Modelja shqiptare, Aurela Hoxha është shfaqur plot glamur në festivalin e filmit në Cannes sot.
Modelja shqiptare është aktive në botën e modës dhe showbizit kurse sot ajo ka treguar së është duke marrë pjesë në Edicionin e 75-të të Festivalit të Filmit në Cannes.
E veshur me një fustan të gjelbër Aurela duket bukur në këtë parakalim, nuk dihet së a është në këtë festival Aurela në cilësinë e të ftuarës apo ka blerë ndonjë biletë për ta përcjellë njërin nga eventet e këtij festivali.
Kjo është paraqitja e dytë e Aurelës në këtë festival, pas paraqitjes së parë para tri dite. /Express/