Qeveria austriake ka prezantuar një paketë masash me vlerë gjashtë miliardë euro, e cila synon të ndihmojë qytetarët që përballen me rritjen e çmimeve. Paketa parashikon të zbatohet gjatë muajve të ardhshëm, ku do të këtë një bonus prej 500 euro për të gjithë qytetarët.
“Kjo paketë lehtëson të gjithë në Austri dhe u jep atyre lirinë financiare që rritja e çmimeve dhe inflacioni u kanë hequr atyre”, ka thënë kancelari i Austrisë, Karl Nehammer.
Miliarda euro kundrejt inflacionit
Me paketën e re qeveria kërkon t’u kthejë austriakëve paratë që i ka marrë nga inflacioni. Paketa përfshin një total prej 28 miliardë eurosh deri në vitin 2026. Grupet dhe familjet e prekura janë si në vijim.
Kështu do të shpërndahen paratë e kësaj pakete:
Paketa përfshin lehtësim edhe për kompanitë, ku do të ketë ulje të kostove të punës.
500 euro për të gjithë: nga të cilat, 250 euro bonus për të gjithë të rriturit (për secilin fëmijë gjysma e kësaj shume) dhe 250 euro bonus klimatik.
300 euro do të marrin grupet e prekura (AMS, pension minimal,…)
Procesi do të jetë në 3 hapa:
Para së gjithash, në verë do të lehtësohen ata njerëz që janë më të prekur nga inflacioni aktual – njerëzit me paga të ulëta. Sipas Nehammer, lehtësimi duhet të vazhdojë vetëm në fillim të vjeshtës. Gjithashtu, e gjithë fuqia blerëse do të lehtësohet në fillim të vitit 2023. Një paketë e re bujqësore do të zbulohet gjithashtu më vonë gjatë javës./Kosovarja