Arrestohet një person për krime lufte në Prizren

- in Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” gjatë viteve 1998-1999 në këtë rajon.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia