Arsenal-Slavia Praga, formacionet zyrtare

- in Sport

Skuadra londineze Arsenal do të synojë që të mbajë gjallë shpresat për titull evropian, ku do të zhvillojë sot ndeshjen e kthimit si mysafirë kundër Slavia Pragës, e vlefshme kjo për fazën e çerekfinales së Ligës së Evropës.

“Topçinjtë” ishin shumë afër që të sigurojnë fitore minimale 1:0 në ndeshjen e parë, pas golit të Nicolas Pepe në minutat e fundit të ndeshjes, por ishte Tomas Holes ai që ia mohoi fitoren Arsenalit, i cili shënoi në minutën e 90+3’, për t’ia siguruar barazimin skuadrës çeke, përcjell KosovaPress.

Të dy trajnerët do të kenë probleme me mungesa, ku tek Arsenali do të mungojnë David Luiz dhe Kieran Tierney, kurse Slavia e Pragës nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Beran, Hovorka, Kacharaba, Kudela, Yusuf dhe Van Buren.

Formacionet zyrtare të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Slavia Praga (4-1-4-1): Kolar; Bah, Holes, Zima, Boril; Hromada; Sevcik, Stanciu, Provod, Olayinka; Kuchta

Arsenal (3-5-2): Leno; Mari, Chambers, Holding; Saka, Xhaka, Thomas, Ceballos, Smith-Rowe; Lacazette, Pepe/KP