Në fund të muajit qershor, Qeveria e Kosovës ishte njoftuar për masat e vendosura nga Bashkimi Evropiane, të cilat erdhën si përgjigje e mospërmbushjes së kushteve të BE-së dhe ShBA-së për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, e që përfshinin suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja, e për të cilat këta të fundit patën njoftuar se “mund të ndryshojnë varësisht nga situata në ...
Komentet te Tetë muaj nën sanksione, Qeveria me lutje dhe arsyetime për heqjen e tyre Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Normalizimi i marrëdhënien në mes të Kosovës dhe Serbisë duket se nuk po shihet në horizont. Dështimi i zbatimit të Marrëveshjes Bazike, e cila është pranuar nga të dy palët para një viti, mund të sjell ndryshimin e formatit të procesit të dialogut. Monitoruesit e procesit të dialogut kanë bërë me dije se dështimi i këtij procesi mund t`i hap rrugë një procesi të ri, që do të kulmonte me organizimin e një konference ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshje përfundimtare në mes të dy shteteve. Analisti Dukagjin Gorani ka treguar se një iniciativë të tillë mund ta ndërmarr Uashingtoni, derisa mbahen zgjedhjet në BE dhe ShBA. “Dyqani mbyllet në ...
Komentet te Shtohen gjasat për konferencë ndërkombëtare mes Kosovës dhe Serbisë: Nismën mund ta marrë ShBA-ja Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurve A.K dhe I.H, të cilët kanë kanosur me vrasje pjesëtarë të KFOR-it italian në fshatin Lubiçevë të Prizrenit. Të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale Rrezikimi i Personelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe i Personelit në marrëdhënie me to në bashkëkryerje. “Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K dhe I.H dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi është caktuar në harmoni me nenin ...
Komentet te Kërcënuan me vrasje pjesëtarët e KFOR-it në një fshat të Prizrenit, Gjykata merr vendim ndaj të dyshuarve Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar që do ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, me pranimin e Marrëveshjes Bazë (Bruksel, më 27 shkurt, Ohër, 18 mars). Por, përkundër kësaj, sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, themelimi i “Zajdenicës”, siç e quanin në serbisht Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohës sa ishin në opozitë, për të treguar dëmin që i kanosej vendit në rast themelimit të këtij mekanizmi, ishte parandaluar kur VV ishte në opozitë përmes hedhjes së gazit lotsjellës. “Ne kemi arritur ta ndalim bosnjëzimin e Kosovës. A e dini qysh është bërë në Bosnje, ka nis me Zajednicë ka përfunduar me Republikë Serbe”, tha Haxhiu në një ...
Komentet te Haxhiu harron se Kurti e ka pranuar “Zajednicën”: E ndaluam me gaz lotsjellës bosnjëzimin e Kosovës Janë të Mbyllura
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore që u zhvillua të mërkurën në Tiranë, theksoi se “së pari dëshiroj të falenderoj kryeministrin Rama për të gjithë që keni bërë, pra mbështetjen tuaj personale dhe atë të Shqipërisë për Ukrainën, si ushtarake ashtu edhe atë humanitare dhe atë politike”. Presidenti ukrainas Zelensky u shpreh se çdo komb ka nevojë të respektohet dhe ka nevojë për sigurinë. Presidenti ukrainas është përgjigjur edhe në pyetjet e gazetarëve për sa i përket këshillave të tij për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Evropian lidhur që mos të përhapet lufta ...
Komentet te Zelensky: Mirënjohje popullit shqiptar për mbështetjen e sinqertë Janë të Mbyllura
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar për procesin e gjykimit maratonik në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së duke e quajtur “GJYKIMI MARATONIK NË HAGË, TË DHUNUAR NGA GJYKATA – TË PAMBROJTUR NGA SHTETI!”. Përmes një komunikate për media KMDLNJ thonë se po bëhen katër vite që kur udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli si dhe shefi i GP të VV –së, Rexhep Selimi po mbahen të paraburgosur si pengje politike në Njësinë e Paraburgimit të Gjykatës Raciste në Hagë, pa një datë dhe ...
Komentet te KMDLNJ: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen në Hagë si pengje politike Janë të Mbyllura
Kënaqshmëria e qytetarëve ndaj punës së presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka rënë në matjet e fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Kështu është bërë e ditur në një konferencë ku janë prezantuar matjet e pulsit publik, të cilat bëhen çdo gjashtë muaj. Matjet janë bërë për periudhën prill – nëntor 2023. Matjet e UNDP-së bëhen çdo gjashtë muaj. Sipas tyre, kënaqshmëria për presidenten Osmani ka rënë nga 60.3 në 56.2 për qind. Matjet e UNDP-së thonë se nga 51.5 për qind, kënaqëshmëria për kryeministrin Kurti ka rënë në 48.9 për qind, ndërsa për kabinetin e tij nga 45.8 në 41.8 ...
Komentet te UNDP del me matje: Bie kënaqshmëria e qytetarëve për Kurtin e Osmanin, varfëria dhe papunësia problemet kryesore Janë të Mbyllura
Lëvizja FOL ka mbajtur këtë të mërkure një konferencë për medie, ku ka publikuar të dhënat nga monitorimi i Planit Vjetor të Punës së Qeverisë, tashmë i quajtur Plani Kombëtar për Zhvillim e ku u tha se Qeveria e Kosovës realizoj vetëm 36 % të aktiviteteve të parapara të përfundojnë gjatë vitit 2023 Burbuqe Kastrati, menaxhere e projektit në Lëvizjen FOL, tha se edhe këtë vit FOL ka bërë monitorimin e aktiviteteve të parapara në Planin Kombëtar për Zhvillim. “Qeveria e Kosovës nga 655 aktivitete të parapara të realizohen brenda periudhës janar-dhjetor 2023 ka arritur të realizoj vetëm 234 apo 36%, nuk i ka realizuar 151 apo 23 %, dhe ...
Komentet te Qeveria realizoi vetëm 36% të aktiviteteve të parapara të përfundojnë gjatë vitit 2023 Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me deputetin e VV-së, Salih Zyba është paraqitur përpara trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Por, seanca që ishte planifikuar të zhvillohej sot dështoi përshkak të mungesës së Fitore Pacollit, shkruan Demokracia.com Lidhur me këtë, gjyqtari theksoi se nëse Pacolli nuk merr pjesë në seancën e ardhshme, ajo do të sillet me detyrim. Sveçla dyshohet të ketë hedhur gaz lotsjellës në një seancë të Kuvendit në pranverë të vitit 2018. Përkundër që seanca dështoi, Zyba e Sveçla tentuan të tregohen “kapadai”. Zyba fillimisht u trimërua duke kërkuar t’i njohë bashkëpunëtorët e gjykatës. Kurse, Sveçla në gjykatore u shfaq me dy ...
Komentet te “S’po e njoh” – Zyba trimërohet në gjykatë, Sveçla shfaqet me truproja, seanca për gazin që dështoi shkaku i Fitore Pacollit -Video Janë të Mbyllura
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia vazhdimin e procesit të dialogut për çështjen e dinarit. Pas takimit të së martës, i cili nuk ka sjell ndonjë rezultat, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takimin e parë shumë pyetje politike kanë mbetur pa përgjigje, raporton Nacionale. Në llogarinë e tij në platformën “X”, ai ka shkruar do të nevojiten takime tjera për këtë çështje. “Unë mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së. Takimi i sotëm i Dialogut ishte një hap i parë ...
Komentet te Mos koordinimi i kushton Kurtit, dinari bëhet temë e dialogut, BE-ja dhe ShBA-ja kërkojnë vazhdimin e negociatave në Bruksel Janë të Mbyllura