë që nuk janë aspak të kënaqur. “Stomatologu i përgjithshëmi cili ka një ngarkesë, ka nje pagë 777 euro që e konsiderojë nuk është e dinjitetëshme”, tha ajo. Krahas kësaj ajo thotë se duhet trajtuar me seriozitet dhe prioritet shëndetësia. Tutje, Imeri ka folur dhe për rrezikun që Kosova të mbetet pa punëtor shëndetësor. “Kosova është e rrezikuar të mbetet pa punëtor shëndetësor, nga informacionet që i kemi në teren kemi, për çdo ditë ikje ...
Komentet te “Kemi çdo ditë ikje të punëtorëve shëndetësor” – Paralajmërim alarmues për sistemin e shëndetësisë në Kosovë, shkak pagat e ulëta Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka kritikuar deputeten Duda Balje, pas takimit që ka pasur me kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava. Tërmkolli përmes një postimi në “Facebook”, ka kërkuar arrestimin e Baljes. “Duda Balje si kryetare e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për të drejtat e njeriut dhe anëtarë tjerë të komisionit paskan mbajtë dje takim me kryetarin e BIK-ut, Naim Tërnavën për të trajtuar projektligje të Kuvendit. Kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës e cila garanton karakterin laik të shtetit të Kosovës. Sot, këta deputetë do të duhej të arrestoheshin dhe të përgjigjen para organeve të drejtësisë! A ka shtet këtu a çka ...
Komentet te “A ka shtet këtu?” – Kërkohet arrestimi i Duda Baljes pas takimit me myftiun Tërnava Janë të Mbyllura
Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka takuar në sheshin e Prishtinës deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Bashën, si dhe e ka pyetur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Në videon që ka shpërndarë Krasniqi, Basha thotë i buzëqeshur “Ja more çfarë!”, kur pyetet nëse po i vjen marre për themelimin e “Zajednicës” Basha duket se i ka dhënë përgjigje me ironi Krasniqit. Frashër Krasniqi: Përshëndetje, qysh jeni deputetët e Zajednicës, çka po na thuni, a doni me e bë qat Zajednicë a jo? Dimal Basha: Hajt bre se i bajna krejt na! Frashr Krasniqi: A i boni krejt a? Dimal Basha: Krejt i bajmë! Frashër Krasniqi: Pse s’po ju ...
Komentet te Dimal Basha del qesharak në videon e PSD-së, ja çfarë përgjigje jep për “Zajednicën” Janë të Mbyllura
Kuvendi i Komunës së Prishtinës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot, të thirrur nga VV-ja, ka shkarkuar kryesuesin e kuvendit komunal, Pëllumb Bajqinovcin. Nga 33 anëtarë të Kuvendit që morën pjesë në këtë votim, me 33 vota pro është shkarkuar kryesuesi Pëllumb Bajqinovci. Shefi i këshilltarëve të LVV-së, Gëzim Sveçla tha para asamblistëve se Bajqinovci kishte dështuar në përmbushjen e detyrave të tij. “Bajqinovci ka dështuar në përmbushjen e detyrave të tij. Me qëllim të kthimit të funksionalitet të kuvendit, propozojmë që të votojmë për shkarkimin e tij. Ju ftoj që ta përkrahni propozimin tonë”, tha Sveçla. Inicimi për shkarkim të kryesuesit ka ardhur pas prishjes së koalicionit LDK-PDK ...
Komentet te Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci Janë të Mbyllura
Një person është gjetur mbrëmë i vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth orës 22:37, Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë është vërejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.”, ka ...
Komentet te Gjendet i vdekur një burrë në bodrumin e një ashensori, dyshohet se është biznesmeni i zhdukur para një muaji Janë të Mbyllura
Me 18 Mars 2024 bëhen një vit që kur është pranuar Aneksi Implementues i Marrëveshjes Bazike të dakorduar me 27 shkurt 2023. Në ndërkohë, dialogu është i paralizuar. Serbia pretendon që nuk ka asnjë obligim për ta zbatuar marrëveshjen bazike në tërësi, ndërkaq Kosova pretendon që pa nënshkrim formal realisht nuk ka marrëveshje mes palësh, rrjedhimisht Kosova nuk obligohet prej saj. Ballafaquar me këto obstruksione thelbësore, bazuar në konkluzionet e Këshillit Evropian nga marsi 2023, në dhjetor 2023, BE ka nisur procesin formal që zbatimin e Marrëveshjes Bazike ta integrojë si kusht formal në procesin e integrimit evropian për të dyja palët. Konkretisht, zbatimi i marrëveshjes të bëhet pjesë e ...
Komentet te Së shpejti, BE prezanton udhërrëfyesin obligativ për zbatimin e Marrëveshjes Bazike, si kusht për integrimin e Kosovës dhe të Serbisë Janë të Mbyllura
Emigrimi i mijëra kosovarëve në drejtim të shteteve perëndimore sipas ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po ndodh meqë atyre iu pamundësua lëvizja gjatë pandemisë, pasi ishte e kufizuar për shkak të masave anti-COVID. “Duhet ta kemi parasysh kur flasim për emigrimin e që mendoj që nuk është duke u diskutuar mjaftueshëm ose hiç. Në vitin 2020 kemi pasur pandeminë që e ka bllokuar komplet lëvizjen. Madje edhe për turizën edhe për çfarëdo arsyeje nuk ka pasur lëvizje pothuajse fare”, tha Rizvanolli gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Edhe gjatë vitit 2021 sipas saj lëvizja ka qenë goxha e kufizuar për shkak të efekteve të pandemisë, duke ...
Komentet te Rizvanolli zbulon pse po ikin njerëzit nga Kosova: Mbetën mbyllur gjatë pandemisë, tash kanë nevojë të lëvizin Janë të Mbyllura
Në Bruksel kanë përfunduar takimet e ndara mes emisarit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, dhe delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë. Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb. Sipas BE-së, ky vendim ka shkaktuar probleme praktike për komunitetin serb në Kosovë, të cilët kanë përdorur dinarin serb dhe me këtë valutë kanë marrë ndihmë nga Serbia. Lajçak fillimisht u takua me delegacionin serb, të udhëhequr nga kryenegociatori Petar Petkoviq. Më pas, emisari ...
Komentet te Përfundojnë takimet e Lajçakut për dinarin me delegacionet nga Kosova dhe Serbia Janë të Mbyllura
Askush më shumë dhe asnjë tjetër si opozitari Albin Kurti dhe partia e tij, Vetëvendosje, nuk kanë zhvilluar betejë kundër Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sot, askush më shumë dhe asnjë tjetër nuk po e mbron kaq fuqishëm Zajednicën sa kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij në pushtet, Vetëvendosje, shkruan Demokracia.com. Nëse studiuesit do të grumbullonin qëndrimet e Kurtit si opozitar dhe si kryeministër, të paktën për Zajednicën, do të prodhohej një figurë politike krejtësisht qesharake, madje edhe absurde. Por, pavarësisht se Kurti personalisht do të portretizohej si një figurë politike komike, kështu nuk mund të thuhet për fatin politik të Kosovës, zhvillimin dhe konsolidimin e ...
Komentet te “Dua ta nënshkruaj Zajednicën” | Lutjet e panumërta të Albin Kurtit në adresë të Aleksandër Vuçiqit Janë të Mbyllura
Zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara do të jenë një përsëritje e garës zgjedhore të 2020: Joe Biden kundër Donald Trump. Prandaj, votuesve do t’u kërkohet të zgjedhin midis një 78-vjeçari (Trump) dhe një 81-vjeçari (Biden), që do të thotë se kushdo që fiton zgjedhjet e 20 janarit 2025 do të bëhet gjithashtu personi më i vjetër që do të betohet si Presidenti i SHBA-së. Mosha mesatare e presidentëve amerikanë kur ata marrin detyrën është 55 vjeç sipas Qendrës Kërkimore Pew. Presidenti i ardhshëm ose do të hyjë ose do të jetë tashmë në dekadën e tij të tetë të jetës, për të sunduar mbi një popull ...
Komentet te Biden apo Trump? Dy të moshuar që po luftojnë për votat e të rinjve Janë të Mbyllura