Arrestohet një person pasi vodhi 50 euro në një tyrbe në Gjakovë

- in Lajme

Një person ka raportuar në Polici se në objektin e tyrbes në Gjakovë, person-a të dyshuar të panjohur kanë kryer vjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas ankuesit, vjedhja është kryer përmes dritares së thyer dhe nga ajo personi i dyshuar ka hyrë brenda në objekt dhe aty ka vjedhur 50 euro.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 06:45 në Gjakovë.

Ndërkaq, rasti në Polici është cilësuar “Vjedhje e rëndë”.

/GazetaSinjali/