Arsenali ka marr fitoren e katërt kampionale, duke e mposhtur në ‘Emirites’ skuadrën e Arsenalit me rezultat 3-1 në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.
Topçinjtë e nisën shumë mirë ndeshje, duke rrezikuar që në fillim me Bukayo Saka, por që nuk ishte i saktë.
Alex Tuazebe i Aston Villas rrezikoi pas tij, ndërsa Thomas Partey i Arsenalit, po ashtu rrezikoi golin, por duke mos gjetur rrjetën.
Por në herën e dytë, Partey nuk gaboi duke shënuar në minutën e 23-të për 1-0.
Arsenali nuk e la pa shënuar edhe në fundin e pjesës së parë, kur fitoi penallti.
Pierre-Emerick Aubameyang fillimisht huqi penalltinë, por nga goditja e dytë u ndal në rrjetë për 2-0.
Edhe pjesa e dytë nisi shumë mirë për Arsenalin, me Emile Smith Rowe që qoi rezultatin në 3-0.
Aston Villa tentoi të kthehej në lojë, duke rrezikuar disa herë, por që arriti të shënojë vetëm në minutën e 82-të, me Jacob Ramsey për 3-1.
Topçinjtë tani kanë 14 pikë, duke u ngjitur në vendin e 9-të./Telegrafi/