Derbi i zhvilluar të dielën ndërmjet Leicester Cityt dhe Arsenalit i ka takuar skuadrës së Mikel Artetas që ka triumfuar me rezultat 3-1.
Ndeshja nuk filloi aspak mirë për Arsenalin pasi pranuan gol që në minutën e gjashtë të takimit kur realizoi Tielemans, por reagimi i “topçinjve” ishte i fuqishëm dhe ia dolën që ta përmbysin rezultatin, përcjell KosovaPress.
Fillimisht David Luiz realizoi në minutën e 39’ për ta barazuar rezultatin, ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë Lacazette shënoi nga penalltia për 2-1.
Në pjesën e dytë, Arsenali ia doli që të realizojë edhe një gol për të vulosur një fitore shumë të rëndësishme e cila tani i ngritë ata në kuotën e 37 pikëve në vendin e nëntë, kurse Liecester City renditet në vendin e tretë me 49 pikë./KosovaPress