Bogota – Shtatëmbëdhjetë persona të gjashtë mes tyre një shqiptar, u arrestuan në disa qytete kolumbiane në një operacion të përbashkët kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për njëmbëdhjetë kolumbianë, dy venezuelianë, një italian, një domenikane, një holandez dhe një shqiptar, të cilët janë arrestuar në zona të ndryshme të Kolumbisë dhe kanë kërkesa ekstradimi në nëntë vende, përfshirë Spanjën, Italinë, Perunë, Belgjikën apo Brazilin, shkruan abcnews.al.
“Policia Kombëtare ditët e fundit ka kapur 17 persona për qëllime ekstradimi”, tha drejtori i policisë kolumbiane, gjenerali Jorge Luis Vargas.
Vargas shpjegoi se “këta njerëz kërkohen nga vende të ndryshme për krime që lidhen me koordinimin, marrjen, dërgimin, ruajtjen e drogës, veçanërisht kokainës. Në të njëjtën mënyrë për zhvatje dhe krime të tjera të vogla.”
Kështu, ata ishin të ngarkuar me detyrën për dërgimin e drogës në ato vende “nëpërmjet anijeve të mallrave, automjeteve me depo, me kokainë të fshehur në ushqime, pajisje farmaci, materiale ndërtimi dhe forma të tjera të fshehjes”, shkruan abcnews.al.
Mes të arrestuarve është edhe Diego Mauricio Blanco, i cili sipas policisë kolumbiane është pilot i dyshuar i një prej organizatave më të mëdha kriminale për trafikun e kokainës në Brazil, i njohur si ‘Clan Rocha’, shkruan abcnews.al.
Ky grup, sipas raportit të policisë, ka lidhje me strukturën e Komandës së Parë të Kryeqytetit (PCC) të Brazilit, një nga grupet që, sipas hetimeve të policisë, mund të përfshihet në vrasjen e prokurorit paraguaian antimafia Marcelo Pecci që ndodhi 10 majin e kaluar në ishullin Barú, afër Cartagena de Indias.
/abcnews.al/